@CenoEnri provides a detailed examination of the consequences of the "deal of the century.
"A Historic Agreement that Reshapes the West: The EU and the US Unite Their Economies and Their Future
Below is the full article. Not to be missed!"
https://t.co/GfUToXkiZh
Grateful to IDU Chairman and former Canadian PM Stephen Harper for his letter recognizing ACI’s partnership with IDU in Zagreb and our future cooperation. We will keep strengthening Albania’s centre-right voice at home and internationally.
Fondet publike për startup-et duhet të mbështesin idetë më të mira, inovacionin dhe sipërmarrjen e të rinjve. Ndërkohë, duke injoruar, braktisur, skualifikuar qindra apo mijëra të rinj qe e meritojnë vërtetë, është ngritur një skemë e mbushur me favorizime, shkelje rregullash, konflikt interesi dhe përfitues të përsëritur. Nëse çdo gjë është në rregull, mjafton që institucionet të bëjnë transparencë.
Miliona lekë të taksapaguesve shqiptarë shpërndahen përmes skemave publike. Për këtë arsye transparenca duhet të jetë absolute, veçanërisht mbi ata që kanë aplikuar, kriteret e vlerësimi, vendimmarrësit dhe arsyetimin e përzgjedhjes së fituesve.
Shpërdorimi i parave publike dhe këto skema dëmtojnë jo vetëm buxhetin e shtetit, por edhe qindra të rinj e sipërmarrës që konkurrojnë me ndershmëri dhe presin një shans të barabartë.
Partia Demokratike po e monitoron, ka analizuar me ekipet e saj çdo rast te pretenduar për shkelje përgjatë verës dhe do ta ndjekë këtë çështje padyshim deri në fund.
Çdo rast i dokumentuar i shkeljes së ligjit, konfliktit të interesit apo shpërdorimit të fondeve publike duhet dhe do të marrë përgjigje institucionale dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.
SPAK do duhet të zgjohet nga gjumi e të bëjë atë për të cilën është krijuar. Boll mbylli syte para çdo afere.
Ndërkohë ne mirëpresim të gjithë sipërmarrësit e ndershëm, të rinj ose jo, për të trajtuar së bashku në mënyrën më të mire këtë fenomen dhe çdo shqetësim apo problematikë tjetër. Liria e sipërmarrjes, tregu vërtet i lirë dhe konkurrenca e ndershme janë për ne prioritet absolut.
Asnjë qytetar shqiptar, asnjë i ri e asnjë sipërmarrës i ndershëm nuk është më vetëm përballë këtij sistemi të kalbur. PD-në e kanë në krahë, në mënyrë të paekuivok.
Paratë e qytetarëve nuk janë pronë e qeverisë. Çdo qindarkë do të duhet të justifikohet. Shumë shpejt do vijë dita kur kjo transparencë do bëhet.
Çmimet e apartamenteve janë rritur vetëm në pesë vitet e fundit me 120% . Po mundësia e një të riu shqiptar për t'u bërë pronar i një shtëpie, me sa është rritur?
Ndërkohë sipërfaqja reale e lejeve të ndërtimit në gjashtëmujorin e parë është rreth katër herë më e madhe se ajo që paraqitet në statistikat zyrtare.
Pra ndërtohet pafund. Kapitali qarkullon. Prona shtrenjtohet. Po për kë ndërtohet? Kush pasurohet nga gjithë kjo?
A mundet një 30 apo 40-vjeçar shqiptar të blejë një shtëpi me punën e tij? Për shumicën derrmuese të rinjve përgjigjja është jo. Punojnë, paguajnë taksa, por shtëpia e parë largohet gjithnjë e më shumë. Ndaj gjithmonë e më shumë prej tyre detyrohen të ikin jashtë për të ndërtuar jetën që nuk arrijnë ta ndërtojnë në vendin e tyre.
Ora e Ergys Agasit kushtonte sa një apartament mesatar në Tiranë. Atë që një çift i ri shqiptar i duhet të punojë një jetë dhe prapë mbase s'e blen dot, simboli i këtij sistemi mund ta mbajë në kyç.
Ky është modeli që duhet të çrrënjosim. Ndaj na duhet një ekonomi ku puna të krijojë kapital dhe ku një i ri të ketë mundësi të ndërtojë jetën këtu, jo të largohet për ta kërkuar atë jashtë. Ndaj prej mbi 90 ditë të rinjtë shqiptarë protestojnë.
Një Shqipëri e Dinjitetit është plotesisht e realizueshme. Mund dhe do e bëjmë të gjithë bashkë.
Një shkrim per The Albanian Conservative nga sipërmarrësi Iljaz Mehmeti që tregon se sa larg është ende shteti shqiptar nga një shtet që funksionon realisht për qytetarin.
https://t.co/HrL8nghCW5
Shqiptarët me pagat më të ulëta në Europë, ushqimet i blejnë më shtrenjtë se Europianët.
Ky është realiteti i “mrekullisë ekonomike” që propaganda na shet çdo ditë.
Sipas të dhënave të sotme të Eurostat, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri janë tashmë 3.8% mbi mesataren e Bashkimit Europian.
Në 6 nga 12 grupet kryesore ushqimore paguajmë më shumë se mesatarja e BE-së.
Për qumështin, bulmetin dhe vezët, shqiptarët paguajnë 35.6% më shumë se europiani mesatar.
Në rajon? Kemi çmimet më të shtrenjta.
Pra kemi krijuar paradoksin shqiptar:
Qytetari e blen ushqimin shtrenjtë, dhe ushqimi përbën mbi 60% të buxhetit të një familje shqiptare. Fermeri e shet prodhimin lirë e nuk mbijeton dot në treg. Prodhimi vendas vazhdon tkurret e thellon krizën. Importet rriten. Kriminalizimi i ekonomisë vazhdon.
Kush fiton atëherë?
Kjo nuk është ekonomi tregu. Është rezultat i një modeli klientelist që për vite ka goditur prodhimin, konkurrencën dhe fermerin shqiptar, ndërsa qytetarit i ka lënë faturën. Nëse mbyt prodhimin vendas, i ze frymën sipërmarrjes me taksa e gjoba, nuk garanton konkurrencë të drejtë e favorizon oligarkët, varësia nga importet do rritet, fuqia blerëse do ulet e çmimet do rriten gjithnjë e më shumë.
Një vend me tokën, klimën dhe potencialin bujqësor të Shqipërisë nuk ka pse të ketë ushqimet më të shtrenjta në rajon. Është emergjencë kombëtare përmbysja e kësaj situate dhe çrrënjosja e këtij sistemi.
Ne do ta ndryshojmë plotësisht këtë model. Duke ulur kostot e prodhimit. Duke rikthyer e garantuar konkurrencën. Duke investuar në ujitje, teknologji, magazinim dhe agropërpunim. Duke lidhur fermerin shqiptar me tregun dhe me turistët që vijnë çdo vit.
Fermeri duhet të fitojë më shumë. Qytetari duhet
të paguajë më pak e të ketë mundësi të blejë më shumë. Shqipëria duhet të prodhojë më shumë.
Kjo është ekonomia normale që do të ndërtojmë me Shqipërinë Prodhuese.
Propaganda thotë vazhdimisht se ekonomia është rritur. Se PBB-ja është rritur. Se konsumi është rritur.
Po qytetari? A është bërë më i pasur? A e ndjen këtë mrekullinë që paraqet propaganda?
Ata 21% në varfëri thonë jo. 55% që nuk mbyllin dot muajin thonë jo.
Edhe shifrat më të fundit për ushqimin tregojnë të njëjtin realitet. Sipas FAO-s, 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore të moderuar ose të rëndë. Pra, pothuajse 1 në 3 shqiptarë.
Jo çdo lek që qarkullon në ekonomi e që e kap përllogaritja e shifrave është mirëqenie për qytetarët. Edhe paratë e drogës që futen në ekonomi, edhe një transaksion kriminal, edhe një kullë e ndërtuar me para të pista mund të shtojnë aktivitetin ekonomik. Por nuk e bëjnë më të pasur familjen shqiptare.
Prandaj ekonominë duhet ta masim edhe me pyetje shumë më të thjeshta. A mundet një 30-vjeçar shqiptar të ndërtojë një jetë normale me punën e tij?
A mund të paguajë jetesën, të kursejë, të blejë shtëpinë e parë, të krijojë familje apo të hapë biznesin e vet? Po një familje shqiptare mesatare, a jeton si të ngjashmit e vet në vende të tjera?
Nëse përgjigjja për shumicën është jo, atëherë të flasësh për rritje ekonomike është të tallesh me shqiptarët. Siç kjo qeveri e bën shumë shpesh.
Rritja e vërtetë duhet të ndihet në jetën e qytetarit.
Punë → kursim → pronë → familje → liri.
Kjo është rruga që duhet të rindërtojmë.
Ne duam një Shqipëri me sa më shumë pronarë, sa më shumë sipërmarrës të ndershëm dhe sa më shumë qytetarë ekonomikisht të pavarur. Një Shqipëri ku kapitali nuk grumbullohet në duart e një pakice të lidhur me pushtetin, por krijohet nga puna dhe sipërmarrja e shqiptarëve.
Shqipëria që duam është një Shqipëri ku puna të lejon të ndërtosh jetën tënde këtu.
Dhe këtë Shqipëri mund ta ndërtojmë së bashku.
Sot, në Black Ribbon Day, Europa kujton viktimat e nazizmit dhe komunizmit, dy sisteme totalitare e kriminale, të ngjashme, që mohuan lirinë, dinjitetin dhe vetë jetën njerëzore.
Për ne shqiptarët, kjo ditë ka një domethënie të veçantë. Për gati gjysmë shekulli, diktatura komuniste burgosi, internoi, pushkatoi dhe persekutoi mijëra shqiptarë vetëm sepse mendonin ndryshe, besonin te Zoti, te prona, te të drejtat e tyre natyrore, apo thjesht kërkonin të jetonin të lirë.
Kujtesa nuk është hakmarrje. Është detyrim për të gjithë ne si shoqëri. Një shoqëri që harron krimet e totalitarizmit rrezikon të tolerojë përsëri autoritarizmin.
Nderim të pakufijshem për të gjitha viktimat. Liria nuk duhet marrë kurrë si e mirëqenë.
Qeveria po i falimenton fermerët me politika antiprodhim
Në Serbi një blegtor merr rreth 350 euro subvencion për lopë, plus mbështetje për çdo litër qumësht. Në Maqedoninë e Veriut merr rreth 250 euro për lopë, plus subvencion për qumështin.
Në Shqipëri? Vetëm 12 mijë lekë për lopë, ndërsa qeveria u hoqi fermerëve edhe skemën e naftës pa akcizë. Fermeri shqiptar përballet me subvencione shumë më të ulëta se rajoni, naftë e inpute të shtrenjta, mungesë ujitjeje, tokë të fragmentarizuar, konkurrencë të pabarabartë nga importet, mungesë incentivash për përpunim, dhe një shtet pa vizion që, në vend ta mbështesë, ia vështirëson çdo vit më shumë prodhimin.
Rezultati është i dukshëm: fermeri shqiptar prodhon më shtrenjtë, konkurron më pak, shet me vështirësi dhe ndaj çdo vit gjithnjë e më shumë njerëz braktisin bujqësinë e blegtorinë. Bujqësia dhe blegtoria janë ne krizë dhe tkurrje të vazhdueshme prej vitit 2020.
Prandaj fermerët paralajmërojnë se në shtator do të rikthehen në protestë, këtë herë edhe me traktorë.
Një vend që nuk mbron prodhuesin e vet, bëhet gjithnjë e më i varur nga importet dhe gjithnjë e më i shtrenjtë për qytetarin.
Shqipërisë i duhet një model krejt tjetër: naftë pa akcizë për fermerin, subvencione konkurruese me rajonin, ujitje, ulje të kostove, barazim të TVSH, dhe mbështetje reale fiskale për prodhimin vendas, përpunimin, inovacionin. Fermerët na kanë në krahë për kërkesat e tyre të drejta. Shqipëria prodhuese është në themel të vizionit tonë për shekullin shqiptar.
Fermeri shqiptar nuk kërkon as privilegj, as trajtim preferencial. Kërkon thjesht të ketë mundësi të punojë, të konkurrojë dhe të jetojë nga toka e tij.
Qeveria mashtron sërish me shifrat e eksporteve
U propagandua rritja 10.6% e eksporteve në korrik, duke e paraqitur si shenjë se ekonomia po ndryshon. Vjet manipuluan shifrat per eksportet duke quajtur mallrat tranzit për në Kosovë si eksporte tona e më pas u detyruan t'i korrigjojnë.
Në fakt e vërteta është se një pjesë e rritjes erdhi thjesht nga rritja e çmimeve ndërkombëtare të naftës dhe energjisë, jo sepse Shqipëria prodhoi apo eksportoi më shumë.
Ndërsa pjesa më e madhe e rritjes te metalet erdhi nga një ngarkesë e vetme ferrokromi drejt SHBA-së, që përmbante prodhimin e mbledhur të disa muajve. Nuk pati as fabrikë të re, as investim të ri, as rritje të re të kapaciteteve prodhuese.
Ndërkohë, sektori i tekstileve dhe këpucëve, që punëson rreth 50 mijë shqiptarë, ra me 17% në sasi dhe 13% në vlerë.
Ky është problemi i vërtetë: ekonomia prodhuese është në krizë, vendet e punës kanë humbur konkurrueshmërinë, fuqia blerëse vazhdon bie, eksportet janë prej vitesh në rënie. Nuk ka asnjë teknikë propagande që të fshehë realitetin dhe atë qe qytetarët ndjejne përditë në xhepat e tyre. Të thuash ndryshe është të tallesh me vështirësitë e shqiptarëve.
Shqipërisë i duhet një ekonomi që prodhon më shumë, eksporton produkte me më shumë vlerë, hap vende pune të mirëpaguara dhe mbështet sipërmarrjen shqiptare.
Shqipëria prodhuese është rruga e vetme!
Kilometra të tërë trafik brenda dhe jashtë qytetit. Ambulanca që mezi kalojnë. Turizëm pa ujë e shpesh pa energji elektrike. Infrastrukturë që çdo verë kolapson. Ndërkohë vlonjatëve u vështirësohet në maksimum jeta në qytetin e tyre.
Turizmi nuk bëhet me fasada. Bëhet me rrugë, ujë, energji dhe një shtet që funksionon.
Në këtë analizë @linditakom shqyrton hendekun mes vizionit, kulturëbërjes dhe financimit, nga Statusi i Artistit dhe decentralizimi, te mungesa e një politike të qartë për bashkëpunimin kulturor me Kosovën e mbështetjen konkrete të krijuesve.
https://t.co/lYhK3zjd2H
Në krah të banorëve të Orikumit dhe në mbështetje të plotë të kërkesës së tyre të drejtë për të qenë bashki më vete.
Orikumi, Dukati, Radhima,Tragjasi kanë identitetin, territorin, ekonominë dhe potencialin për të administruar vetë të ardhmen e tyre. Nuk ka asnjë arsye që komunitete me këto karakteristika të trajtohen si periferi administrative e Vlorës dhe vendimmarrja për ta të bëhet larg qytetarëve. Taksat që ata paguajnë duhet t'i administrojnë vetë dhe t'u kthehen në investime e sherbime.
Rikthimi i Bashkisë Orikum, krijimi i Bashkive Amantia dhe Novoselë, si dhe ruajtja e Selenicës bashki, janë kërkesa të banorëve të këtyre komuniteteve dhe propozime të Partisë Demokratike nga të cilat nuk lëkundemi.
Ne do e çojmë deri në fund betejën për një reformë e cila bën decentralizim real kompetencash e financiar, që afron pushtetin me qytetarin, që rrit përgjegjshmërinë e llogaridhënien, që respekton identitetin e komuniteteve dhe u jep atyre mundësinë të vendosin për zhvillimin e tyre.
Orikumi bashki. Selenica bashki. Amantia dhe Novosela bashki. Zëri i komuniteteve nuk mund të fshihet me një vijë në hartë për qëllime elektorale.
From Marx to Böhm-Bawerk, the clash was never only about economics, but about human nature itself: are we free individuals who create, or merely parts of a collective that decides for us? @CenoEnri
https://t.co/Rz3ANGCtaX
Republika ka rënë. Parlamenti, që duhet të përfaqësojë sovranin, nuk ka legjitimitet. Kjo autokraci ka sunduar duke i përçarë shqiptarët me etiketime, propagandë, presion, para droge dhe frikë. Por jo më! Sot të gjithë shqiptarët janë bashkë në shesh.
Do të vijë dita kur, në një Shqipëri normale te merremi me atë që na dallon, me idete e alternativat e ndryshme që përfaqësojmë e si ta bëjmë më të mirë vendin. Por sot, mbi çdo dallim, na bashkon Shqipëria, një vend në krizë që rrezikon vetë ekzistencën e tij.
Një Shqipëri tjetër është e mundur. Por vetëm nëse ngrihemi bashkë. Pa paragjykime, pa frikë, pa dallime, si nje front patriotik, kombetar.
Na duhet një kontratë e re dinjiteti dhe besimi mes njëri tjetrit. Për të rindertuar Shqipërinë mbi dinjitetin njerëzor, punën, meritën, drejtësinë.
Ne kemi nje vizion për shekullin shqiptar, për të ndërtuar nje Shqiperi të fortë që të jetë qendra e Shqiptarisë në rajon, qendra e inovacionit, prodhimit, punës e meritokracisë.
Activist Edison Lika was violently arrested while reporting for News24. Brutal and inhumane force was used against peaceful protesters.
Violence, intimidation, and repression are the only tools left to a government gripped by fear and stripped of legitimacy. The Albanian people have risen, and there is no turning back until the country is free.
Problemi i një shoqërie të lirë nuk është pasuria as suksesi, por pushteti që e mbron atë nga konkurrenca. Në këtë shkrim @CenoEnri argumenton pse tregu i lirë, sundimi i ligjit mundësia për t’u ngjitur janë themeli i dinjitetit, përgjegjësisë dhe shpresës
https://t.co/crhW5c0O3Y
I am deeply grateful to the Chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, for the nomination, and to every member of the National Council who placed their trust in me by electing me as Deputy Chairman of the Democratic Party.
This is an extraordinary honour, but above all, a great responsibility. I will work every day to live up to the confidence that has been placed in me and to justify it through dedication, integrity and hard work. I am also pleased that the voice of Vlora will now be heard even more strongly.
I would also like to extend my sincere thanks to my friend Xhonatan Pano for the race. Xhoni is a great asset to the Democratic Party. We share the same vision of a stronger, more modern, and proudly conservative Democratic Party.
Our mission is to restore political rotation, which has been held hostage for far too long, and together build the alternative that Albania has been waiting for. An alternative that restores dignity to work, merit and entrepreneurship; that defends the family, freedom and private property; that builds a strong—but not overbearing—state; an economy that creates prosperity; and a society where people advance because of their abilities, not because of political connections.
Only together can we build the Albanian Dream in our own country. Only together can we forge a new social contract based on dignity, by learning to trust one another once again.
The Democratic Party is the natural home of Albania's youth. We want every young man and woman to feel that this is a place where their dreams, ideas and ambitions belong. Albania does not need a generation that learns how to leave. It needs a generation that believes it is worth staying, building, creating and leading. The doors of the Democratic Party will always remain open to every young person. That is my commitment.
Our hand is equally extended to everyone who wishes to engage in an honest conversation about Albania's future. We are ready to listen, to debate and to cooperate even with our strongest skeptic, because we believe that what unites us is far greater than what divides us.
Albania stands above each and every one of us. It is the reason we are in politics. That is why we owe it to our country to make the Democratic Party the most effective vehicle for strengthening our state, creating prosperity for our nation, and giving Albanians greater freedom, greater opportunity and greater hope.
Beyond any differences we may have, we are united by a greater mission: to bring an end to a regime that impoverishes, depopulates and sells off Albania, and to build a republic where every citizen feels free, respected and proud of their country.
History is not changed by those who merely adapt to the times. History is changed by those who have the courage to change the times they live in.
I am convinced that together, we will succeed.
We are pleased to announce that the IDU will be returning to the U.S. capital this December 2 - 4 for our marquee event of the year, the 2026, IDU Forum, Washington, D.C.! 🇺🇸🌐
Registration opens soon. 🔜
Happy Independence Day to the United States of America!
On July 4th, the United States and the entire free world celebrate not only the birth of a nation, but also the power of an idea: that freedom, human dignity, the rule of law, and self-government are the foundations upon which great nations are built.
For Albanians, America has been and remains our strategic ally, our great friend, and the strongest guarantee of our national freedom.
On this special day, I extend my best wishes to the American people and to all our friends in the United States.
God bless America!