Shkodra e Pakicës po bie dhe Shkodra e Shumicës po fiton!
JEMI BASHKË, JEMI SHUMË, JEMI SHUMICA!
Votoni Partinë Demokratike që të sjellim ndryshimin!
Masivisht për fitoren e familjeve tona, të fëmijëve tanë, të prindërve tanë!
Masivisht për FITOREN HISTORIKE!
✌🏻🇦🇱
E ardhmja e fëmijëve tanë nuk duhet të vonojë, dhe pas 25 Prillit nuk do të vonojë.
Mes kriminelëve dhe fëmijëve tanë, zgjedhja është e thjeshtë. Shkodra e Shumicës është bashkuar për fatin e tyre, për fitoren historike!
DO TË FITOJMË!
#VotoniPartinëDemokratike
Sot kisha në krah edhe prindërit e mi si fjalë e dhënë për angazhimet e mia.
Fitores së 25 Prillit i duhet bekimi i prindërve tanë. Ky është oguri më i mirë për fitoren tonë historike. Lajm i mirë është që ëndrrës për fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre i ka ardhur koha.
25 Prilli nuk është thjeshtë një betejë politike.
Është fitorja e njeriut të ndershëm dhe të zakonshëm.
Bashkë për FITOREN HISTORIKE!
#VotoniPartinëDemokratike
Në këtë nisje të muajit të dedikimit, sakrificës dhe forcës së besimit, u uroj të gjithë besimtarevë musliman, muajin e Madhërueshëm të Ramazanit.
Agjërim të lehtë dhe të pranueshëm!
Albumi i shpresës.
Me këtë super rini, hodhëm pas Shkodrën e Frikës. Kanë zgjedhur përballjen me të keqen, jo largimin! Ndezëm shkëndijën e ndryshimit. Janë fytyra e fitores sonë. 25 Prilli do të jetë festa e tyre. A ka ndonjëri dyshime se kjo nuk është fitorja e tyre?
Tradita e grupit vazhdon, por sot ishte rradha ime.
Falemnders shtabit që përveç punës, gjeten kohën për një nga surprizat më të bukura për mua dhe familjen time.
Me Andi Lilën dhe me kampionë. Kaq shumë tituj, kaq shumë emocione, kaq shumë Himn tonin Kombëtar të kënduar në stadiume dhe arena të botës.
Është koha t’i kthejmë sportistëve tanë të vetmen medaljen që nuk e kanë marrë akoma, medaljen e vemëndjes dhe të meritës! #MeSportistat
Ju kujtohet Andi, i riu për të cilin ju fola para disa ditësh? Dje isha unë që ftova Andin, dhe erdhi. Sot ishtu Andi që më ftoi mua, dhe shkova. Në të dy rastet ishte Andi që më surprizoi me talentin dhe dashninë për Shkodrën.
Takim i shkëlqyer sot me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikes, në shtabin e Partisë Demokratike Shkodër. Aleanca strategjike dhe miqësia e ngushtë e jona me Shtetet e Bashkuara janë profecia se e ardhmja e shqiptarëve është e patjetersueshme dhe i përket çdo njeriu.
Mjafton të kesh vullnetin të pranosh kritika dhe këshilla, e në Shkodër ke ku të trokasësh. Astrit Dervishi është një nga ata miq që me modelin e thjeshtësisë fsheh kaq shumë dashni për Shkodren, për të cilën, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë.
Dita e gruas dhe nënës nuk është vetëm 8 Marsi. Është çdo ditë. Zgjohen me halle dhe bien me halle. Nuk kanë si të mos jenë të zhgënjyera. Ç’mallen me fëmijët dhe nipërit e tyre nëpërmjet telefonit. Kanë 8 vitë që vetëm shohin ëndrrën e fëmijëve të tyre të shuhet.
#ShqiperiaFiton
Rinia e Shkodrës nuk është vetëm rinia e ekipit tim. Takoj çdo ditë rini shkodrane, dhe në rrugët e Shkodrës njoha Andin.
Andi është një nga piktorët premtues të Shkodrës. “Dua t’i jap Shkodres ngjyrë me telajot e mia”. #merinine#shkodrafiton 😃✌🏻
Do të jem kudo ku ka të rinj dhe të reja. Do të vij unë tek ju. Kjo fushatë ka nevojë për energjinë dhe optimizmin tuaj. T’i japim fitores, ëndrrën tuaj dhe ëndrrës tuaj, meritokracinë. Mua mu dha mundësia në vendin tim. Të njëjtën mundësi dua t'jua jap secilit prej jush.😊✌🏻
Takim me gra sipërmarrëse
Asgjë nuk ka qënë e lehtë për secilen nga zonjat. Dhe asgjë nuk vazhdon të jetë e lehtë.
Pavarësisht çdo pengese, çdo vështirësie, mospërkrahje apo mungese vizioni, secila prej zonjave janë shembuj suksesi.
Kafja e mëngjesit në “fortesën e thjeshtësisë” të Pjerin dhe Marije Sheldijes.
Nuk do të guxoja aspak nëse mjeshtër Pjerinin do ta quaja “Michelangelo të Shkodrës”, që edhe pse me heshtjen dhe thjeshtësinë që i veshet aq bukur, jehon me vepren e tij.