Presion politik e paradë tangërlleku me paratë e djegësave e lloj lloj aferash korruptive.Pronat në Shkodër kanë ngrirë.Qytetarët nuk marrin dot leje ndërtimi se duhet veç me urdhër të "padrinos".Mbi 15 ditë qyt.& emigrantët sorollaten për çertifikatat se sistemi është i mbyllur.
Kënaqësi të takoj mësues e nxënës të Medresesë "Haxhi Sheh Shamia"në ditën e diplomimit pas vite përkushtim.🙏për ftesën dhe inkurajoj çdo nx.të kësaj shkolle serioze në rrugën e mëtejshme drejt suksesit.
Jam e lumtur për secilen prej tyre që janë model në arsimim dhe shoqëri.
Sot nisa mëngjesin në Nj.Adm Rrethina,në këtë biznes familjar që gjithë kursimet dhe energjinë i ka hedhur tek bujqësia,ndërkohë treni AZHBR është i fikur nga korrupsioni,ndërsa bujqësia mbetet jetime.Por mundi nuk lihet asnjëherë pa u shpërbly dhe ja mrekullia e punës me zemër!
1/2Ndërsa një KM me ushtarët e vet kokëulur që kanë humbur rolin e deputetit të qytetarëve i kalojnë vendimet në 5 min për turpin e tyre. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e parlamentit shqiptar ajo çka po ndodh nga një oborr qeveritar e parlamentar i zhytur në krim e korrupsion!
1/1 Bashkëkryetari i reformës zgjedhore i takon përfaqësimit të opozitës reale në parlament. 47 deputetët që kërkojnë respektimin e vullnetit të opozitës për reformën kryesore që vendos binarët e demokracisë dhe zgjedhje të drejta nuk do tërhiqen nga qëndrimi i tyre në parlament.
Rasti i bullizmit ndaj vajzave dhe grave është dëshmia e institucioneve që nuk veprojnë dhe që i lënë viktimat nën presionin e sulmeve që cojnë në perfundim tragjik!
“Nga ky parlament i drejtohem të gjithë shqiptarëve dhe në veçanti bashkëqytetareve të mi shkodranë që janë në kampet e emigrantëve në Britaninë e Bashkuar!
Ju jeni sot revolta më e fuqishme ndaj korrupsionit, krimit, padrejtësisë, papunësisë e shkeljes së dinjitetit njerzor”🤛
Me Lulashin qe i kendon bjeshkeve te Dukagjinit si askush tjeter edhe pse pas 30 viteve internim ne kohen e diktatures e rujti traditen e familjes me i ra lahutes ashtu si takon burrave te ketyne trojeve.
Denoncova me fakte gjendjen ku e ka lënë qeveria me politikat e mbrapshta të saj Spitalin e Shkodrës!
🆘️I paakredituar, pa standarte minimale për qytetarët, mungesë mjekesh specialiste,paga te ulta pacientë që përcillen në spitalet e Tr etj.
❌️Gjendja është e papranueshme!
JAM KUNDËR VENDIMIT TË KLGJ për Heqjen nga harta Gjykatën e Apelit dhe Administrative shkalla e parë të Shkodrës.
⛔️Një vendim që godet drejtëpërdrejtë interesin dhe të drejtën e bashkëqytetarëve tanë!
“Në qoftë se ka njeri që ka të drejtë të ankohet, jam unë një nga ata. Megjithatë unë asnjëherë s’e kam hapur gojën të flas për vuajtjet e mia dhe asnjëherë as kam sharë, as kam fyer njeri "
Ky ishte Mandela i Shqipërisë
Pjetër Arbnori!
📌Seanca plenare, o9.o6.2022 .