Albanian Women Empowerment Network - A network of 10 organizations, our main goal is the social, economic, cultural and political empowerment of Albanian women.
Trashëgimia e saj do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë vajzash dhe grash që kërkojnë të jetojnë të lira, të barabarta dhe të dëgjuara.
#AWEN#MarjaneSatrapi
Marjane Satrapi, autorja, ilustratorja dhe regjisorja franko-iraniane e njohur për veprën e saj të famshme “Persepolis”, ka ndërruar jetë në Paris në moshën 56-vjeçare.
Ajo sfidoi stereotipet mbi gratë e Lindjes së Mesme dhe u bë një zë i fuqishëm kundër patriarkatit, censurës dhe çdo forme të mohimit të të drejtave themelore.
📖 Lexoni artikullin e plotë në linkun më poshtë:
https://t.co/v8SwXuA6bw
Falenderojmë Canada Fund for Local Initiatives (CFLI) dhe Ambasadën e Kanadasë në Shqipëri për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e vyer.
#CFLI#CanadainAlbania
https://t.co/v8SwXuA6bw
Përmes projektit tonë, gra, të rinj dhe prindër në Kukës, Tropojë dhe Burrel fituan njohuri dhe mjete praktike për të lundruar në mënyrë të sigurt në hapësirat online dhe për t'iu përgjigjur bullizmit kibernetik dhe abuzimit online.
Siguria dhe dinjiteti i grave dhe vajzave nuk mund të jenë të negociueshme. Vetëm përmes reagimit të shpejtë institucional dhe ndëshkimit të autorëve mund të parandalohet përsëritja e rasteve të tilla.
#AWEN#Dhunë
Reagim publik:
AWEN shpreh shqetësimin për ngjarjen e denoncuar nga një qytetare në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku sipas dëshmisë dhe pamjeve të publikuara, një vajzë është përballur me dhunë fizike dhe kërcënime nga një i ri në mes të rrugës gjatë orëve të natës.
Agresorët duhet të ndalohen menjëherë dhe të përballen me pasojat ligjore të veprimeve të tyre.
AWEN mbetet në solidaritet me çdo vajzë dhe grua që përjeton dhunë dhe rithekson se toleranca ndaj çdo forme të dhunës me bazë gjinore duhet të jetë zero.
Ky aktivitet organizohet nga AWEN në kuadër të projektit “BE për Barazinë Gjinore: Fuqizimi ekonomik i grave dhe eliminimi i dhunës ndaj grave”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar në bashkëpunim nga UN Women dhe UNDP.
#EU4GE#EU4WomensEmpowerment
Perspektiva dhe përvoja e profesionistëve mbetet thelbësore për ndërtimin e një përgjigjeje më efektive dhe të koordinuar ndaj kësaj forme në rritje të dhunës. Së bashku për një hapësirë digjitale më të sigurt për gratë dhe vajzat.