📍 Në bashkëpunim me Ministrin @PandeliMajko realizuam hapin e parë të nismës “Dhuro Libra” për krijimin e bibliotekës së gjuhës shqipe 🇦🇱 në burgjet e Italisë ����🇹 dhe Greqisë 🇬🇷.
👉🏻 https://t.co/nffPDB4T9U
📍Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me struktura të ndryshme shtetërore, me aktorë të shoqërisë civile dhe me qendrën “Mental Health Albania” zhvilloi një trajnim me temë “Mbi zbatimin e materialeve rehabilituese për të burgosurit”.
👉🏻 https://t.co/GtfzzW0M9f
Vijojmë bashkëpunimin dhe partneritetin me Dhomat e Tregtisë mbi antikorrupsionin me qëllim përqendrimin e përpjekjeve dhe promovimin e arritjeve për AK.
Njoftim inplotë 👉🏻 https://t.co/rFpyG8jHmh
🇦🇱🇪🇺 Sot pata nderin të merrja pjesë në Konferencën “Pavarësia e Drejtësisë dhe Sundimi i Ligjit”, ku nën kujdesin e Kryesisë Greke të KE-së u mblodhën së bashku 47 Ministrat e Drejtësisë të shteteve anëtare të Këshillit të Europës
👉🏻 https://t.co/iXupVOEkdu
📍 Vazhdojmë takimet në Njësinë 7 për organizimin e komunikimit digjital me organizatat socialiste. Përgatitemi për zgjedhjet e 25 prillit në kohë të vështira pandemie dhe me kufizim të kontakteve njerëzore.
👉🏻 https://t.co/03Mb0Mt0zq
✅ Vijojmë proceset e konsultimit për #KodinPenal së bashku me Dhomat e Avokatisë në rrethe, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, si edhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtarë nëpërmjet projekteve të tyre në Shqipëri.
👉🏻 https://t.co/TFvJfqrmEt
🔸 Inspektova punimet në godinën që i është shtuar Arkivit Shtetëror të Sistemi Gjyqësor.
Njoftim i plotë 👉🏻 https://t.co/6SaA9ksckX
#MinistriaeDrejtësisë#ReformanëDrejtësi
👉 Me krenari shohim se si falë punës së palodhur dhe dedikimit të ekipit të #MD, arrijmë të krijojmë ndryshim si dita me natën me çfarë kemi gjetur.
👉 Ju ftoj të ndiqni gjendjen e djeshme dhe të sotme tek godina e re që i është shtuar Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor.
🔸 Inspektova IEVP e Shënkollit në Lezhë për të verifikuar personalisht situatën me respektimin e masave të sigurisë dhe ato anticovid për stafin e burgjeve dhe të dënuarit dhe të paraburgosurit në këtë IEVP.
👉🏻 https://t.co/5gZS44QpuF
✅ Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas dhe ekipet e #MD vijojnë me promovimin e shërbimit për qytetarët, si edhe me shpërndarjen e fletëpalosjeve në kuadër të fushatave të ndërgjegjësimit të shtetasve mbi shërbimin juridik falas.
👉🏻 https://t.co/WGaB7Krdam
👉Kemi hapur rrugën për krijimin e institucioneve të reja penitenciare si Institucioni i Hapur.
👉Realizuam ngritjen e komisionit të vlerësimit të rrezikshmërisë së të burgosurve.
👉🏻 https://t.co/43EoQ736cm
📍 Gjatë 2020 kemi arritur të miratojmë Paketën Ligjore më të rëndësishme për Sistemin Penitenciar në Shqipëri. Katër ligjet e kësaj pakete kanë sjellë mjaft risi si në trajtimin e personave të burgosur ashtu edhe në trajtimin e stafit të burgjeve.
✅ Me Ligjin e ri të Ndihmës Juridike të garantuar nga Shteti, ndryshuam të gjithë sistemin e ndihmës juridike, mënyrën e funksionimit dhe organizimit të këtij sistemi.
👉🏻 https://t.co/zEVBrOnGEl
𝐍𝐃𝐈𝐇𝐌𝐀 𝐉𝐔𝐑𝐈𝐃𝐈𝐊𝐄 𝐅𝐀𝐋𝐀𝐒 Nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Ndihmës Juridike, portalit https://t.co/s7K9fzwulB dhe numrit të gjelbër 0800 1010, mijëra qytetarë kanë marrë këshillim ligjor dhe zgjidhje të problematikave të tyre.
👉A e dini se MD, mbështetur nga Delegacioni i 🇪🇺 @EUinAlbania, ka miratuar Strategjinë e Komunikimit dhe Vizibilitetit dhe Planit të Veprimit në 2020 dhe se ky plan veprimi do të rishikohet çdo vit?
👉Klikoni për t'u informuar https://t.co/IqQP7ewMTI
Kampionati basketbollit për të rinj në Tiranë, kupa “Feti Fanaj” per ekipin Superior Basket🏀Veliaj: “Fetiu i dha kaq shumë Bashkisë së Tiranës, transformoi objektet arsimore”🙏🙏
Aplikoni tani për konkursin e fotografise: Cfarë është integriteti? Ky konkurs organizohet nga MD në kuadër të Javës së Integritetit me mbështetjen e @EUinAlbania. Dërgoni foton tuaj, emër, mbiemër, titullin e fotografisë dhe një përshkrim të shkurtër në: [email protected]
This is the bigest mistake that #EU has made over this years, Albania is a reforming country who more than ever needed this decission to be positive soo they could have an hand over their shoulders to reform in a faster way. #disapointed@JHahnEU
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit zhvillova një takim me disa nga përkthyesit zyrtarë që bashkëpunojnë me MD për përkthimin e një sërë dokumentesh sidomos atyre që kanë të bëjnë me veprimtarinë e ministrisë ne lëmin e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.
Kënaqësi të mikëprisja përfaqësuesen e Bankës Botërore znj. Maryam Salim dhe ekipin e saj plot potencial, për të kristalizuar punën e nisur mbi plotësimin e kuadrit ligjor të falimentit.