Si një prej mendimtarëve dhe dijetarëve të rëndësishëm të kohës sonë, Fethullah Gylen është njëkohësisht shkrimtar, kumtues, poet dhe edukator me famë globale.
Njerëzit kokulur arrijnë shpërblime të pasosura si në lartësinë e Zotit, ashtu edhe mes njerëzve. Kurse e kundërta e këtyre, hundëpërpjetët, mëndjemëdhenjtë dhe ata që e shohin çdokënd nga lart poshtë, në çdo kohë janë përzënë nga njerëzit dhe janë goditur nga ndëshkimi i Zotit!
Jeta e vërtetë është jeta e bërë në nivelin ndiesor. Njeriu që ekziston me botën e tij ndiesore, duke i parë të shkuarën e të ardhmen si dy fytyra të një të vetmeje, kthehet e bëhet një qenie mbikohore.
Mjeranët, ngatërrestarët, sarhoshët, anarkistët, të droguarit, morfinomanët, të cilët konsiderohen sot si fytyra e zezë e shoqërisë, janë fëmijët, edukimin e të cilëve e lamë pas dore dje.
Fatin e të nesërmes do ta kenë në dorë jo kombet që zotërojnë epërsinë e teknikës dhe teknologjisë, por kombet që e marrin seriozisht institucionin e martesës e që dinë se si t'i lartësojnë brezat e rinj në cilësitë njerëzore.
dhe ndjenjës së virtytit, prandaj edhe lartësimi i tij gjer në arritjen e pavdekësisë varet prej zhvillimit dhe daljes në shesh të këtyre dhuntive në natyrën e tij.
Njeriu është një qenie e pajisur me ndjenja të larta, e aftë për virtyt, e shtënë pas përjetësisë. Edhe në shpirtin e një njeriu në dukje si më i mjeri, madje, është e pranishme një klimë si ylber e formësuar prej idesë së pavdekësisë, pasionit për të bukurën
Vështrimet e tyre janë tërësorë; shohin drejtë, mendojnë drejtë dhe çdo veprim e kanë të lidhur vetëmse me mendimin për të drejtën. Të gjitha ulje-ngritjet e egove dhe të natyrës së tyre njerëzore vërtiten veçse rreth këtij parimi thelbësor.
https://t.co/4A6TtgvbmC
Derisa njeriu të zgjidhë problemet me egon e tij, duket sikur nuk i mbetet më fuqi për të zgjidhur edhe probleme të tjera. Egoja kërkon vazhdimisht të rendë pas dëshirave, tekave, mendimeve për përfitim.
https://t.co/Evr3IKZCxQ
Arti është si një çelës magjik që i zbulon dhe hap thesaret e fshehta. Pas dyerve të hapura me të, idetë veshin rrobën e trajtës, kurse iluzionet pothuaj trupëzohen...
Poezia është një rrahje zemre, një emocion shpirti dhe një lot syri; në të vërtetë, edhe lotët e syve do të thonë poezi e kulluar që ka ngritur krye kundër fjalëve...
“A nuk erdhi ende koha që ata që i besojnë Allahut (xhel’le xhelaluhu) ta kujtojnë Atë dhe t’u zbuten zemrat në respekt për të vërtetën që zbriti prej Tij?” Hadid, 57/16.
https://t.co/CYra6TdP18
Siç ndodh në përralla, çohu, eja!
Herët një mëngjes mbi kalin e bardhë shaluar;
Me sy mbyllur të pres ti duke m'u kthjelluar.
Siç ndodh në përralla, çohu, eja!
Çarje në vullnete, në shpirtra goditje për tmerr;
Historinë e mbuluan një duzinë prapësi.
Përmbys u shembën miqësitë dhe kremtimet pa njeri.
Çarje në vullnete, në shpirtra goditje për tmerr.
Vitet më të Fisme...
Ju keni diçka e cila ka qenë fati i shumë pak njerëzve.
Diçka që është vërtet për t`u gëzuar, që mund të shpallet festë (Bajram), po jetoni një kohë të artë ...
https://t.co/22fjQi3JbL
Çdo shpirt që Ty të do, i madh është, ja Resulallah!
Ndjenjat dhe sytë të mbushur plot i ka, ja Resulallah!
Nga drita e bukurisë Tënde dhe molekula gëzim ka,
Roje e panderë në derën Tënde është, ja Resulallah!
Sytë me ty më çelen, më zgjohen ndjesitë,
Me ty të lehta më bëhen vështirësitë,
Sa ta kujtoj emrin, shpalosen bukuritë.
Më lind në zemër, me mall mos më përvëlo!
Për dashurinë e Zotit, të vetëm robin mos e Isho!
...