Në numrin më të ri të revistës HEJZA mund ta lexoni intervistën time në të cilën flas për letërsinë dhe sociologjinë si dy aspekte të artit dhe dijes, që e bëjnë një shoqëri të lirë dhe të hapur.
https://t.co/sYzFCBzwJk
Në Ulqin🤍
Jashtëzakonisht e lumtur të bashkëbisedoja me intelektualët e Ulqinit për temën e një rëndësie të veçantë siç është “Shoqëria dhe Politika në formësimin e diskursit publik e gjinor”.
Me librin triumfojmë edhe ne!
Të lexosh është të flasësh me botën për dilemat, hallet dhe sfidat e saj.
Të njohësh vetën e t’i duash të tjerët, të triumfosh mbi vetminë.
Sot në Panairin e librit “Libri triumfon”!
Një diskutim më ndryshe për politikën dhe trupin si konstrukt shoqëror dhe për politikën që mësyn kontrollin mbi trupin, sonte në Librarinë “Dukagjini”.
Jashtëzakonisht e lumtur për interesimin e madh të audiencës për të njohur dimensione specifike të funksionimit të shoqërisë.
Ekspozita “Bliss (Misery is a Butterfly)”, nga Leart Rama e cila u hap mbrëmë në Galerinë e Arteve.
Bashkëbiseduam për konstruktin shoqëror, performimin e gjinisë dhe identitetin, i cili është edhe qëllimi i ekspozitës dhe performancës mrekullisht të realizuar nga aktorët.
Saranda Sadikaj (Ms. Indefinite) edhe këtë herë foli përmes artit, i cili ka qenë gjithmonë një mjet i fuqishëm për shprehjen feministe.
“Ekspozitë që nuk mbyllet kurrë” përkujton të gjitha gratë në Kosovë, viktima të femicidit.
Le të jetë arti i Sarandës zëri dhe frymëzimi ynë
Ditën e sotme e filluam të frymëzuar nga tregimi i Hana Qerimit dhe Darsej Rizah, themelues të “StarLabs”, Shkollës Digjitale në Prishtinë.
Tregimi i tyre flet për potencialin që e kanë të rinjtë e rejat për t’i dhënë vendit vlera të reja, një hap me kohën.
Secila grua e akëcili burrë që themelon një bibliotekë të vogël në shtëpi ka hedhë një gur në muret e kalasë së Republikës. Blini e lexoni libra. Huazoni libra nga miqtë. Edhe në epokën e pas-të-vërtetës, ajo ekziston, si dije për veten, tjetrin – lirinë e vetëdije për shtetin.
Kosova është vend i të rinjve. Një takim shumë domethënës me Kryetarin e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, Adriatik Llugiqin.
Bashkë diskutuam për sfidat që i kanë të rinjtë dhe padyshim tema të rëndësishme për psikologjinë dhe sociologjinë 🙂