🛑 Kërkojmë mbështetjen tuaj për të ndërtuar rrjet të mini-radarëve në Kosovë! 🇽🇰✈️
Platforma jonë https://t.co/9P0n1NCeQI tashmë funksionon dhe monitoron qiellin e Kosovës në kohë reale duke analizuar fluturimet, veçanërisht ato që vijnë nga territori i Serbisë në zonat me rrezikshmëri të lartë.
📡 Por na mungojnë pajisjet ADS-B (receiverë) që mbledhin të dhënat në terren.
Si komunitet shqiptar në X dhe Reddit, po organizohemi për të blerë pajisje ADS-B që do të vendosen përgjatë kufirit me Serbinë. Çdo pajisje shtesë na ndihmon të kemi një pamje më të qartë dhe më të sigurt për atë që ndodh në hapësirën ajrore të vendit tonë.
✅ Platforma mbështetet në të dhëna të hapura nga FlightRadar24, burime OSINT dhe softuerë open-source. Por rrjeti bëhet më i fortë vetëm me pjesëmarrjen e komunitetit.
📢 Nëse ke mundësi të kontribuosh me pajisje, mbështetje teknike, ose financiarisht lëre një koment ose na kontakto direkt.
🤝 Le të ndërtojmë këtë rrjet nga populli, për popullin, për një Kosovë më të sigurt!
@XKFlightRadar
#XKRadar #Kosova #OSINT #ADS_B #FlightMonitoring #CyberDefense #OpenSourceIntel #XKomuniteti