📌 Dogana në 1 Javë |
Përmbledhje e aktiviteteve kryesore:
🔹 U miratuan dy udhëzime të reja për vlerësimin doganor të mallrave dhe zbatimin e kompetencës territoriale, me synim standardizimin e procedurave, rritjen e transparencës dhe harmonizimin me standardet europiane.
🔹 Dogana Shqiptare dhe Dogana e Maqedonisë së Veriut avancuan hartimin e Protokollit për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta kufitare, me fokus lehtësimin e tregtisë, uljen e kohës së pritjes dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar.
🔹 Dogana Durrës konstatoi një rast të mosdeklarimit të mallrave, duke zbuluar dhe sekuestruar 8 motoçikleta të padeklaruara gjatë kontrolleve të një ngarkese.
🔹 Dogana Rinas, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, goditi një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 46 kg Cannabis sativa në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
🔹 Në Tiranë u zhvillua një takim rajonal në kuadër të projektit Hermes të UNODC, me fokus sigurinë e dërgesave postare, shkëmbimin e informacionit dhe forcimin e bashkëpunimit për luftën kundër aktiviteteve të paligjshme.
➡️ Një javë me hapa konkretë drejt modernizimit të administratës doganore, rritjes së sigurisë kufitare dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.
📍 Në kuadër të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, Administrata Doganore, përmes Doganës Rinas, në bashkëpunim🤝 me strukturat e Policisë së Shtetit, goditi një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas🛬.
Gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të pasagjerëve të një fluturimi me itinerar Toronto – Rinas, u identifikuan dy valixhe që ngjallën dyshime për përmbajtje të kundërligjshme. Pas kontrollit fizik të kryer në prani të poseduesve të bagazheve, u sekuestruan 46 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis sativa, të ndara në 89 paketime.
Rasti po ndiqet nga strukturat kompetente të Policisë së Shtetit, të cilat vijojnë veprimet procedurale dhe hetimore.
Administrata Doganore mbetet e angazhuar në forcimin e kontrolleve kufitare dhe bashkëpunimin e ngushtë me agjencitë ligjzbatuese për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe të çdo veprimtarie tjetër të paligjshme.
🇦🇱🤝🇲🇰 Bisedova sot në pikën e përbashkët kufitare Qafë Thanë–Qafasan me homologun tim nga Maqedonia e Veriut, Boban Nikolovski dhe përfaqësues të misioneve të OSBE-së në të dy vendet, mbi zbatimin praktik të Marrëveshjes Ndërqeveritare për Kontrollet e Përbashkëta Kufitare dhe përfundimin e hartimit të Protokollit përkatës.
Këto dokumente synojnë rritjen e efikasitetit të kontrolleve doganore, lehtësimin e tregtisë dhe përmirësimin e menaxhimit të kufirit, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian🇪🇺 dhe objektivat e integrimit rajonal.
Përmes këtij Protokolli do të harmonizojmë procedurat doganore, do të koordinojmë më mirë përdorimin e burimeve dhe do të forcojmë kontrollet, duke lehtësuar njëkohësisht tregtinë e ligjshme dhe lëvizjen e udhëtarëve.
Protokolli i ri pasqyron angazhimin e përbashkët të Administratës Doganore Shqiptare dhe Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut për modernizimin e procedurave kufitare, rritjen e efikasitetit operacional, forcimin e sigurisë dhe lehtësimin e tregtisë, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian të rajonit.
Theksova se bashkëpunimi ndërmjet dy administratave është një shembull konkret i partneritetit që sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe biznesin.
✍️ Miratova udhëzimin e ri për vlerësimin doganor të mallrave, që synon unifikimin e praktikave të vlerësimit, rritjen e transparencës dhe garantimin e një trajtimi të barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë.
Udhëzimi përbën një dokument praktik pune për strukturat doganore që ushtrojnë funksionet e kontrollit dokumentar, analizës së riskut dhe vlerësimit doganor, duke standardizuar procedurat dhe metodologjinë e ndjekur në procesin e përcaktimit të vlerës doganore.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme që sjell ky udhëzim është orientimi drejt përdorimit sa më të gjerë të vlerës së transaksionit dhe të të dhënave për mallrat identike ose të ngjashme, në përputhje me legjislacionin kombëtar, Marrëveshjen për Zbatimin e Nenit VII të GATT 1994 dhe standardet e Organizatës Botërore të Doganave. Si rezultat, reduktohet përdorimi i çmimeve të referencës, duke e bërë procesin e vlerësimit më transparent, më objektiv dhe më të parashikueshëm për biznesin.
Për herë të parë, udhëzimi përcakton në mënyrë të detajuar hapat që duhet të ndiqen gjatë zbatimit të secilës metodë të vlerësimit doganor, si dhe procedurën e kalimit nga një metodë në tjetrën, duke garantuar një zbatim të njëjtë të legjislacionit në të gjitha strukturat doganore.
Përmes këtij udhëzimi synohet:
▶️ garantimi i mbledhjes së drejtë të të ardhurave doganore;
▶️ trajtimi i barabartë i operatorëve ekonomikë;
▶️ parandalimi i rasteve të nënvlerësimit dhe mbivlerësimit të mallrave;
▶️ rritja e transparencës dhe e sigurisë juridike në procesin e vlerësimit doganor;
▶️ harmonizimi i praktikave administrative me legjislacionin e Bashkimit Europian🇪🇺 dhe standardet ndërkombëtare.
Miratimi i këtij udhëzimi përfaqëson një tjetër hap në modernizimin e administratës doganore, forcimin e konkurrencës së ndershme dhe krijimin e një mjedisi më transparent e më të parashikueshëm për komunitetin e biznesit.
📢 Miratova udhëzimin e ri për zbatimin e rregullit të kompetencës territoriale, me synim unifikimin e praktikave administrative, rritjen e transparencës dhe standardizimin e procedurave doganore.
Udhëzimi sjell rregulla më të qarta për zbatimin e kompetencës territoriale dhe rastet e përjashtimit, duke kontribuuar në përmirësimin e shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë dhe në lehtësimin e tregtisë së ligjshme.
Mirëmëngjes☀️ me përmbledhjen e aktiviteteve kryesore të Administratës Doganore Shqiptare për muajin Qershor 2026🗞️, një punë e përbashkët dhe intensive, për realizimin e objektivave, në shërbim të operatirëve ekonomikë dhe qytetarëve.
⏳ Sot është afati i fundit!
Mos e humbisni mundësinë për të përfituar nga lehtësitë e parashikuara për detyrimet doganore.
Subjektet debitore mund të aplikojnë deri në fund të ditës së sotme për:
✅ Fshirjen e 50% të detyrimit kryesor.
✅ Fshirjen e 100% të gjobave dhe kamatëvonesave.
🛳️ Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, me 665 turistë nga vende të ndryshme të botës🌏 në bord.
Administrata Doganore vijon angazhimin për garantimin e përpunimit në kohë të flukseve të udhëtarëve dhe lehtësimin e procedurave në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.
📌 Dogana në 1 Javë
Përmbledhje e aktiviteteve kryesore.
🔹 Drejtori i Përgjithshëm i Doganave zhvilloi vizitë pune në Degën e Doganës Morinë, ku theksoi rëndësinë e profesionalizmit, integritetit dhe rritjes së performancës institucionale.
🔹 Dogana e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, sekuestroi 798 steka cigare të padeklaruara në dy raste të ndara, të zbuluara gjatë kontrolleve në Portin e Durrësit, përfshirë automjete dhe ambiente trageti.
🔹 Administrata Doganore Shqiptare u rendit ndër institucionet publike më të vlerësuara në Indeksin e Biznesit 2025–2026 të Dhomës Amerikane të Tregtisë, me 58.66 pikë, si rezultat i progresit në modernizim dhe digjitalizim.
🔹 Në Tiranë u zhvillua takimi rajonal “End-User Due Diligence and Implementation of Catch-All Controls”, ku ekspertët doganorë kontribuuan në forcimin e mekanizmave të kontrollit të eksporteve dhe sigurisë së zinxhirit të furnizimit.
🔹 Dogana Shqiptare mori pjesë në Takimin Rajonal për operacionin “Balkan Eye-1” në Sarajevë, ku u raportuan 19 raste sekuestrimesh në nivel rajonal, me fokus në luftën kundër trafikimeve dhe kontrabandës.
🔹 Përfaqësues të Administratës Doganore morën pjesë në grupin teknik ndërinstitucional në kuadër të procesit të vlerësimit të Moneyval, duke kontribuar në forcimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
➡️ Një javë me rezultate konkrete në luftën kundër kontrabandës, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rritjen e performancës institucionale.
🧷 Administrata Doganore vijon zbatimin e procesit të faljes së detyrimeve doganore, duke u dhënë subjekteve përfituese mundësinë për të mbyllur detyrimet sipas parashikimeve ligjore.
📌 Procesi vijon deri më 31 Dhjetor 2026.
📍 Inspektova punën e përditshme në Degën e Doganës Morinë, duke theksuar se, krahas zbatimit të ligjit dhe kërkesave të Kodit Doganor, profesionalizmi dhe integriteti mbeten elementë kyç në ushtrimin e detyrës dhe shërbimin ndaj qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë.
📍 Në Degën e Doganës Morinë, ku prezantova kryetarin e ri, Bardhyl Dervishi dhe inspektova nga afër veprimtarinë dhe punën e përditshme të stafit.
Theksova rëndësinë e zbatimit të ligjit, profesionalizmit dhe integritetit në ushtrimin e detyrës dhe vlerësova angazhimin e punonjësve të Doganës Morinë, duke kërkuar përkushtim të mëtejshëm për përmbushjen e objektivave institucionale, përmirësimin e performancës dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për qytetarët dhe biznesin🤝.
⏳ Kanë mbetur edhe 5 ditë për të përfituar nga lehtësitë e parashikuara për detyrimet doganore.
Subjektet debitore duhet të drejtohen pranë degëve përkatëse për të përfituar brenda afatit.
🎥 Administrata Doganore ka përmirësuar edhe shërbimin ndaj operatorëve ekonomikë dhe qytetarëve, përmes thjeshtimit të procedurave dhe uljes së kohës së përpunimit, duke e bërë performancën pozitive të reflektohet jo vetëm në shifra, por edhe në cilësinë e shërbimit. Një kombinim që synon të garantojë, jo vetëm më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit, por edhe një administratë më moderne, më efikase dhe më pranë nevojave të sipërmarrjes.👇
https://t.co/Du6nviKF2w
🛬 Fluksi i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijon të rritet me ritmet e sezonit veror.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 53 mijë pasagjerë, ndërsa strukturat doganore vijojnë punën për garantimin e përpunimit efikas dhe shërbimit në standarde të larta.
📌 Dogana në 1 Javë |
Përmbledhje e aktiviteteve kryesore.
🔹 Në bashkëpunim me Dhomën Amerikane të Tregtisë u zhvillua Forumi Biznes–Dogana, ku u diskutuan çështje të biznesit, avancimi i NCTS, përfitimet e AEO dhe procesi i digjitalizimit të shërbimeve doganore.
🔹 Dogana Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, realizoi disa raste kontrollesh ku u sekuestruan shuma monetare të padeklaruara në euro dhe paund (3 raste), si dhe vijoi intensifikimi i kontrolleve në Portin e Durrësit.
🔹 U zhvillua një takim ndërinstitucional me palën malazeze për avancimin e procesit të hapjes së Pikës së Përbashkët të Kalimit Kufitar Zogaj – Ckla/Skje, me synimin që ajo të vihet në funksion brenda këtij sezoni.
🔹 Vijuan trajnimet për implementimin e Sistemit të Transitit të Përbashkët (NCTS), me fokus në përdorimin praktik dhe përgatitjen për funksionalizimin e plotë të sistemit sipas standardeve të BE-së.
🔹 Në fushën e turizmit, Porti i Sarandës mirëpriti kroçerën “Seabourn Quest” me 465 turistë, duke reflektuar rritjen e fluksit dhe rëndësinë e menaxhimit të shërbimeve kufitare detare.
🔹 Administrata Doganore Shqiptare mori pjesë në Takimin e 26-të të SELEC në Bukuresht, duke rikonfirmuar angazhimin për bashkëpunim rajonal kundër krimit të organizuar ndërkufitar.
➡️ Një javë e fokusuar në modernizim, integrim europian, bashkëpunim rajonal dhe forcim të kontrolleve doganore.