Sot zhvillova takim me z. David Myers, shef i Zyrës Politike dhe Ekonomike të Ambasadës Amerikane në Shkup. Diskutuam integrimin europian dhe forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të. Reformat dhe agjenda evropiane mbeten prioritet absolut.
Shpreha shqetësimin tim për ngecjet në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt hapjes së negociatave me BE-në, duke theksuar nevojën e domosdoshme për ndërmarrjen e hapave urgjentë që do të mundësonin zhbllokimin e këtij procesi.
Sot,prita në takim ambasadorin e @czechembassymkd SH.T. z. Jaroslav Ludva, i shoqëruar nga bashkëpunëtori i tij, z. Veton Kodra.Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i hapur dhe konstruktiv mbi situatën aktuale politike në vend,me theks të veçantë në proceset integruese drejt BE
Si PDSH,mbetemi të përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në R.M.V.,për përfaqësim të denjë politik dhe për zhvillim ekonomik e arsimor të vendbanimeve tona.Le ta shfrytëzojmë 28 Nëntorin si motivim për më shumë unitet, përgjegjësi&punë në të mirë të popullit tonë
Përcjell urimet e mia për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Kjo ditë na bashkon rreth flamurit tonë kombëtar dhe na kujton sakrificat e brezave që luftuan për liri, barazi dhe dinjitet kombëtar në të gjitha trojet shqiptare.
Me rastin e ditës së Alfabetit,përcjell urimet e mia të përzemërta,për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.Kjo ditë na kujton sakrificën&mençurinë e rilindasve tanë&na obligon që edhe më tej të ruajmë,kultivojmë dhe forcojmë gjuhën,arsimin& identitetin tonë.Urime 22 Nëntori
edhe në periudhat më të vështira–kanë dëshmuar përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike&interesit kombëtar.Urojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë&të forcohet edhe më tej në të mirë të qytetarëve tanë & aspiratave të përbashkëta.Suksese në detyrën tuaj të re,z.Hamza!
Urime për zgjedhjen Kryetar i PDK-së z.Bedri Hamza.
Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Ju shprehim respektin dhe urimet tona më të mira për këtë përgjegjësi të re. Marrëdhëniet korrekte dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm mes PDSH-së dhe PDK-së...
Sot, në 13-vjetorin e ndarjes nga jeta të Arbën Xhaferit, bëra homazhe pranë varrit të tij. Themelet e vërteta politike për shqiptarët në përgjithësi, veçanërisht për shqiptarët e Maqedonisë i ka vendosur Arbën Xhaferi.Qoftë i përjetshëm kujtimi!
Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike Shqiptare, shpreh urimet më të përzemërta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
SHBA ka qenë dhe mbetet partner i rëndësishëm për paqen, stabilitetin & zhvillimin demokratik në rajonin tonë.Uroj që miqësia & bashkëpunimi mes popujve tanë të vazhdojnë të forcohen edhe më tej, në dobi të vlerave të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju uroj shëndet, harmoni dhe begati.
Kjo ditë e shenjtë le të na sjellë më shumë unitet, mirëkuptim dhe forcim të vlerave tona kombëtare e shpirtërore.
Qoftë kjo ditë gëzimi dhe reflektimi një moment paqeje, mirëqenieje dhe uniteti për kombin tonë. Le ta festojmë me mirënjohje,dashamirësi dhe një përkushtim të forcuar për solidaritet dhe përparim.Gëzuar Fitër Bajramin të gjithëve!
U prehshin në paqe shpirtrat e atyre që humbën jetën, dhe uroj që familjet e tyre të gjejnë forcë dhe ngushëllim në këto momente të vështira. Të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë.
Me pikëllim të thellë mora lajmin tragjik për zjarrin shkatërrues që mori jetët e kaq shumë njerëzve të pafajshëm në Koçani. Në këtë moment dhimbjeje të madhe, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave.
Angazhohemi për një të ardhme të barabartë dhe plot mundësi për gratë dhe vajzat e kombit tonë.
Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, Gëzuar 8 Marsin!
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin për forcën, përkushtimin dhe kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në çdo fushë të jetës. Ju jeni shtyllat që mbani familjet dhe shoqërinë tonë, dhe pa ju, asgjë nuk do të ishte e mundur.
Në këtë përvjetor, angazhohemi të mbrojmë dhe zhvillojmë arsimin, për të siguruar një të ardhme më të ndritur për të gjithë Shqiptarët.
Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, Gëzuar Ditën e Mësuesit!
Hapja e Shkollës së Parë Shqipe, është një ngjarje historike që shënoi fillimin e një epoke të re për arsimin dhe identitetin tonë kombëtar. Ky hap i madh për arsimin e fëmijëve shqiptarë është një simbol i pavarësisë kulturore dhe fuqizimit të kombit tonë.