Pleased to meet with the Ambassador of #Algeria, H.E. Zaina Benhabouche. 🇦🇱🇩🇿
We discussed the potential to revitalize our bilateral relations through strengthened political dialogue and enhanced cooperation in areas of common interest, for the mutual benefit of our two countries and peoples.
🇦🇱 29 Nëntor | Dita e Çlirimit
Në një nga periudhat më të errëta të historisë së njerëzimit, shqiptarët u bënë pjesë e një lufte që kapërcente kufijtë kombëtarë: luftës për liri kundër nazizmit dhe fashizmit.
Sot, në 82-vjetorin e Çlirimit, nderojmë me mirënjohje të gjithë ata që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë, duke e renditur vendin tonë përkrah aleatëve, në kahun e duhur të historisë.
Kujtesa e kësaj lufte na rikujton edhe sot rëndësinë e solidaritetit mes kombeve në mbrojtje të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe paqes.
Gëzuar Ditën e Çlirimit! 🇦🇱
Albanian children in the Netherlands, brought together by the Albanian Cultural Association “Zana”, proudly celebrate 28 November. A special day that unites us through our language, culture and national identity. ❤️🖤
#AlbanianIndependenceDay#AlbanianDiaspora
Pleased to welcome and meet H.E. Mr. Stavros Avgoustides @SAvgoustides, Ambassador of the Republic of Cyprus. 🇦🇱🇨🇾
As we mark the 35th anniversary of diplomatic relations, we reaffirmed the longstanding friendship between our two countries and our shared commitment to further strengthening bilateral ties.
We highly value Cyprus’s constant support for Albania’s path towards EU membership and its readiness to share its experience and expertise throughout the accession process.
#Cyprus played an instrumental role during its Presidency of the Council of the EU, at a pivotal moment when #Albania met the #IBAR benchmarks and entered the final stretch of its EU accession journey.
Our discussions also focused on advancing economic and trade cooperation, tourism, and strengthening people-to-people ties.
#Albania2030
Happy Independence Day Albania and the Albanian people! Gëzuar Ditën e Pavarësisë të gjithë popullit shqiptar! @AmbassadorAlbNl & @AlEmbNederland! 🇦🇱❤️🖤
🇦🇱 114 vjet Shqipëri e pavarur!
Më 28 nëntor 1912, Shqipëria shpalli Pavarësinë, duke marrë në duart e veta fatin e saj dhe duke zënë vendin që i takonte mes kombeve të lira.
114 vjet më pas, teksa shkruajmë një kapitull të ri të historisë sonë, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, nderojmë ata që na paraprinë dhe kujtojmë përgjegjësinë që kemi ndaj brezave që do të vijnë.
Kudo ku jetojmë, pavarësisht kufijve dhe largësive, sot na bashkon i njëjti flamur.
Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë kudo në botë! 🇦🇱
A lively discussion on 🇪🇺 EU enlargement and 🇦🇱 Albania’ accession negotiations with students of University of Groningen @SIBGroningen
Thank you Prof. Cseres and Prof. Lannon for your thought provoking comments and insights of the #enlargement process.
#Albania2030
🇦🇱🇦🇹 Në prag të 28 Nëntorit, Shqipëria ka dy adresa të reja në Austri.
Shqipëria hapi dy konsullata nderi në Linz dhe Wiener Neustadt, duke e çuar në tre numrin e konsullatave të saj të nderit në Austri. Me hapjen e tyre, Shqipëria është më pranë bashkatdhetarëve dhe partnerëve vendas. Ajo planifikon ta shtrijë edhe më tej praninë e saj konsullore në Austri.
Zgjerimi i rrjetit konsullor krijon mundësi të reja për bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe institucional mes dy vendeve, si dhe për forcimin e lidhjeve me komunitetin shqiptar në Austri.
Çeljen e Konsullatës së Nderit në Wiener Neustadt e mirëpriti edhe Kancelari Federal i Austrisë, Christian Stocker, Sekretarja e Shtetit, Ulrike Königsberger-Ludwig, dhe anëtari i Qeverisë së Landit të Austrisë së Ulët, Sven Hergovich.
🔗 https://t.co/lX7oBjKGfb
Pleased to meet with the Ambassador of the Kingdom of Morocco, H.E. Youssef Balla. 🇦🇱🇲🇦
We underscored the excellent relations between our two countries and reaffirmed our commitment to further strengthening our longstanding ties of friendship and cooperation.
We agreed that there remains considerable untapped potential to expand our partnership, particularly in trade, broader economic exchanges and tourism, and stressed the importance of turning this potential into concrete opportunities while further strengthening people-to-people ties.
Tirana hosted today The Leaders’ Meeting on the EU #Growth Plan for the Western Balkans. The meeting brought together our regional partners for the third such meeting held in Albania. 👇
The Leaders’ Meeting on the EU #Growth Plan for the Western Balkans was hosted and chaired today in Tirana by Prime Minister Edi Rama @ediramaal, bringing together our regional partners for the third such meeting held in Albania.
The Growth Plan is about much more than funding. It is about accelerating reforms, bringing our economies and societies closer to the EU, deepening regional integration, and turning European integration into tangible benefits for our citizens and businesses.
Today’s meeting confirmed that #Albania, a frontrunner in the accession negotiations, is also leading in the implementation of the Reform Agenda, with progress translated into concrete disbursements tied to the quality, pace, and effective delivery of reforms.
In the coming weeks, Albania is expected to receive the fourth tranche of €185.6 million and, in the months ahead, to become eligible for an additional 15% of its overall envelope through a top-up mechanism drawing on undisbursed funds from countries that have not met their targets. This is the very essence of the Growth Plan: performance is rewarded with greater opportunity.
The meeting also explored new ideas for how gradual integration into the European Union can work in practice, through a clear merit- and performance-based approach. The principle is both simple and powerful: the more you reform, the more you deliver; the more you deliver, the more you integrate and benefit. Gradual integration in key areas of the Single Market, including energy and digital services, can bring candidate countries progressively closer to the Union even before full membership. Not as an alternative to accession, rather as an accelarator.
Commissioner Marta Kos @MartaKosEU came to Albania with a very clear and meaningful message: 2027 can be the year of Albania if we maintain the current pace and quality of reforms. Our commitment is not simply to maintain that momentum, but to accelerate it further.
This is the direction Albania will continue to champion: concrete reforms, stronger regional cooperation, greater access to the EU Single Market, and an accession process in which ambition is matched by delivery and progress is measured by results.
We should not simply wait for #Europe. We must build more Europe in our country and in our region, every day. Because the best way to get closer to EU is to reform, perform and deliver like EU.
#Albania2030
--
Takimi i Liderëve për #Planin e Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, u organizua dhe u drejtua sot në Tiranë nga Kryeministri Edi Rama @ediramaal, duke bërë bashkë partnerët tanë të rajonit për të tretin takim të këtij formati të zhvilluar në Shqipëri.
Plani i Rritjes është shumë më tepër sesa financim. Ai synon përshpejtimin e reformave, afrimin e ekonomive dhe shoqërive tona me BE-në, thellimin e integrimit rajonal dhe shndërrimin e integrimit evropian në përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset tona.
Takimi i sotëm konfirmoi se #Shqipëria, pararojë në negociatat e anëtarësimit, është gjithashtu në krye të zbatimit të Agjendës së Reformave, duke e përkthyer progresin në disbursime konkrete, të lidhura drejtpërdrejt me cilësinë, ritmin dhe zbatimin efektiv të reformave.
Në javët e ardhshme, Shqipëria pritet të marrë këstin e katërt prej 185.6 milionë eurosh dhe, në muajt në vijim, do të përfitojë një shtesë prej 15% të fondit të saj të përgjithshëm, përmes një mekanizmi që rishpërndan fondet e padisbursuara nga vendet që nuk kanë përmbushur objektivat.
Ky është vetë thelbi i Planit të Rritjes: performanca shpërblehet me më shumë mundësi.
Takimi solli gjithashtu ide të reja se si integrimi gradual në Bashkimin Evropian mund të funksionojë në praktikë, përmes një qasjeje të qartë të bazuar në meritë dhe performancë.
Parimi është sa i thjeshtë, aq edhe i fuqishëm: sa më shumë reformon, aq më shumë realizon; sa më shumë realizon, aq më shumë integrohesh dhe përfiton. Integrimi gradual në fusha kyçe të Tregut të Përbashkët, përfshirë energjinë dhe shërbimet digjitale, mund t’i afrojë në mënyrë progresive vendet kandidate me Bashkimin Evropian edhe përpara anëtarësimit të plotë. Jo si alternativë ndaj anëtarësimit, por si përshpejtues i tij.
Komisionerja Marta Kos @MartaKosEU erdhi në Shqipëri me një mesazh shumë të qartë dhe domethënës: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, nëse ruajmë ritmin dhe cilësinë e tanishme të reformave. Angazhimi ynë nuk është thjesht ta ruajmë këtë ritëm, por ta përshpejtojmë edhe më tej.
Ky është drejtimi që Shqipëria do të vazhdojë të promovojë: reforma konkrete, bashkëpunim më të fortë rajonal, akses më të madh në Tregun e Përbashkët të BE-së dhe një proces anëtarësimi ku ambicia shoqërohet me rezultate dhe progresi matet me atë që realizojmë.
Ne nuk duhet thjesht të presim Evropën. Duhet të ndërtojmë më shumë Evropë në vendin tonë dhe në rajonin tonë, çdo ditë. Sepse mënyra më e mirë për t’iu afruar BE-së është të reformojmë, të performojmë dhe të realizojmë si BE-ja.
#Shqipëria2030
Deeply saddened by the tragic loss of two Italian citizens in the drone attack on Kuwait.
We express our heartfelt condolences to the families of the victims and to the Italian People and Government.
We strongly condemn Iran's reckless attacks against its neighbouring countries and reiterate our soludarity with our partners in the Gulf.
2027 will be crucial for Albania’s EU accession track.
I met @ediramaal in Tirana to discuss what it takes to make 2027 the year of Albania.
Albania needs to keep up reforms and show that laws work in practice, particularly on the rule of law and EU environmental standards.
Differences of opinion are normal in democracies. What matters is that there is a genuine effort to find common ground. And there is a strong consensus across Albanian society on the country’s European path.
Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme hapëm sot një cikël ligjëratash dhe aktivitetesh kushtuar historisë dhe personaliteteve të diplomacisë shqiptare, në prag të 114-vjetorit të Pavarësisë.
Përmes këtij cikli synojmë të njohim jo vetëm ngjarjet dhe dokumentet, por mbi të gjitha njerëzit, idetë, përpjekjet dhe zgjedhjet që kanë formësuar rrugëtimin diplomatik të Shqipërisë.
Kënaqësi t’i bashkohesha z. Ilir Ikonomi, gazetar, publicist dhe autor, në një ligjëratë të posaçme kushtuar vëllezërve Mehmet dhe Faik #Konica, dy personalitete që mishëruan, secili në mënyrën e vet, dy prej mjeteve më të fuqishme të diplomacisë: penën dhe tryezën e bisedimeve.
Shteti shqiptar dhe diplomacia e tij lindën në të njëjtën ditë. Me shpalljen e #Pavarësisë lindi edhe nevoja që shteti i ri shqiptar të fliste me botën, ta bindte atë dhe të mbronte të drejtat e veta përpara saj, me fjalë, me argumente dhe me të drejtën, të vetmet armë që kishte në dispozicion.
#Diplomacia shqiptare nuk lindi në pallate, as në zyra të rehatshme. Ajo zuri fill në konferenca ku shqiptarët nuk ishin gjithmonë të ftuar, në korridoret e kryeqyteteve të Fuqive të Mëdha, në letra, memorandume e përpjekje këmbëngulëse për ta bërë zërin e Shqipërisë të dëgjohej. Ishte diplomacia e një vendi të vogël, që shpesh pati të drejtën në anën e vet, por jo fuqinë.
114 vjet më vonë, #Shqipëria është një demokraci moderne dhe një vend që zhvillohet më tej çdo ditë, anëtare e NATO-s, vend pararojë drejt anëtarësit në Bashkimin Evropian dhe një aktor gjithnjë e më i afirmuar në rajon dhe në arenën ndërkombëtare.
Gjithcka ka ndryshuar, por jo thelbi i diplomacisë.
Diplomacia mbetet arti i fjalës së peshuar mirë. I argumentit bindës dhe i durimit. I marrëdhënieve njerëzore dhe i krijimit të besimit. I aftësisë për të ndërtuar miqësi dhe aleanca. Por edhe i gjykimit për të dalluar atë që është e përkohshme nga ajo që përbën interesin afatgjatë të vendit.
Pikërisht ky rrugëtim na kërkon të njohim më mirë themelet mbi të cilat është ndërtuar diplomacia jonë dhe trashëgiminë e atyre që i dhanë Shqipërisë zë e identitet dhe fituan për të respekt.
Për çdo vend, por edhe më shumë për një vend të vogël, diplomacia nuk është luks. Është domosdoshmëri. Ajo kërkon dije dhe përgatitje, këmbëngulje dhe shkathtësi, aftësi për të ndërtuar besim dhe, mbi të gjitha, përkushtim për të mbrojtur interesin kombëtar me qetësi, argument, profesionalizëm dhe dinjitet.
Ky është misioni ynë dhe përgjegjësia jonë: t’i japim vendit çdo ditë më të mirën tonë duke e përfaqësuar siç e meriton.
Honoured to speak at the 2nd EU–Western Balkans Investment Forum in Tirana: #TheNewFrontier 🇦🇱🇪🇺
A year ago, more than 1,000 participants left #Tirana with new partnerships and concrete opportunities in tech, AI, green energy and agri-food.
Today, our ambition is bigger: to turn dialogue into investment, investment into growth, and growth into a stronger, more united and interconnected #Europe.
The Western Balkans is no longer Europe’s backyard, nor its waiting room. It is Europe’s next growth story.
For Albania, EU accession is not a ceremony at the end of the road. It is an economic transformation happening every day. That is why enlargement and economic integration cannot be two separate conversations. They are two sides of the same European project.
And we know a hard truth: investors do not buy promises. They invest in predictability, credibility and opportunity.
Albania offers strategic clarity: a NATO Ally, fully aligned with the EU’s Common Foreign and Security Policy, and steadily embedding European rules and standards into the foundations of our economy.
The opportunities are concrete:
Connectivity: Corridor VIII, ports, railways and digital networks
Energy: hydropower, solar, TAP, IAP and regional market integration
Technology: digital services, AI and advanced manufacturing
People: skills and talent, because capital ultimately follows talent
And we are clear-eyed about scale. Alone, we are six small markets. Together, we are one serious investment opportunity.
Geography made us European.
Reforms make us competitive.
Investment and development will make our European future stronger and irreversible.
The frontier is open. The opportunity is real. The time to invest is now!
#Albania2030
--
I nderuar të flisja në Forumin e 2-të të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në Tiranë: #TheNewFrontier 🇦🇱🇪🇺
Një vit më parë, mbi 1,000 pjesëmarrës u larguan nga Tirana me partneritete të reja dhe mundësi konkrete në teknologji, inteligjencë artificiale, energji të gjelbër dhe agro-ushqim.
Sot, ambicia jonë është edhe më e madhe: ta kthejmë dialogun në investime, investimet në rritje dhe rritjen në një #Europë më të fortë, më të bashkuar dhe më të ndërlidhur.
Ballkani Perëndimor nuk është më oborri i pasmë i Europës, as dhoma e saj e pritjes. Ai është historia e ardhshme e rritjes së Europës.
Për Shqipërinë, anëtarësimi në BE nuk është një ceremoni në fund të rrugëtimit. Është një transformim ekonomik që po ndodh çdo ditë. Prandaj, zgjerimi dhe integrimi ekonomik nuk mund të jenë dy biseda të ndara. Ato janë dy anë të të njëjtit projekt europian.
Dhe e dimë një të vërtetë të pakundërshtueshme: investitorët nuk blejnë premtime. Ata investojnë aty ku ka parashikueshmëri, besueshmëri dhe mundësi.
Shqipëria ofron qartësi strategjike: një vend aleat në NATO, plotësisht i linjëzuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, dhe që po i vendos gjithnjë e më shumë rregullat dhe standardet europiane në themelet e ekonomisë së saj.
Mundësitë janë konkrete:
Ndërlidhja: Korridori VIII, portet, hekurudhat dhe rrjetet digjitale
Energjia: hidrocentralet, energjia diellore, TAP, IAP dhe integrimi i tregut rajonal
Teknologjia: shërbime tdigjitale, inteligjenca artificiale dhe industria e avancuar
Njerëzit: aftësitë dhe talenti, sepse kapitali, në fund të fundit, ndjek talentin
Jemi po ashtu realistë për sa i përket përmasës. Veçmas, jemi gjashtë tregje të vogla. Së bashku, jemi një mundësi serioze investimi.
Gjeografia na bëri europianë.
Reformat na bëjnë konkurrues.
Investimet dhe zhvillimi do ta bëjnë të ardhmen tonë europiane më të fortë dhe të pakthyeshme.
Kufiri i ri është i hapur. Mundësia është reale.
Koha për të investuar është tani.
#Shqipëria2030
We are deeply saddened by the tragic fire in Al-Warraq, Giza, which claimed 31 lives and left 21 people injured.
Our heartfelt condolences go to the families of the victims and to the people of Egypt. We hope those injured a full and speedy recovery.
Albania stands in solidarity with Egypt in this difficult moment.
@Egyptmfa
📍Santa Sede -- È stato un piacere e un onore incontrare oggi, in Vaticano, il Santo Padre.
Un momento speciale, ricco di calore e di significato, e una preziosa occasione per riaffermare le eccellenti relazioni tra l’Albania e la Santa Sede, nonché la nostra gratitudine per la costante attenzione e benevolenza riservate all’Albania e al popolo albanese.
L’Albania e la Santa Sede condividono un legame speciale, radicato nella storia e alimentato da valori comuni: la dignità umana, il dialogo, la convivenza e la pace.
In un momento così travagliato per il mondo, il messaggio del Santo Padre a favore della pace, della solidarietà, del sviluppo et del rispetto per ogni essere umano è oggi più necessario che mai.
--
📍Selia e Shenjtë -- Kënaqësi dhe nder të takoja, në Vatikan, Atin e Shenjtë.
Një moment i veçantë, i mbushur me ngrohtësi dhe domethënie, si dhe një mundësi e çmuar për të rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, si edhe mirënjohjen për vëmendjen dhe dashamirësinë e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
Shqipëria dhe Selia e Shenjtë ndajnë një lidhje të veçantë, të rrënjosur në histori dhe të ushqyer nga vlera të përbashkëta: dinjiteti njerëzor, dialogu, bashkëjetesa dhe paqja.
Në një kohë të trazuar për botën, mesazhi i Atit të Shenjtë për paqe, solidaritet, zhvilim dhe respekt për çdo qenie njerëzore është sot më i nevojshëm se kurrë.
📍Selia e Shenjtë -- Një kënaqësi e veçantë të isha i pranishëm në kremtimin e Festës sonë Kombëtare në #Vatikan, organizuar nga Ambasada jonë pranë Selisë së Shenjtë, së bashku me përfaqësues të Trupit Diplomatik, miq e të ftuar të shumtë, mes tyre Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin, dhe Kardinali shqiptar, Ernest Simoni. 🇦🇱🇻🇦
Në 35-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Seli e Shenjtë, një domethënie të veçantë pati prezantimi i #pullës së përbashkët kushtuar Zojës së Këshillit të Mirë, simbol i një trashëgimie shpirtërore që kapërcen shekujt dhe brigjet e Adriatikut, por edhe i miqësisë dhe lidhjeve të thella historike që bashkojnë dy vendet tona.
Shqipëria krenohet, me të drejtë, brenda dhe jashtë vendit, me bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare. Tek ne, ajo nuk është një tolerancë e dhënë nga lart, as një slogan. Është një mënyrë e natyrshme jetese, një kulturë e përditshme respekti që jeton mes fqinjëve, brenda familjeve dhe përcillet ndër breza.
Me Selinë e Shenjtë ndajmë angazhimin e palëkundur për dinjitetin njerëzor, dialogun, paqen, zhvillimin dhe begatinë. Në një kohë pasigurie të shtuar, tensionesh, luftërash, konfliktesh dhe vuajtjesh, diplomacia e duruar, këmbëngulëse dhe e palodhur në kërkim të paqes nuk është luks. Është domosdoshmëri.
Shqipëria do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin e ngushtë me Selinë e Shenjtë, dhe do të jetë e pranishme dhe aktive kudo ku duhet të dëgjohet më fort zëri i arsyes dhe ndërgjegjes, i dialogut dhe i paqes.
--
📍 Santa Sede – È stato un piacere particolare essere presente alla celebrazione della nostra Festa Nazionale in #Vaticano, organizzata dalla nostra Ambasciata presso la Santa Sede, insieme ai rappresentanti del Corpo Diplomatico, a numerosi amici e ospiti, tra i quali il Segretario di Stato, Cardinale Pietro Parolin, e il Cardinale albanese, Ernest Simoni. 🇦🇱🇻🇦
Nel 35° anniversario delle relazioni diplomatiche tra l’Albania e la Santa Sede, un significato particolare ha assunto la presentazione del #francobollo congiunto dedicato alla #Madonna del Buon Consiglio, simbolo di un patrimonio spirituale che attraversa i secoli e le sponde dell’Adriatico, ma anche dell’amicizia e dei profondi legami storici che uniscono i nostri due Paesi.
L’Albania è giustamente orgogliosa, in patria e all’estero, della propria convivenza e armonia interreligiosa. Da noi, non si tratta di una tolleranza concessa dall’alto, né di uno slogan. È un modo naturale di vivere, una cultura quotidiana del rispetto che si esprime nei rapporti tra vicini, all’interno delle famiglie e si tramanda di generazione in generazione.
Con la Santa Sede condividiamo un impegno fermo per la dignità umana, il dialogo, la pace, lo sviluppo e la prosperità. In un tempo segnato da crescente incertezza, tensioni, guerre, conflitti e sofferenze, una diplomazia paziente, tenace e instancabile nella ricerca della pace non è un lusso. È una necessità.
L’Albania continuerà a rafforzare le eccellenti relazioni e la stretta cooperazione con la Santa Sede e continuerà a essere presente e attiva ovunque sia necessario far risuonare con maggiore forza la voce della ragione e della coscienza, del dialogo e della pace.
🇦🇱🇻🇦 Festa Kombëtare në Vatikan, Ministri Hoxha: Shqipëria, një zë i dialogut dhe i paqes.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në mbrëmjen festive të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë.
Mes të ftuarve të shumtë ishin Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro Parolin, Kardinali shqiptar, Ernest Simoni, përfaqësues të Trupit Diplomatik dhe miq të Shqipërisë.
Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte prezantimi i pullës së përbashkët kushtuar Zojës së Këshillit të Mirë, në 35-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri–Seli e Shenjtë, simbol i lidhjeve të thella historike mes dy vendeve.
Ministri Hoxha përcolli mesazhin e Shqipërisë për harmoninë ndërfetare, dialogun dhe paqen duke theksuar se: “Në një kohë pasigurie të shtuar, tensionesh, luftërash, konfliktesh dhe vuajtjesh, diplomacia e duruar, këmbëngulëse dhe e palodhur në kërkim të paqes nuk është luks. Është domosdoshmëri.”
🎥 Momente nga kremtimi i Festës sonë Kombëtare në Vatikan.
📍Genazzano -- Një ndalesë e veçantë dhe thellësisht simbolike, gjatë vizitës sime në Selinë e Shenjtë, në #Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë në Genazzano, aty ku prej shekujsh nderohet figura e Zojës që, sipas traditës, udhëtoi nga #Shkodra drejt Italisë në vitin 1467.
Historia e saj është shumë më tepër se një histori besimi. Është një nga fijet e lashta shpirtërore që lidh dy brigjet e Adriatikut dhe popujt në të dy krahët, që përgjatë shekujve kanë ndarë shumë më shumë sesa afërsinë gjeografike.
#Zoja e Këshillit të Mirë, e njohur edhe si Zoja e Shkodrës dhe e shpallur pajtore e Shqipërisë nga #Papa Leoni XIII, mbetet një simbol i çmuar i kësaj historie dhe trashëgimie të përbashkët.
Mes Shqipërisë dhe Selisë së #Shenjtë ka shumë ura: historike e institucionale, kulturore e shpirtërore, por edhe miqësi të shumta njerëzore. Kjo faltore na kujton se disa prej këtyre urave janë ngritur shekuj më parë dhe vazhdojnë të na afrojnë e të na bashkojnë edhe sot.
Një falënderim i përzemërt për Padre Ludovic dhe Kryetarin e Komunës për mikpritjen e ngrohtë, fjalët miqësore dhe rrëfimin plot pasion të historisë dhe domethënies së këtij vendi kaq të veçantë.