Më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë 🇽🇰, bashkohemi në Prishtinë, për një kauzë që na prek të gjithëve
Në sheshin “Skënderbeu”, ora 14:00, Unioni i Bashkive 🇦🇱 në Rajon së bashku me LIRIA KA EMER thërret çdo shqiptar në mbështetje të #UÇK-së, për drejtësi dhe dinjitet kombëtar.
Ndërsa kemi ende shumë të pagjetur dhe mijëra krime të kryera nga forcat serbe ndaj civilëve shqiptarë mbeten ende të pagjykuara, katër përfaqësues të UÇK-së vazhdojnë të mbahen prej pesë vitesh në paraburgim, në një proces farsë, me dëshmitarë të rrem dhe ngjarje të krijuara.
Historia e UÇK-së është histori e një lufte për liri dhe dinjitet. E zhvilluar e gjitha në mbrojtje të popullit të Kosovës, e cila po u përballte e pa mbrojtur nga masakrat etnike e krimet kundër njerzimit nga makineria vrasëse e Millosheviçit.
Urime Përparim Rama për fitoren në kryeqytetin e Kosovës – Prishtinë 🇽🇰.
Një mandat i ri për të vijuar me projektet transformuese, bashkëpunim dhe një Prishtinë që ecën përpara me energjinë e saj unike!
🎬 DokuFest 2025 ka nisur në Prizren!
Pranë kalasë e ngjitur me Lumbardhin, u hap edicioni i 24-të i festivalit më të madh të filmit dokumentar dhe të shkurtër në rajon.
📽️ Mbi 100 filma nga 50 vende, 7 kategori garuese, në 9 ditë të mbushura me art, kulturë e energji!
Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇸, me Illyrian Society 👮♂️👮♀️ që shërbejn plot përkushtim çdo ditë duke kontribuar e duke na nderuar në mes kombeve të tjera në Policinë e New York-ut.
Mir��njohje🙏🏼 për gjithë kontributin!
26 vjet më parë, filloi kapitull i ri për #Kosovën🇽🇰
Nisi ndërhyrja e NATO-s për të ndaluar dhunën, genocidin dhe mbrojtur lirinë dhe të drejtat e njeriut. Sot, reflektojmë mbi atë moment dhe përjetimet e kaluara dhe le të përqafojmë paqen dhe lirinë që gëzojm.
Thank You #NATO
GËZUAR FESTËN E SULLTAN NOVRUZIT 🙏🏼
Në këtë ditë të veçantë, urojmë besimtarët bektashinj 🙏 dhe të gjithë shqiptarët, më shumë mirësi, shëndet e begati për ju dhe familjet tuaja 🌼🌿
#festaenovruzit
Me zemër dhe mendje pranë Koçanit 💔
Tragjedia e rëndë që ka tronditur Koçanin na trishtoj të gjithëve. Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe të gjithë komunitetit🇲🇰🇦🇱.
Urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit!
Ky aktivitet jo vetëm që solli në vëmendje vlerat e trashëgimisë sonë kulinare, duke i promovuar si një pasuri e cila duhet përçuar edhe promovuar por gjithashtu forcoi lidhjet mes komunitetit dhe ruajtjen e traditave tona të çmuara!
Trashëgimia kulturore jeton përmes shijes!
Kuzhina Shqiptare në Tuz – Traditë që Jeton! 🇦🇱
Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot shije, në Tuz u zhvillua aktiviteti "Kuzhina Shqiptare", ku u përgatit Maza-djathi i zier, por edhe shumë receta të tjera plot shije, të trashëguar brez pas brezi.
Me Mirënjohjen🏅 e Komunës së Tuzit dhe UBSHR u vlerësuan Profesor Lucia Martini si ambasadore e kuzhinës Arbëreshe në botë, shef Altin Prenga pionerit të agroturizmit në 🇦🇱 si Mrizi i Zanave Agroturizëm në Fishtë dhe Marjana Koçeku ose ndryshe Neomalsorja nga liqeni i Komanit.
Të dashur mësues kudo që ndodheni,
Gëzuar 7 Marsin 👩🏫💐
Mirënjohje🙏🏻 ndaj punës tuaj fisnike mes vullnetit, kulturës dhe përçimin e dijeve në edukimin e gjeneratave dhe brezave për një komb 🇦🇱 më të ditur!
#shkollaepareshqipe
8 MARSI NË TUZ 🌹
Unioni i Bashkive Shqiptare🇦🇱 në Rajon dhe Komuna e Tuzit organizojnë "Forumin e Gruas Shqiptare Rajon", për të promovuar modelet frymëzuese dhe forcuar e bashkëpunimin🫱🏻🫲🏼 në sektorin e turizmit.
Shihemi në Tuzin mikpritës🫶🏻