Mos bini pre e asnjë “trakti” që përpiqen ta paraqesin si dokument! Ka gjëra që kalojnë nga dora në dorë, por nuk fitojnë kurrë rëndësi. Nuk jam pjesë e asnjë liste apo propozimi tjetër teknik! Janë gjëra qesharake!
Sot, mes shqiptarëve! ❤️🇦🇱 Aty ku kam qenë në çdo hap të jetë sime! Jo si drejtues apo diçka e afërt, por si njeri i zakonshëm, sepse kam qenë e do të jem i tillë. Dashuria për Kombin është themeli i jetës sime! Unë punoj e përpiqem për bashkimin kombëtar! Misioni i jetës sime!
Ndërsa në Serbi arrestohen e ndalohen një grup tifozësh shqiptarë se kanë veshur bluza e vendosur shallë! Institucionet shqiptare duhet të reagojnë menjëherë! Kjo heshtje nuk është normale! Heshtja ështe bashkëpunim dhe rrezikon ta kthejë diçka të tillë në normë.
Në Shqipëri hyn e del, soj e sorrollop, çdo fytyrë ekstremisti antishqiptar që flet e deklarohet kundër shqipërisë e shqiptarëve dhe askush nuk e prek… Hyjnë e dalin e mbajnë takime, ngrenë flamurë, shajnë e këcënojnë dhe autoritetet heshtin!
Kërcet dhëmbët Vuçiçi, Vulini e shokët e tyre, këta idhtarët e ekstremizmit në rajon… dhe askush nuk reagon! Se ne i kemi tolerantë të mëdhej krerët e institucioneve, i kemi modernë….
Ka vende në botë që shpesh mburren me historinë pa pasur të tillë, ne mburremi me pallate, duke pasur histori pafund! Kaq prodhon mendja e shtetarëve tanë... U dhemb koka nga bibliotekat, arsimi, identiteti... E si ndertohet e ardhmja kështu..!? Mjere ne për “kokat e mëdha"
Simbolet kombëtare janë të shenjta dhe nuk mund të ndryshohen sipas shijeve apo keqinterpretimeve grafike. Jo një, por disa flamuj të tillë u panë edhe në takimin e fundit në Greqi – një detaj i vogël në dukje, por domethënës për respektin ndaj vetes dhe shtetit.
Kur shkohet në takime të këtij niveli – e në çdo përfaqësim tjetër zyrtar – serioziteti nis që te flamuri. Vendosja e flamurit me shqiponjën e shtrembëruar, i cili u përhap masivisht gjatë vitit 2012, në 100-vjetorin e Pavarësisë, është e pafalshme.
Qeveritarët duhet t'a kenë parasysh se ndonjëherë këto ngjarje sporadike kthehen në përmasa kombëtare. E uroj me zëmër t'a turbullojmë edhe njëherë ujin sepse është qelbur...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë nuk e ndjen dhimbjen e shqiptarëve që po ikin çdo ditë, nuk shqetësohet për qytetet që po zbrazen dhe fshatrat që po shuhen. Mesa duket, vizioni i tij “global” e ka bërë të harrojë interesat e vendit që përfaqëson.
Në vend që të flasë për hallet e shqiptarëve, Presidenti i kërkon Kryeministrit të qeverisë teknike të Bangladeshit, Muhammad Yunus, të sjellë punëtorë nga vendi i tij. Pra, le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!
Kjo nuk është mbrojtje e kombit, kjo është tradhti ndaj tij. Kjo është të kujdesesh për xhepat e politikës dhe biznesit, jo për të ardhmen e shqiptarëve.
Me gjithë respektin për popullin e Bangladeshit, unë sot dua mbështetje për shqiptarët: vende pune, ekonomi të qëndrueshme, mundësi të vërteta për të rinjtë që po ikin me valixhe në dorë. Kjo duhet të jetë detyra e çdo shtetari që mban mbi supe emrin “President i Republikës së Shqipërisë”. Dhe nëse ai nuk e ndjen këtë përgjegjësi, atëherë nuk përfaqëson dot as popullin e vet.