Dita e Liqenit, Pogradec ☀️🏞
E kishim parashikuar ndryshe dhe me më shumë aktivitete 🚣♂️ hapjen e sezonit veror për këtë vit, por për shkak të rrethanave nuk ishte e mundur.
Nga "Sheshi i Trëndafilave" që kanë nisur lulëzimin. Ditë më të bukura do të vijnë, ashtu si ky shesh së shpejti do jetë një nga atraksionet kryesore të Pogradecit.
#Bashkëiadalim
Bashkia Pogradec vijon nga puna për shpërndarjen e paketave familjare ushqimore. Për dt 16.04.2020 janë shpërndarë:
•74 paketa ushqimore familjare në njësinë Buçimas dhe fshatrat e saj.
Për 48 orët e fundit nga grupet e terrenit janë dhënë
• 54 shërbime në familje.
Një takim falenderimi dhe mirënjohjeje për punën plot sakrifica dhe lojën plot emocione që kanë dhuruar deri më tani për sportdashësit. Edhe 6 ndeshje kanë mbetur që liqenorët të ngjiten sërish në Superligë.
#PogradecinëSuperligë
https://t.co/8dZ0vb7F9u
Çerravë/ Prurjet e shumta të lumit si pasojë e rreshjeve të shiut kanë rrëzuar urën që lidh Çerravën me Qershizën. Grupet e punës të bashkisë janë prej orëve të para të ditës në terren, për të bërë të mundur zgjidhjen e problemit. Do rindërtohet ura për banorët dhe automjetet.
Jemi në gadishmëri!
Reshjet intensive kanë shkaktuar probleme me ujrat në lumin e Rrëmenj. Bashkia Pogradec, punonjësit e saj në bashkëpunim me firmën 4AM që punon në rrugën Pogradec-Tushemisht, janë duke punuar pandalur për të bërë të mundur normalizimin e situatës së krijuar.
Gëzuar 7 Marsi, festa e mësonjësve!
Respekt, nirënjohje dhe krenari për çdo mësues/e që i ka dedikuar jetën arsimimit të brezave✍. Përulje për punën e atyre që nuk janë më mes nesh por që me punën e tyre të pa kursyer kanë dhënë dije për të gjithë ne.
Gëzuar!💐
Aktivitet kushtuar 7 Marsit.
7 Mars ora 10:00 në nder të ditës së mësuesëve organizojmë aktivitetin:
"Mësuesi është si një qiri që tret veten për të ndriçuar rrugën e të tjerëve"
Organizimi do të mbahet në Sallën e Këshillit Bashkiak.
Trebinjë/ Adminstrata në terren për problematikat me cilat përballen banorët në çdo fshat. Dunica ndalesa e radhës për të diskutuar mbi zgjidhjet e mundshme për problemet e komunitetit.