I had a productive and forward-looking discussion today with Lord Wood of Anfield, Parliamentary Under-Secretary of State at the Foreign, Commonwealth & Development Office. 🇦🇱🇬🇧
The Albania–UK relationship has evolved into a truly strategic partnership, grounded in shared values, mutual trust and a common commitment to security, prosperity and our responsibilities as close partners and #NATO Allies.
Our discussion focused on advancing cooperation on European security and defence, expanding trade and investment opportunities, and deepening collaboration across a broad range of areas of mutual interest. We reaffirmed our shared commitment to supporting #Ukraine and to strengthening European security in an increasingly complex geopolitical environment.
We also exchanged views on developments in the Western Balkans and Albania’s EU accession path. I highlighted Albania’s renewed efforts to strengthen national resilience against growing hybrid threats and other forms of malign foreign interference. We agreed to further strengthen our cooperation in this field, as part of our shared commitment to a peaceful, resilient and stable region.
Albania and the United Kingdom have demonstrated what close, trusted and ambitious partners can achieve together. I look forward to working closely with Lord Wood and the leadership of the @FCDOGovUK to translate our strong political ties and shared vision into concrete and lasting benefits for our countries, our economies and our citizens.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, më 26 gusht 2026, përfundoi operacioni për riatdhesimin vullnetar nga Siria të pesë shtetasve shqiptarë, nga të cilët gra e fëmijë.
Operacioni është kurorëzim i një pune të gjatë dhe të kujdesshme, që kërkoi koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve shqiptare, përfaqësive tona diplomatike dhe konsullore, si dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.
Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga zona të prekura nga konflikti është shprehje e përgjegjësisë së shtetit për mbrojtjen e qytetarëve të vet, edhe në rrethana të vështira dhe komplekse. Kthimi i tyre në atdhe përmbyll një fazë të rëndësishme të këtij procesi, por jo përgjegjësinë institucionale ndaj tyre.
Pas mbërritjes në Shqipëri, shtetasve të riatdhesuar do t’u ofrohet asistenca e nevojshme dhe do të kryhen vlerësimet shëndetësore dhe psikosociale. Institucionet përgjegjëse do të vijojnë në mënyrë të koordinuar punën për akomodimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme falënderon institucionet dhe strukturat shqiptare të angazhuara në këtë proces, si dhe autoritetet e huaja, veçanërisht ato siriane, që mundësuan përfundimin e procedurave dhe tranzitin e sigurt të shtetasve.
Realizimi i operacionit dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të veprimit të bashkërenduar në përmbushjen e përgjegjësive të shtetit ndaj qytetarëve të tij.
Task-Forca ndërinstitucionale do të vijojë punën si për ndjekjen e plotë të procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit, ashtu edhe për riatdhesimin e shtetasve të tjerë shqiptarë, sa herë që krijohen kushtet e nevojshme për kthimin e tyre të sigurt.
It was a pleasure to welcome today H.E. Dr. Ali Obaid Ali Alyabhouni Aldhaheri, Non-Resident Ambassador of the United Arab Emirates to Albania. 🇦🇱🇦🇪
The relationship between #Albania and the #UAE continues to grow from strength to strength.
As the UAE prepares to open a full-fledged Embassy in Albania, we look forward to deepening our cooperation across key sectors, including investment, energy, infrastructure, innovation, tourism and trade, and to advancing ambitious projects that create new opportunities, shared prosperity and stronger ties between our two countries.
Albania will continue to stand in full solidarity with the UAE as it demonstrates remarkable resilience in the face of the vicious, unprovoked and unjustified attacks by #Iran, defending its sovereignty, security and territorial integrity.
We reaffirm our unwavering commitment to continue working closely together to further strengthen our excellent relations and to promote peace and security, sustainable development, and a rules-based international order.
.@MartaKosEU today in Croatia:
“Today EU enlargement is about much more than simply enlarging our Union. ... Enlargement is about making ourselves stronger.”
We fully agree, Commissioner.
Through its full and unwavering alignment with the EU's Common Foreign and Security Policy and Common Security and Defence Policy, its active participation in EU-led missions and operations, its constructive and stabilising role in the Western Balkans, and its steadfast commitment to democratic values, reforms and the rule of law, #Albania is already contributing to a stronger Europe.
Ours is an open and outward-looking society, firmly anchored in European values, with a long tradition of coexistence, tolerance and respect for diversity.
Albania's accession to the European Union will not only fulfil the aspirations of its citizens. It will also strengthen the Union itself, enhancing its security, stability, influence and cohesion.
A stronger Albania in Europe means a stronger #Europe as a whole. 🇦🇱🇪🇺
#Albania2030
https://t.co/OZ945bdmcE
On Ukraine’s Independence Day, Albania stands with the Ukrainian people as they defend the very meaning of independence: the right of a free nation to determine its own future.
Ukraine’s courage and resilience are a defence not only of its sovereignty and territorial integrity, but of the principles on which a free and peaceful Europe is built.
Albania will continue to stand firmly with Ukraine, for a just and lasting peace, accountability, and Ukraine’s rightful place in our European family.
Happy Independence Day, Ukraine. 🇦🇱🤝 🇺🇦
Në Ditën Evropiane të Kujtesës për Viktimat e Regjimeve Totalitare dhe Autoritare, kujtojmë miliona njerëz, të drejtat dhe dinjiteti i të cilëve u shkelën dhe jetët e të cilëve u sakrifikuan nga regjime të ndërtuara mbi represionin, frikën dhe mohimin e lirisë njerëzore.
Për Shqipërinë 🇦🇱, kjo ditë ka një domethënie të veçantë. Historia jonë na kujton se liria dhe demokracia nuk mund të merren kurrë si të mirëqena dhe se përballja e ndershme me të kaluarën mbetet pjesë e domosdoshme e mbrojtjes së tyre në të ardhmen.
I kujtojmë viktimat. I nderojmë ata që rezistuan. Dhe riafirmojmë angazhimin tonë për një Evropë demokratike, të ndërtuar mbi ligjin, rregullat dhe vullnetin e shprehur përmes votës së lirë, ku asnjë ideologji, shtet apo udhëheqës nuk mund të qëndrojë mbi ligjin, dinjitetin njerëzor dhe lirinë.
Kujtesa është jo vetëm nderim për të shkuarën, por edhe përgjegjësi për të ardhmen.
Në vazhdën e tërmetit të fortë të orëve të para të mëngjesit të datës 23 gusht, me epiqendër në Prefekturën Ibaraki dhe që përfshiu edhe gjithë zonën e Tokios, për të cilin fatmirësisht deri më tani nuk raportohen viktima apo dëme të mëdha, por vetëm të lënduar të cilëve ju urojmë shërim të shpejtë, si edhe të reshjeve të rrëmbyeshme të ditëve të fundit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Japoni u rekomandon shtetasve shqiptarë rezidentë, si edhe atyre që vizitojnë 🇯🇵, të ndjekin me vëmendje dhe të zbatojnë me përpikmëri njoftimet dhe udhëzimet e autoriteteve vendase.
Lidhjet ku mund të përftohet informacion i përditësuar zyrtar nga autoritetet respektive:
https://t.co/kHjiLSVz5d
国土交通省 防災ポータル
https://t.co/l2Nybxg0cL
https://t.co/scnvubVH5P
Për nevoja të rastit, ambasada mund të kontaktohet në çdo kohë si më poshtë:
WhatsApp: +81–70-9023-3905
E-mail: [email protected]
Faleminderit për vëmendjen!
Në përfundim të një vere të shkurtër, pata kënaqësinë të zhvilloj sot një takim pune me drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë në #Luginën e Preshevës:
Deputetin në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi; Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Enkel Rexhepi;
Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti si dhe
Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani,
duke filluar kështu sezonin e ri me një nga përparësitë e qëndrueshme të aksionit tonë #diplomatik.
Një bisedë e lirë, e drejtpërdrejtë, por mbi të gjitha vëllazërore dhe përmbajtësore, për çështjet që na bashkojnë dhe që kërkojnë bashkërendim të vazhdueshëm: mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen e identitetit dhe forcimin e përfaqësimit të tyre me fuqi reale në jetën politike dhe institucionale të #Serbisë, si dhe adresimin e nevojave konkrete të qytetarëve të Luginës.
Përfaqësimi real dhe i denjë, ruajtja dhe forcimi i identitetit kombëtar, arsimimi, zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për të rinjtë nuk janë çështje episodike. Ato kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, bashkërendim dhe veprim konkret.
#Shqipëria do të vijojë të jetë pranë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me angazhim, dialog dhe mbështetje konkrete.
Puna vazhdon.
MEPJ shpreh keqardhje për faktin që, në një aktivitet kulturor të zhvilluar dje në Pustec, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe të Kryetarit të Bashkisë, nuk u luajt edhe Himni Kombëtar Shqiptar, krahas atij të Maqedonisë së Veriut.
Edhe pse aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë dhe të zgjedhurve vendorë i jepte atij një dimension të veçantë publik. Në këtë kontekst, mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e shkruara dhe të pashkruara të mirësjelljes dhe protokollit, të cilat kërkojnë dhe imponojnë respektimin e simboleve kombëtare krahas atyre të komuniteteve që ato përfaqësojnë.
Respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi. Ai është pjesë e etikës institucionale, e protokollit dhe, mbi të gjitha, e respektit të ndërsjellë, veçanërisht në një hapësirë ku bashkëjetojnë komunitete dhe identitete të ndryshme.
Në Pustec, ashtu si në çdo hapësirë të Republikës së Shqipërisë, respekti për simbolet kombëtare është pjesë e respektit për vetë qytetarët, për vlerat e bashkëjetesës demokratike dhe kulturës qytetare që na bashkon. Është gjithashtu themel i fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndërmjet njerëzve dhe shteteve tona.
Ajo që ndodhi në Pustec është një parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë lagje të Europës.
Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi paraprakisht që të luhej edhe himni shqiptar. U injorua dhe më pas kërkoi ndjesë për një faj që nuk ishte i tij. U tregua një shtetar dhe qytetar i denjë i Shqipërisë Europiane, në nder të vetes dhe të komunitetit të tij maqedonoverior, të cilit i duam vetëm më të mirën🤝
Ne e kemi nderuar edhe atë komunitet të vockël me një status të posaçëm si bashki më vete, pikërisht sepse për Shqipërinë minoritetet nuk janë statistikë, por pasuri kombëtare, dhe qytetarët minoritarë nuk janë numra, por vëllezër e motra me të njëjtat liri dhe të drejta si të gjithë ne🇦🇱❤️🇲🇰
Tani, kjo ardhja e herëpashershme në territorin tonë e trupave të cirkut të nacional-folklorizmit ballkanik, herë nga një vend, herë nga një tjetër e herë nga një tjetër akoma, nuk se na shqetëson për vete, për sovranitetin e Shqipërisë jo e jo, por as për ekuilibrat e jetës politike këtu brenda, ku nuk ka mushkë Troje të rritur në kodrat tona apo “diasporë” të eksportuar nga brenda lagjes sonë që na lëkund, sepse Shqipëria Europiane e ka kaluar tanimë adoleshencën e saj si shtet demokratik😍
Gjithësesi, u shpreh sot një keqardhje të sinqertë për të gjithë sponsorëve të këtij cirku të lashtë flamujsh në epokën e Inteligjencës Artificiale, ndërsa mëmëdhetarëve mes nesh që në kësi rastesh hidhen përpjetë përpara pasqyrave të tyre digjitale, duke kërkuar përgjigje me të njëjtën monedhë, u them:
Jo, Shqipëria, Europa e Ballkanit, kurrsesi nuk mund t’ia lejojë dhe nuk do t’ia lejojë vetes ta zbresë monedhën e vlerave të saj në nivelet e parodisë së Pustecit🇦🇱🦅🇪🇺
Një tjetër vlerësim për #pasaportën shqiptare, një tjetër lehtësim për lëvizjen e lirë dhe mobilitetin e qytetarëve tanë.
Duke filluar nga 15 gushti 2026, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë pa vizë në #Marok 🇲🇦 për qëndrime afatshkurtra.
Një hap i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit Shqipëri–Marok, më shumë mundësi për kontakte mes qytetarëve dhe një pasaportë shqiptare gjithnjë e më të fortë e të besueshme në botë. 🇦🇱🇲🇦
Shqipëria e mirëpret nënshkrimin nga Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes dy vendeve. Një hap i rëndësishëm që u garanton qytetarëve tanë njohjen e periudhave të punës dhe transferimin e kontributeve të tyre shoqërore edhe në Poloni.
Kjo marrëveshje i bashkohet marrëveshjeve të ngjashme që Shqipëria ka lidhur me vende si Italia, Gjermania, Austria, Belgjika, Franca, Zvicra, Hungaria, Kanadaja dhe të tjera.
Më shumë të drejta e mundësi për shtetasit tanë që jetojnë jashtë vendit. 🇦🇱🇵🇱🇪🇺
25 vjet më parë, Ohri dëshmoi se paqja nuk ndërtohet mbi ndarjen, por mbi dialogun, barazinë dhe respektin për tjetrin.
Sot, Marrëveshja Kornizë e Ohrit mbetet një nga arritjet më të rëndësishme politike të rajonit dhe një themel i Maqedonisë së Veriut demokratike, multietnike dhe evropiane.
Në 25-vjetorin e saj, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha shkruan mbi trashëgiminë e Marrëveshjes së Ohrit, të drejtat e shqiptarëve dhe përgjegjësinë për ta ruajtur dhe çuar përpara atë që u arrit në vitin 2001.
🔗 Lexoni shkrimin e plotë:
https://t.co/XpNwBkGTSj
My dear friend Volodymyr Zelensky stood in Belgrade and said Ukraine has not changed its position and will not recognize Kosova. Within the hour, the loudest folk nationalists in Tirana and Pristina were already reaching for the geopolitical calculator: perhaps we should punish Ukraine, stop cheering for the free and mourning for the bombed. The most reckless among them threw stones at us for not giving up on Ukraine. Some even cheered for Russia!
What a shame to lose sight of the simple truth that freedom does not work on cashback.
Standing against a war of aggression and for a just peace is not a receipt you tear up when the victim of a barbaric aggression disappoints you. It is not a favour traded for a favour, but it is who you are and what you stand for in this messy world. And fortunately Albania is not a small man calculating who owes whom, but the Europe of the Balkans that shows the way through its faith in freedom, democracy and peace, and through the strength of its example.
Ukraine can be, and yes, it is wrong about Kosovo, but its right to be free remains unquestionable, and fighting for that right means fighting for Europe and for ourselves too. These truths can live perfectly well in the same sentence. Albania is grown enough to carry both and will carry both.
So yes: FREE UKRAINE. Today, tomorrow and always 🇦🇱🇽🇰🇺🇦
International #YouthDay is an important reminder of the vital role that young people play in shaping both our present and our future. Their talent, creativity, energy and determination are indispensable to our shared effort to build a stronger, more prosperous and ever more #European Albania. Young people are not merely beneficiaries of progress; they are active contributors and co-creators of a more democratic, dynamic and forward-looking society.
Since the first days of my mandate as #Minister for Europe and Foreign Affairs, I have had the privilege of meeting high school and university students in cities across Albania. These encounters have provided valuable opportunities for open, candid and meaningful #dialogue about their aspirations, ambitions and concerns. Above all, they have revealed a generation eager to contribute, determined to make its voice heard, and ready to play an active role in shaping Albania’s European future.
Through our initiative, “EU and You – #Europe Starts at Home,” we have exchanged ideas, perspectives and experiences, while listening carefully to the views and proposals of young people as Albania advances towards its strategic objective of European Union membership. This enriching journey will continue after the summer break, reaching new cities and creating additional opportunities for genuine engagement with young people throughout the country.
Today is also an opportunity to recognise the contribution of a new generation of diplomats and young professionals who bring fresh perspectives, innovation, energy and exceptional potential to the Albanian #Foreign Service. Confident in the capacity of young professionals to make a meaningful contribution to public service, this year we launched a new merit-based recruitment process aimed at attracting the best talent. We will continue to invest in competence, professionalism and excellence, opening doors to young people who can become valuable partners in advancing our national interests and fulfilling our responsibilities and commitments on Albania’s path towards EU membership.
As Albania moves closer than ever to the European Union, the role of young people becomes even more important. The accession process is not only about institutions, legislation or negotiations. It is equally about preparing a new generation to lead, innovate and uphold the values upon which our European future will be built.
Europe is not simply the destination we aspire to reach. First and foremost, it is the standard we must build at home, every day, through our institutions, our society and our people. Young Albanians have an essential role in making that vision a reality.
Their voice matters.
Their talent matters.
Their determination matters.
Their future is #Albania’s future.
Their future is Europe’s future. 🇦🇱🇪🇺
#Albania2030
A response from Minister of State and Chief Negotiator Majlinda Dhuka to Serbia’s Minister for European Integration, Nemanja Starović, on the Ibër river:
“The river flows forward. History does too.”
I appreciate the calmer closing sentiment of @markodjuric's message, because that is precisely where our region’s future lies: not in threats and accusations, but in dialogue, trust and pragmatic cooperation.
And that brings us back to where this exchange started. #Water.
Water is life. It does not carry a passport, read political maps or stop to ask which side of a border it is flowing through. Turning it into an instrument of punishment is therefore not simply somebody else’s business.
So yes, the #Ibar does not flow through Albania. But if tomorrow someone threatened to cut Serbia off from water flowing through their territory, Albania would be just as vocal. Not because that water would somehow end up in Albania, but because such a threat would poison the peaceful coexistence of this neighbourhood we all share.
That is what neighbours are for, aren’t they? Not to calculate whether the water reaches their own tap before deciding whether they care, but to care before such calculations come to define the neighbourhood we live in.
So perhaps we can leave the hydrology here and agree on something simpler. Rivers should carry water, not threats, and borders should define jurisdictions, not divide our responsibility for peace.
And as for all the “Greater” things summoned into this discussion, Albania remains interested in only one: a Greater #EuropeanUnion, embracing Kosova, Serbia, Albania and the rest of our region.
Our doors and our phone lines are wide open too, as are our minds, when it comes to building more concrete examples of what Albanians and Serbs can accomplish together.
So let’s keep going with more #Europe, less mythology, and more reasons to look at our past through the eyes of the future, rather than looking at our future through the eyes of the past.
And, yes, water for everyone. To drink in peace and to irrigate, just as peacefully, the fertile lands of our common beautiful neighbourhood.