Shkolla “Emin Duraku” 🏫, xhevahiri më i ri që i shtohet Tiranës, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP, me standardet më të mira për 1️⃣2️⃣0️⃣0️⃣ nxënës dhe mësues! 👩🏻🎓👩🏻🏫📚🖍️📐
Unë votova! 🗳️
Sot dhe nesër, Partia Socialiste ka nisur procesin e votimeve për të zgjedhur delegatët e rinj të Kongresit të PS 🌹.
Zgjedhja do të bëhet sipas parimit 1 anëtar 1 votë, ndaj i ftoj të gjithë anëtarët e familjes socialiste të #Njësia5 të na bashkohen për të zgjedhur përfaqësinë e tyre.
👏🏼Shumë suksese kandidatëve në angazhimin e tyre për të çuar përpara punë të mira në shërbim të komunitetit.
⭐️ e #Njësia5 💜
Kolegë e emra të nderuar të politikës hodhën votën e 🗳️ tyre për të zgjedhur delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste 🌹 në #njësinë5.
Krenare për familjen e madhe socialiste që respekton ata që kanë kontribuar ndër vite, por edhe mban hapur derën për të rinjtë që duan të bashkohen ☺️
#vetemperpara➡️
Mes energjisë së mirë dhe kreativitetit të gjimnazistëve të “Besnik Sykja”. 🌟 Diskutuam për #komunitetin në kuadër të projektit “Etwinning” si edhe u prezantuan piktura të realizuara prej tyre, që përcjellin mesazhe të fortë dhe përshkruajnë #komunitetin nga penelat e tyre. 🎨 🖌️
Mbështesim talentet e reja dhe nismat e tyre për të kontriubuar në #komunitet, veçanërisht ato që kanë për qëllim të ndihmojnë grupmoshat vulnerabël. 👏🏻
👉🏻Sot me Kryeministrin @ediramaal testuam pagesën elektronike në një prej bizneseve të 📍njësisë nr.5 në Tiranë.
Përmes Projektit Pilot të Pagesave të Shpejta 📲do të kalojmë në një metodë të modernizuar të pagesave, nga fatura e kafes e deri te pagesat utilitare si dritat, uji, gjobat etj…
👉🏻Deri në korrik të këtij viti, të gjitha 🏦 bankat do të krijojnë akses për një gamë më të gjerë të pagesave online.
✔️Qëllimi ynë është të lehtësojmë procesin e pagesave dhe të promovojmë përdorimin e teknologjive moderne në shërbimet financiare.
Bashkë me kolegun @Arbjan patëm kënaqësinë të mirëpresim në Shtëpinë e Biznesit z.Massimiliano Fedriga, presidentin e rajonit Friuli Venezia Giulia dhe delegacionin e tij.
Një diskutim i frytshëm për bashkëpunimin 🤝 ekonomik dhe tregtar nëpërmjet Shqipërisë 🇦🇱 dhe rajonit të Friuli Venezia Giulia 🇮🇹.
Theksuam rëndësinë e iniciativave të përbashkëta që mund të nxisin bashkëpunimin tregtar dhe investimet në sektorë strategjikë.
Mirëprita në 📍Shtëpinë e Biznesit përfaqësues nga kompania amerikane 🇺🇸 dhe zyra rajonale në Ballkan, Straife.
Diskutuam për sfidat e biznesit shqiptar dhe rajonal në procesin e integrimit në BE 🇪🇺.
Vlerësojmë bashkëpunimin me partnerë që ofrojnë nivele të larta të ekspertizës dhe konsulencës, duke kontribuar në përmirësimin e klimës së biznesit në vendin tonë. 🤝💼
FAKT
Sot, opozita ne Keshillin Bashkiak NUK votoi per bonusin e qerase per familjet ne nevoje, NUK votoi per bursat e ekselences per nxenesit, NUK votoi per mbeshtetjen per komunen e Tuzit, nuk votoi per shkollat e reja ne qytet, nuk votoi per buxhetin me te madh ndonjehere.
Krenar për shkrimtaren Mira Meksi si fituesja e Çmimit të Madh Kombëtar të Panairit të 26-të të Librit 2023, me romanin “Parisi Vret”. 😊
Një bravo e falenderim për gjithë stafin organizator të Panairit. I lumtur që Bashkia e Tiranës e mbështeti organizimin e ngjarjes më të madhe kulturore të qytetit.
Bravo! 👏🏼📖❤️