David De Gea pritet të nënshkruajë kontratë të re pesë vjeçare me Manchester United pasi që bisedimet e fundit mes klubit dhe Jorge Mendes (agjenti i De Gea) kanë shkuar mirë.
Van Gaal për Di Maria:
“Ai thotë se problemi për dështimin e tij te Manchester United isha unë, por e kam inkuadruar në lojë në çdo pozitë të sulmit, dhe ai nuk më bindi në asnjërën. Ai nuk mundi t’i përballonte presionit të Premier Ligës, dhe ky ishte problemi i tij, jo imi.”
beIN Sports:
7 ditët në vazhdim, publikohet zyrtarizimi i Ole Gunnar Solskjaer si trajner i Manchester United dhe Mike Phelan pjesë e stafit të tij për vitet në vazhdim.
Jam numri një në listën e golashënuesve të kombëtares me 45 gola, ndërsa kam shënur 34 gola në 33 ndeshjet e fundit. Çfarë mund të thoni për këtë?” 2/2
Romelu Lukaku:
“Njerëzit nganjëherë më pyesin nëse jam në mesin e tre sulmuesve më të mirë belg të të gjitha kohërave, dhe po, mund të them se jam më i miri.. 1/2
Ole për kontratën e De Gea:
“Nuk kam ndonjë lajm të ri, klubi dhe David janë duke biseduar, dhe shpresoj se ata do të arrijnë një marrëveshje, dhe jam i sigurt se klubi do të bëjë gjithçka për ta mbajtur atë në skuadër..
Nuk ekziston asnjë kandidat potencial për postin e menaxherit kryesor tek Manchester United.
Ole Gunnar Solskjaer mbetet opsioni i vetëm i cili duket se do e vazhdojë aventurën e tij në OT edhe vitet në vazhdim theksojnë burime pranë klubit.
Sipas lajmeve të fundit në media, Manchester United kanë identifikuar Aaron Wan-Bissaka, Kalidou Koulibaly dhe Ivan Rakitic si top synimet e klubit në merkaton verore.
“I majtë, i djathtë apo në sulm, kjo nuk ka lidhje për mua, të luaj për këtë klub është një nder dhe vetëm përpiqem të bëj më të mirën time në çfarëdo pozicioni që luaj.”
- Romelu Lukaku.
Matteo Darmian gjithnjë e më afër Inter.
Mbrojtësi italian duket se nuk pëlqehet nga Ole Gunnar Solskjaer dhe e ka humbur vendin në skuadrën e Man United, ndërsa Inter është i gatshëm ta transferojë atë gjatë verës. [Calciomercato]
Solskjaer konfirmon që Rojo është gati për nesër. Rashford ende pritet ti bëhen kontrolla mjekësore.
Gomes, Chong dhe Garner do jenë pjesë e ekipit në Selhurst Park.
Sanchez dhe Lukaku duhet të shfrytëzojnë mungesat.
E konfirmuar nga Ole, Man United do të jetë me 10 mungesa ndaj Crystal Palace.
Lojtarët që do të mungojnë janë: Martial, Rashford, Lingard, Matic, Herrera, Mata, Valencia, Darmian, Jones dhe Greenwood.
David de Gea në kërkim të një arritje historike.
Spanjolli e ka mbajtur 99 herë portën e paprekur në Premier Ligë, dhe të dielën mund të bëhet vetëm portieri i 15-të që i arrinë 100 ‘clean sheets’ në këtë kompeticion, dhe i shtati që e bënë këtë me një skuadër të vetme.