As #Ireland assumes the Presidency of the Council of the European Union, we extend our best wishes to the Irish Team for a successful and productive term.
We are confident that Ireland's leadership, unwavering commitment to #European values, and strong belief in a united Europe will help advance the Union's priorities at this pivotal moment.
We particularly welcome the Presidency's commitment to keeping EU #enlargement high on its agenda, recognising its strategic importance for the future of #Europe.
As #Albania enters the final phase of its EU accession negotiations, we look forward to working very closely with the Irish Presidency to maintain this positive momentum and bring our shared European future ever closer.
Go n-éirí an t-ádh libh agus gach rath oraibh! 🇦🇱🇮🇪
@HMcEntee@ThomasByrneTD
On this final day, we extend our warmest congratulations #Cyprus for its outstanding leadership, professionalism and dedication throughout the past six months of the Presidency of the Council of the European Union.
At a time of profound geopolitical challenges, Cyprus has steered the Council with vision, unity and a steadfast commitment to advancing the European agenda. Its strong focus on enlargement, including Albania's EU accession path, has been instrumental in sustaining momentum towards a stronger, more united and more resilient #Europe.
#Albania greatly values Cyprus's support and looks forward to building on this progress as we continue working together towards our shared #European future.
Congratulations to @ckombos and @marilena_raouna on a job exceptionally well done.
#Horizon2030
📍 Luxembourg 🇱🇺 -- Pleased to participate in the Conference on EU Support to the Western Balkans, organized by the European Court of Auditors, and to deliver the keynote address on behalf of Albania.
An excellent opportunity to discuss the strategic importance of EU enlargement, the Growth Plan for the Western Balkans, and how reforms and investments are accelerating our path towards EU membership. 🇪🇺🇦🇱
Key messages from my remarks:
• Enlargement is no longer a distant aspiration. It has become a strategic imperative for Europe's security, stability and competitiveness.
• The future of the Western Balkans and the future of Europe are inseparable. Geography, shared interests and common values make enlargement a necessity.
• For Albania, EU membership is our national project, the compass guiding our reforms, institutions and foreign policy.
• The EU Growth Plan proves that where there is political will, Europe can innovate, adapt and deliver.
• The Reform and Growth Facility rewards results, not promises, strengthening governance, accountability and institutional capacity.
• Albania has already unlocked €212.8 million, the highest amount in the Western Balkans, through successful implementation of reforms.
• Greater predictability, clarity and alignment between Growth Plan reforms and the EU accession process will contribute to increase the pace and quality of implementation.
• Through the Western Balkans Investment Framework, reforms and investments reinforce each other, accelerating convergence with the European Union.
• Enlargement is a shared responsibility: candidate countries must continue delivering reforms, while the EU must ensure that genuine progress is recognized and rewarded. Credibility and trust are a must.
#Horizon2030
Një përfundim që nuk le vend për mëdyshje.
Pas afër katër muajsh në detyrë, kohë gjatë të cilës kam takuar dhe biseduar me të gjithë homologët e mi në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në rajon dhe në mbarë hapësirën evropiane; pasi kam zhvilluar qindra takime me zyrtarë, diplomatë, gazetarë, ekspertë dhe studiues që ndjekin e analizojnë zhvillimet gjeopolitike; dhe pasi kam marrë pjesë në dhjetëra ministeriale, konferenca, forume, takime e aktivitete ndërkombëtare, një përfundim del qartë:
👉 Kurrë më parë në historinë e saj, Shqipëria nuk ka pasur një emër më të mirë në botë dhe një zë më të fortë në arenën ndërkombëtare.
👉 Asnjëherë më parë, Shqipëria nuk ka gëzuar marrëdhënie të tilla miqësie e bashkëpunimi, të besueshme dhe të konsoliduara me partnerët dhe aleatët e saj, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh.
👉 Në asnjë moment të historisë sonë, Shqipëria nuk ka qenë më e respektuar, më e vlerësuar, më e dëshiruar dhe më e vizituar se sa është sot, me derën të hapur kudo dhe e mirëpritur gjithkund.
👉 Në çdo kryeqytet ku kam qenë gjatë kësaj kohe, kam ndjerë të njëjtën frymë dhe kam përjetuar të njëjtën gjë: Shqipëria dëgjohet me më shumë vëmendje, trajtohet me më shumë respekt dhe, mbi të gjitha, shihet si një partner serioz, i besueshëm dhe me kontribut konkret e me potencial për të ofruar më shumë, edhe për Evropën edhe për rajonin.
👉 Jo më pak domethënës dhe kuptimplotë është edhe ndryshimi i perceptimit.
Sot, emri #Shqipëri lidhet gjithnjë e më shumë me lirinë, suksesin, zhvillimin, turizmin, mikpritjen, energjinë pozitive dhe një shoqëri dinamike në transformim të pandalshëm, pasqyrimi i një realiteti tërësisht të transformuar: i një Shqipërie më të hapur, më konkurruese dhe më të pranishme se kurrë më parë në hartën politike, ekonomike dhe turistike të Evropës.
👉 Dhe, mbi të gjitha, Shqipëria është në prag të realizimit të ëndrrës që bashkon shqiptarët kudo ku jetojnë, në çdo cep të vendit dhe në çdo anë të globit: anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe rikthimit të plotë në përkatësinë tonë historike, politike dhe qytetëruese evropiane.
Ky nuk është thjesht një moment historik.
Është një mundësi që vjen një herë në breza. Një dritare unike për të përmbushur aspiratën më të madhe kombëtare dhe për ta rikthyer Shqipërinë aty ku ka qenë gjithmonë vendi i saj i natyrshëm.
Por një mundësi e tillë nuk realizohet vetvetiu.
Ajo kërkon edhe më shumë përkushtim, edhe më shumë përgjegjësi, edhe më shumë punë, energji dhe vendosmëri.
Mbi të gjitha, kërkon kontributin e secilit prej nesh, përtej dallimeve politike, bindjeve apo vendit ku jetojmë.
Sepse anëtarësimi në Bashkimin Evropian është projekti ynë kombëtar.
Dhe pikërisht si i tillë, ai kërkon bashkimin e energjive tona më të mira, në mënyrë që këtë moment historik ta shndërrojmë në arritjen më të madhe të Shqipërisë demokratike dhe në një trashëgimi të qëndrueshme për brezat që do të vijnë.
Vetëm një dekikë mjafton për të hedhur vështrimin pas dhe për të kuptuar se ku ishim dhe ku gjendemi sot;
nga kemi ardhur dhe ku po shkojmë;
çfarë trashëguam dhe çfarë duam të ndërtojmë.
Të gjithë së bashku.
#Shqipëria2030
📅 Më 1 korrik, ora 10:00, MEPJ organizon “Ditën e Hapur” Informative mbi procedurat e aplikimit për vizat e tipit C dhe D.
🎯 Gjatë aktivitetit do të mësoni:
✔️ si të aplikoni saktë në sistemin e-Visa; ✔️ dokumentacionin e kërkuar sipas kategorive të vizave; ✔️ gabimet më të shpeshta që sjellin vonesa ose refuzime; ✔️ procedurat e shqyrtimit, ndjekjes së aplikimit dhe apelimit.
💬 Ekspertë nga MEPJ, AKSHI, AKPA dhe DKM do t’u përgjigjen pyetjeve tuaja dhe do të ofrojnë udhëzime praktike.
🤝 Ftojmë bizneset, agjencitë e rekrutimit, agjencitë turistike dhe çdo subjekt të interesuar të bëhen pjesë e këtij takimi informues.
Informohu. Përgatitu. Apliko saktë. Na u bashko!
Ambasadori @AlbAmbUkraine ,mori pjesë në ceremonitë solemne me rastin e 30-vjetorit të Kushtetutës së 🇺🇦,të zhvilluar në prani të Presidentit Volodymyr Zelenskyy dhe të autoriteteve shtetërore.Më 28 qershor 1996,Parlamenti 🇺🇦 miratoi Kushtetutën e parë të shtetit modern
📍 Dubrovnik -- A pleasure to meet with the Minister of Foreign and European Affairs of Slovenia, Tone Kajzer @TKajzer, on the margins of the #DubrovnikForum2026. 🇦🇱🇸🇮
We reaffirmed the excellent relations between our two countries and the strong partnership we have built over the years, reiterating our shared commitment to further deepen bilateral cooperation across areas of mutual interest.
We exchanged views on regional and global developments, emphasizing the importance of strengthening stability and resilience in the Western Balkans and maintaining momentum in the EU #enlargement process.
I expressed my sincere appreciation for #Slovenia's consistent and principled support for #Albania's EU accession path.
I look forward to working closely together to advance our shared #European goals and contribute to a more secure, united, and prosperous Europe.
#Horizon2030
📍 Dubrovnik -- A pleasure to be part of the panel discussion, "The EU and the Western Balkans: Resolving Unfinished Business Together," during the #DubrovnikForum2026.
My key messages:
• EU enlargement process remains the strongest driver of democratic transformation, trust, and long-term stability in the Western Balkans. #Albania's ambition is clear, and our roadmap is realistic: to conclude negotiations by closing all negotiating chapters by the end of 2027. Delivering on reforms and maintaining the credibility of the accession process must go hand in hand.
• #Regional cooperation must remain a strategic priority. Advancing shared interests through practical cooperation strengthens resilience, prosperity, and the region's European perspective.
• We need to further strengthen #bilateral relations among all Western Balkan countries. Good neighbourly relations and constructive dialogue are indispensable for lasting stability and successful EU integration.
In this respect, supporting #Kosova in strengthening its democratic institutions is not only an act of solidarity with Europe's youngest country; it is also an investment in our common #European future. A stable, democratic, and prosperous Kosova contributes to a stronger and more secure Europe.
• #Transatlantic relations remain a cornerstone of European security. For Albania, EU accession and the transatlantic partnership are two sides of the same coin, mutually reinforcing pillars of peace, security, and our future.
#EUEnlargement
#Horizon2030
🇦🇱🇪🇺 Më 26-27 qershor, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci, një platformë e rëndësishme ndërkombëtare për dialogun mbi të ardhmen e Evropës dhe sfidat globale, e organizuar prej më shumë se dy dekadash.
Në kuadër të temës së këtij edicioni, “Koha e multipolaritetit: Shumë drejtime, një e ardhme”, Ministri Hoxha përcolli një mesazh të qartë: për Shqipërinë ka vetëm një drejtim që të çon drejt së ardhmes sonë - anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Teksa vendi ynë avancon në këtë rrugëtim, Shqipëria mbetet e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal, mbështetjen e vlerave euroatlantike dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët për një Evropë më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të begatë. 🤝
#Shqipëria #BE #DubrovnikForum #Diplomacy #Europe #Future
📍 Dubrovnik -- Pleased to reconnect with a former colleague and friend, and now the OSCE Secretary General, Feridun H. Sinirlioğlu.
We had an open exchange on the security situation and current developments across the #OSCE area, including the Western Balkans.
I reaffirmed Albania's commitment to strengthening the role of the OSCE, promoting dialogue and regional cooperation, and upholding the principles that safeguard peace, security, and stability both in our region and across the entire OSCE area.
📍 Dubrovnik -- On the sidelines of the #DubrovnikForum2026 I met with Dr. Oleg Levitin, Head of Political Affairs at the EBRD.
We reaffirmed the excellent partnership between #Albania and the #EBRD, a trusted development partner that has played a pivotal role in supporting our country's economic transformation over the years.
I briefed on Albania's EU accession process, which has entered its most decisive phase, and exchanged views on the current dynamics in the Western Balkans, underlining the importance of regional cooperation and stability.
Looking ahead to the EBRD Annual Meeting and Business Forum, which Albania will host in 2028, we agreed that this is a strong recognition of our economic progress, ambitious reform agenda, and growing investment potential.
#Horizon2030
📍 Dubrovnik -- Pleased to meet with Ms. Ivana Živković, UNDP Assistant Administrator and Director for Europe and the CIS.
We reaffirmed the strong and longstanding partnership between #Albania and #UNDP, built on more than three decades of impactful cooperation. 🇦🇱🤝🇺🇳
As the largest UN agency in Albania, UNDP plays an important role in supporting our EU accession process and advancing our development priorities, from governance and economic growth to social inclusion and climate resilience. The #EU4Schools Programme represents a flagship example of the continued partnership between the Government, the EU and UNDP, delivering tangible results for our citizens.
We look forward to presenting Albania's Voluntary National Review this July, an important opportunity to showcase the country's progress in implementing the Sustainable Development Goals and to reaffirm our commitment to the 2030 Agenda.
Pleased to participate in the #DubrovnikForum2026, an important platform for dialogue on Europe's future, regional security, and global challenges.
This 19th edition of the Forum is centered on the theme: "The Age of Multipolarity: Many Directions, One Future."
For #Albania, however, there is only one direction that leads to our future: EU accession.
As we advance on this path, we remain committed to strengthening regional cooperation, upholding Euro-Atlantic values, and working closely with our partners to build a more secure, resilient, and prosperous #Europe.
#Horizon2030
📍 Dubrovnik -- Gjithmonë është kënaqësi të takohem me Ministrin @KonjufcaGlauk, mikun tim Glauk.
Biseduam për zhvillimet në Shqipëri, në Kosovë, në rajonin tonë, si edhe për dinamikat #evropiane me interes të përbashkët.
Ndërsa #Kosova është në procesin e analizimit të rezultateve të zgjedhjeve për krijimin e institucioneve të reja dhe #Shqipëria sapo ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkëmbimi i ideve, analizave dhe qasjeve si dhe koordinimi i ngushtë me synim forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mbeten çelësi për avancimin e interesave tona reciproke e të përbashkëta.
Duke vepruar së bashku dhe me vizionin e qartë të së ardhmes do të mund ta ruajmë dhe ta forcojmë më tej lidhjen tonë të pathyeshme, në funksion të një Shqipërie më të fortë, më të begatë dhe të integruar në #BE, dhe Kosovës po aq të fortë, më të zhvilluar e më të sigurtë.
Ky është njëkohësisht një investim kyç si për forcimin e bashkëpunimit rajonal ashtu edhe për të ardhmen tonë të përbashkët në familjen #euroatlantike.
#Shqipëria2030
Gjatë vizitës së punës në Qipro, Ministri Hoxha, dhe homologu i tij qipriot, Kombos, zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në deklaratën e tij, Ministri Hoxha vlerësoi mbështetjen e Qipros për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit dypalësh në fusha si turizmi, energjia, teknologjia dhe investimet, si edhe nënvizoi perspektivën e nisjes së lidhjes direkte ajrore Tiranë, Nikozi.
Ministri ritheksoi gjithashtu qëndrimet e Shqipërisë mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e njohjes së Kosovës për sigurinë evropiane, si dhe mbështetjen për paqen, dialogun dhe bashkëpunimin në rajonin e Mesdheut.
Lexoni deklaratën e plotë: https://t.co/ibKIeOHMJQ
📍 Nicosia -- An excellent meeting with H.E. Annita Demetriou, President of the House of Representatives of Cyprus. 🇦🇱🇨🇾
We discussed ways to further deepen inter-parliamentary cooperation through enhanced exchanges between parliamentary committees, the sharing of legislative expertise and best practices, and continued collaboration in support of democratic governance and institutional strengthening.
We underscored the important role of parliamentary diplomacy as a key pillar in advancing the European integration process, promoting democratic values, and strengthening people-to-people ties.
We reaffirmed our shared commitment to further strengthening our partnership and to expanding cooperation in all areas of shared interest.
#Horizon2030
📍 Nicosia -- An excellent meeting with Constantinos Kombos, @ckombos, Minister for Foreign Affairs of Cyprus.
I expressed our sincere gratitude for Cyprus’s steadfast support for Albania’s EU accession process, particularly in relation to the successful completion of the #IBAR, a landmark achievement and a decisive milestone on Albania’s EU path.
EU membership, through a fair, credible, and merit-based negotiation process, is our foremost strategic objective and the strongest catalyst for democratic consolidation, institutional transformation, economic modernization, and sustainable development.
We reaffirmed the excellent state of relations between our two countries and our shared ambition to further strengthen this partnership and expand cooperation across a broad range of areas.
While our political dialogue is already strong and constructive, we agreed to explore practical avenues for enhancing economic and business ties, including trade, investment, tourism, education, and other sectors of mutual interest that can bring tangible benefits to our peoples and economies.
We also exchanged views on key regional and international developments, with particular attention to the #Mediterranean, the #MiddleEast, the #WesternBalkans, and the broader European agenda, reaffirming our shared commitment to peace, stability, effective #multilateralism, and international cooperation.
Thank you, Minister Kombos, for your warm #hospitality, the thoughtful and substantive discussions, and your readiness to continue working closely together.
As we mark the 35th anniversary of the establishment of diplomatic relations between #Albania and #Cyprus, we look forward to further strengthening our partnership, advancing our common #European agenda, promoting regional stability, and deepening cooperation for the mutual benefit of our countries and peoples. 🇦🇱🤝🇨🇾
#Horizon2030
📍 Nicosia -- I was honored to meet H.E. Nikos Christodoulides, @Christodoulides, President of the Republic of Cyprus. 🇦🇱🇨🇾
Our discussions reaffirmed our shared commitment to further enhance political dialogue, expand bilateral cooperation across key sectors, and continue working closely together in advancing our common European agenda.
I congratulated #Cyprus on the excellent work accomplished during its Presidency of the Council of the European Union. At a time of heightened global uncertainty and growing security challenges, Cyprus has successfully advanced an ambitious agenda focused on building a more resilient, strategically autonomous, and forward-looking European Union.
In this respect, I expressed our gratitude for Cyprus’s leadership, commitment, and steadfast support for the #enlargement process, and for Albania’s EU accession path in particular. The successful completion of the #IBAR during the Cyprus Presidency represents a landmark achievement in Albania’s accession journey and will be remembered as a decisive milestone that paved the way for the next phase of negotiations towards EU membership.
We also exchanged views on regional and international developments and discussed developments in the #Mediterranean and the #MiddleEast, underlining the importance of safeguarding peace, stability, and security in these strategically important regions. We reaffirmed our shared belief that dialogue, diplomacy, and cooperation remain the most effective tools for addressing challenges and preventing tensions.
As Albania pursues its European ambition, we look forward to further deepening our friendly relations and partnership with Cyprus, built on mutual respect, guided by our common values and our shared commitment to a stronger and more united #Europe.
#Horizon2030
Kënaqësi të prisja sot në një takim Kryetaren e Komunës së #Preshevës, znj. Ardita Sinani.
Biseduam mbi projektet e përbashkëta dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Preshevën dhe shqiptarët në #Luginë, si pjesë e angazhimit tonë të pandërprerë për forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve kudo që jetojnë dhe për krijimin e më shumë mundësive për zhvillim, arsim, kulturë dhe mirëqenie.
Nënvizova se bashkëpunimi, solidariteti dhe fryma vëllazërore e besimit mes nesh janë vlera të çmuara që nuk mund dhe nuk duhet të cenohen nga askush, aq më pak nga ata që kërkojnë të shfrytëzojnë çdo mundësi për të nxitur ndasi e përçarje. Uniteti dhe solidariteti mes shqiptarëve kudo që jetojnë janë investimi më i mirë për paqen, sigurinë, zhvillimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit tonë.
#Shqipëria do të vijojë të jetë pranë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke mbështetur përpjekjet e tyre legjitime për ruajtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar, zhvillimin ekonomik dhe social, si dhe respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të tyre, në përputhje me standardet evropiane dhe vlerat e fqinjësisë së mirë.
Pata kënaqësinë të zhvilloj sot një takim shumë të këndshëm me të rinjtë e #Akademisë Politike të #Bashkimit Demokratik për Integrim, në një atmosferë të hapur dhe me një shkëmbim të gjallë mendimesh mbi zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe më gjerë. 🇦🇱🇲🇰
Diskutuam mbi rëndësinë e veçantë që kanë marrëdhëniet mes dy vendeve tona, të cilat përbëjnë një shembull të shkëlqyer të fqinjësisë së mirë, partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit të ngushtë. Këto marrëdhënie marrin një peshë të veçantë edhe për faktin se shqiptarët në #Maqedoninë e Veriut përbëjnë një faktor me rol jetik në shtetformimin, stabilitetin, zhvillimin demokratik dhe procesin e integrimit evropian të vendit.
Theksova, ndër të tjera, rëndësinë themelore të ruajtjes së frymës dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes së #Ohrit, si gurthemeli i bashkëjetesës ndëretnike dhe i karakterit multietnik të Maqedonisë së Veriut. Në këtë kuadër, nënvizova domosdoshmërinë e ruajtjes, respektimit dhe avancimit të të gjitha të drejtave dhe arritjeve të garantuara nga #Kushtetuta dhe legjislacioni i vendit, në përputhje me parimet demokratike dhe standardet evropiane, si një element thelbësor për forcimin e kohezionit të brendshëm dhe përparimin e mëtejshëm të vendit në rrugëtimin e tij evropian.
Bashkëbisedimi preku gjithashtu zhvillimet në #Kosovë dhe në rajon, në frymën e një dialogu të hapur, konstruktiv dhe me vëmendje të veçantë ndaj sfidave të përbashkëta dhe perspektivës evropiane të rajonit tonë. Në këtë kuadër, theksova se lidhja e pazgjidhshme e shqiptarëve kudo ku jetojnë dhe angazhimi i tyre i qëndrueshëm dhe mbështetja e vazhdueshme në favor të integrimit #evropian dhe #euroatlantik përbëjnë një investim madhor në shërbim të paqes, stabilitetit, zhvillimit dhe prosperitetit të të gjithë rajonit.
Vlerësova nivelin e lartë të pjekurisë në gjykim dhe të kulturës politike që këta të rinj dëshmojnë në trajtimin e çështjeve që lidhen jo vetëm me zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, por edhe me dinamikat rajonale dhe ndërkombëtare, dhe bindjen se e ardhmja e rajonit tonë është e lidhur pazgjidhshmërisht me Evropën, me demokracinë dhe me vlerat e bashkëpunimit e të mirëkuptimit mes popujve.