Transmetohet se një i devotshëm i tha të birit:
"O biri im, mos u bëj prej atyre që shpresojnë Ahiretin (mirësitë e botës tjetër) pa vepruar punë të mira, dhe as prej atyre që e vonojnë teuben (pendimin) duke u mashtruar nga jetëgjatësia."
El-Teubeh - Ibn Ebi ed-Dunija, 28
Ato gjymtyrë që i bien në sexhde Allahut, as zjarri i xhehenemit nuk guxon ti prekë. Sexhdeja është mbrojtja jote prandaj vëlla dhe motër fale namazin.
Jeta bëhet e bukur kur çdo ëndërr dhe çdo synim lidhet me kënaqësinë e Zotit.
Synimi më i lartë në jetë është ta adhurojmë Atë ashtu siç na ka urdhëruar.
Sëmundjet janë kohë të veçanta për të mençurit; në to ata e gjejnë rastin të ndreqin mangësitë dhe gabimet e së shkuarës, nëse janë prej gabimtarëve; e nëse nuk kanë gabuar, i bëjnë ato shkak për të shtuar përpjekjet, në durim dhe në vepra të mira për hir të Zotit.
Imam Ahmedi
Gjatë gjithë jetës do të jesh në luftë me vetveten, prandaj mos u lodh e mos u demoralizo nga përsëritja e pendimit dhe mos hezito të kthehesh te Allahu i Lartësuar, sepse Ai e do kthimin tënd edhe nëse je i zhytur në mëkate.
Mos mendo se mjafton të rrish me ta vetëm gjatë drekës apo darkës. Cakto një kohë të veçantë për secilin prej fëmijëve, që edhe ata ta ndiejnë përkujdesjen dhe dashurinë tënde.
Kur zgjohesh në mëngjes dhe e sheh që je ende gjallë, falënderoje Allahun. Të ka dhënë edhe një ditë, shfrytëzoje për me u pendu, me falë namaz dhe me e përmend Atë.
Kur të mbyllen të gjitha dyert, mos u mërzit!
Dije se Allahu do të bëj rrugëdalje për ty.
Ndoshta kjo gjendje është një shenjë që ke nevojë ta forcosh lidhjen me Atë, në dorën e të Cilit është çdo gjë.
Nëse Allahu e do dikë dhe sheh që robi i Tij është mbështetur te gjërat e kësaj bote për nevojat e tij, e jo te Allahu, Atëherë Allahu ia largon ato, derisa ai të kthehet te Ai, t’i drejtohet vetëm Allahut, t’i besojë Atij dhe të mbështetet vetëm tek Ai.