Pra, S. Khan – nga prindër pakistanezë – mund të jetë Kryetar i Londrës.
Edhe Z. Mamdani – lindur në Ugandë, me rrënjë indiane – mund të jetë Kryetar i New Y.
Por nëse dikush nga Prizreni kandidon për Kryetar të Prishtinës… “jo bre, s’bon, s’është i joni!” Ok, ke drejt shqipe.
2️⃣
Në thelb, nuk i përmbahen verbërisht një ideje të gabuar — tregojnë fleksibilitet mendor dhe aftësi për të pranuar se mund të kenë gabuar.
Një shembull i bukur i evolucionit të mendimit racional.
Ironikisht, disa mendësi në Ballkan ende nuk e kanë bërë këtë hap evolucionar.
1️⃣
Një studim i vitit 2025, botuar në revistën Science; “Chimpanzees rationally revise their beliefs”, zbulon se shimpanzet janë në gjendje të rishikojnë bindjet e tyre kur përballen me prova të reja.
Pas moshës 30 nuk mund ta justifikoj të keqen që bën dikush me “është për shkak të nënës” apo “është për shkak të babait”. Sepse pas një moshe nuk është më koha për të fajësuar, por për t’u përballur; jo për të ikur, por për ta pranuar veten dhe, nëse duhet, për t’u përmirësuar.
Nëse Fleming s’do ta kishte bërë “gabimin” me mykun, sot s’do kishim penicilinë. Ndoshta jo çdo gabim është për keq — ndonjëherë është thjesht shkenca e jetës në veprim.
#FSK 🇽🇰❤️🇦🇱
Dje u gëzuam për golin — sot le të gëzohemi për ndryshimin.
Fitorja më e madhe është ajo që e bëjmë me votë, kur themi “mjaft” ndaj korrupsionit, padrejtësisë dhe dembelisë.
Një votë e ndershme vlen më shumë se çdo gol.
3️⃣
Për vete, unë do t’i ndëshkoj me votë ata që tregojnë se kanë pasur mundësi të punojnë me këtë intensitet gjatë katër viteve, por e bënë vetëm në dy muajt e fundit.
1️⃣
Kur jemi më pak se një muaj para zgjedhjeve lokale, në këto dy muajt e fundit po vërej një ritëm të jashtëzakonshëm të punëve publike: asfaltim i rrugëve të qyteteve dhe atyre nacionale, rregullim i ndriçimit, shënjimi i vijave horizontale e shumë punë të tjera.
2️⃣
Njeriu nuk mund të mos mërzitet kur e sheh se sa shpejt mund të kryhen punët kur “duam”. Sa mirë do të ishte sikur ky ritëm të mbahej edhe pas zgjedhjeve, jo vetëm para tyre — si nga kompanitë që marrin pjesë në tenderë, ashtu edhe nga ata që udhëheqin.
Kur një vezë njerëzore aktivizohet nga enzima e spermës, ndodh një shpërthim i zinkut që duket si fishekzjarrë. Madhësia e këtyre "shkëndijave" është një tregues i drejtpërdrejtë i aftësisë së saj për t’u zhvilluar në embrion.
Me fjalë të tjera, jeta nis me një shpërthim drite.
Po e kuptojmë se DEPUTETI është një figurë tepër kritike dhe e rëndësishme për këtë vend.
Protesta kundër Gj. S. është shumë e drejtë dhe e nevojshme, ama, në anën tjetër, mos qofsha në lëkurën e depututetëve që e votuan këtë gjykatë e tash dalin e protestojnë kundër saj.
1️⃣
Gjykata Speciale, padyshim, po e dëmton imazhin e Kosovës, por kjo kurrë nuk e zhbën sakrificën që bëri ky popull, e sidomos djemtë dhe vajzat e UÇK-së që dhanë jetën për këtë vend.
Është krejt normale të ndihesh keq për paaftësinë për t’u përshtatur në një shoqëri ku shumica është e sëmurë dhe hipokrite. Në fakt, ndoshta kjo është shenja më e shëndetshme që kemi.
Respektimi i individualitetit të fëmijës nuk është vetëm çështje etike, por edhe themel për zhvillimin e tyre të shëndetshëm psikologjik dhe profesional.
Ju lutem, mos i detyroni fëmijët tuaj të ndjekin ëndrrat apo zgjedhjet që ju vetë dëshironi për ta.
Mos harroni: ata nuk janë një projekt personal, por individë me dëshira, talente dhe rrugë unike zhvillimi.