Sot, Trupi Gjykues shqiptoi Aktgjykimin në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe i shpalli të katër të akuzuarit fajtorë për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme. Trupi Gjykues i shpalli të akuzuarit të pafajshëm në lidhje me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit.
Gjykatësit konstatuan se gjatë konfliktit në Kosovë, z. Thaçi, z. Veseli, z. Selimi dhe z. Krasniqi dhanë kontribut të qenësishëm në zbatimin e qëllimit kriminal të përbashkët të shënjestrimit të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë të qëllimeve politike dhe ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë shqiptarë të Kosovës që kishin lidhje me forca politike ose ushtarake të tjera, si LDK-ja dhe FARK-u; persona që pretendohej se kishin lidhje me autoritetet e RFJ-së/Serbisë, dhe anëtarë të caktuar të pakicave të tjera etnike, ndër të cilët një numër romësh dhe serbësh.
Shënjestrimi i këtyre kundërshtarëve mori formën e vrasjeve; arrestimeve dhe ndalimeve pa proces ligjor të rregullt; keqtrajtimit fizik dhe psikologjik; si dhe forma të tjera të keqtrajtimit, frikësimit dhe ngacmimit.
Sot, më 16 shtator, Trupi Gjykues shqiptoi Aktgjykimin në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe i shpalli të katër të akuzuarit fajtorë për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.
Trupi Gjykues i shpalli të akuzuarit të pafajshëm në lidhje me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit.
Gjykatësit konstatuan se gjatë konfliktit në Kosovë, z. Thaçi, z. Veseli, z. Selimi dhe z. Krasniqi dhanë kontribut të qenësishëm në zbatimin e qëllimit kriminal të përbashkët të shënjestrimit të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë të qëllimeve politike dhe ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë shqiptarë të Kosovës që kishin lidhje me forca politike ose ushtarake të tjera, si LDK-ja dhe FARK-u; persona që pretendohej se kishin lidhje me autoritetet e RFJ-së/Serbisë, dhe anëtarë të caktuar të pakicave të tjera etnike, ndër të cilët një numër romësh dhe serbësh.
Shënjestrimi i këtyre kundërshtarëve mori formën e vrasjeve; arrestimeve dhe ndalimeve pa proces ligjor të rregullt; keqtrajtimit fizik dhe psikologjik; si dhe forma të tjera të keqtrajtimit, frikësimit dhe ngacmimit.
Transmetimi me video mund të shikohet përmes faqes së internetit ose në YouTube përmes lidhjeve në vijim:
· https://t.co/l1jeGMDKCv
· https://t.co/o4teA0TnKt
· https://t.co/9W6E2P0pk5
· https://t.co/1Q5Kt5iCzL
· https://t.co/uerYnYzEs2
· https://t.co/mKssN2sFd7
· https://t.co/UPEpyTfqZd
Trupi Gjykues ka planifikuar shqiptimin e aktgjykimit në çështjen Prokurori i Specializuar k. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për 16 shtator 2026, ora 10:00.
Sa i takon pjesëmarrjes në hapësirat e Dhomave të Specializuara të Kosovës, u janë dërguar mesazhe elektronike të gjithë atyre të cilëve u është caktuar ulëse në galerinë publike, në qendrën e medias apo në dhomat e informimit.
Seanca publike gjithashtu do të transmetohet me 10 minuta vonesë në gjuhët shqipe, anglishte dhe serbishte. Transmetimi me video mund të shikohet përmes faqes së internetit ose në YouTube përmes lidhjeve në vijim:

Deklaratat përmbyllëse në çështjen Prokurorja e Specializuar k. Hashim Thaçit dhe të tjerëve (administrimi i drejtësisë) do të transmetohet në faqen e internetit të DHSK-së me 45 minuta vonesë. Seancat mund t’i përcillni këtu: https://t.co/MHt2EXFfVa
Gjatë gjykimit Thaçi dhe të tjerët, shumica e dëshmitarëve që dhanë dëshmi në sallën e gjyqit, dëshmuan ose tërësisht ose kryesisht në seancë publike. Që proceset të jenë publike në masën më të madhe të mundshme, transkriptet e dëshmive rishikohen rregullisht. Sa herë që është e mundshme, rishikohen dhe bëhen publike dëshmitë e dëshmitarë që janë zhvilluar fillimisht në seancë private.
I gjithë informacioni në lidhje me çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët gjendet te historiku i çështjeve gjyqësore në faqen e internetit të DHSK-së. Mund të lexoni për këtë çështje gjyqësore në kuadër të aktgjykimit të ardhshëm këtu: https://t.co/dyfmqSNmIz
Deklaratat përmbyllëse në çështjen gjyqësore Prokurorja e Specializuar k. Hashim Thaçit dhe të tjerëve (administrimi i drejtësisë) është caktuar për datat 10 – 14 shtator 2026, pas të cilave Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes mbyll çështjen dhe fillon kuvendimet për shqiptimin e aktgjykimit.
Këtu mund të gjeni historikun e këtij procesi gjyqësor.
Raporti i vitit 2025 i Dhomave të Specializuara të Kosovës, së bashku me raportin vjetor të Zyrës së Prokurorit të Specializuar tashmë janë të disponueshëm në faqen e internetit të DHSK-së në të tri gjuhet zyrtare të gjykatës: shqipe, serbishte dhe anglishte.
Raporti ofron informacion në lidhje me një numër objektivash të rëndësishme të arritura në të gjitha nivelet e proceseve në vitin 2025. Raporti ofron gjithashtu informacion lidhur me funksionet dhe aktivitetet e Zyrës së pavarur të Avokatit të Popullit të DHSK-së dhe ZPS-së.
https://t.co/TLhdffyCvH
Aktgjykimi në Çështjen Thaçi dhe të tjerët – Informacion lidhur me Regjistrimin dhe Konfirmimin e Pjesëmarrjes #ÇështjaThaçidhetëtjerët https://t.co/wI0urI8YEO
Në dhjetor 2022, Dhomat e Specializuara të Kosovës shqiptuan aktgjykimin e parë për krime lufte dhe shpallën fajtor Salih Mustafën, ish-komandant i njësitit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njihej si njësiti BIA, për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme.
Viktimat në këtë çështje gjyqësore ishin shqiptarë të Kosovës që nuk merrnin pjesë në luftime, dhe u mbajtën në ahure për kafshë, me jashtëqitje bagëtish përreth, pa shtretër, me sasi të pamjaftueshme ushqimi dhe uji, rrallëherë lejoheshin të shkonin në banjë, dhe pa kujdes mjekësor. Provat treguan se Salih Mustafa dhe vartësit e tij në BIA i keqtrajtuan rregullisht të ndaluarit psikologjikisht dhe fizikisht.
Në korrik 2024 Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën fajtor Pjetër Shalën, një ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme.
Provat treguan se viktimat u mbajtën në dhoma të kyçura, në kushte poshtëruese dhe keqtrajtimi, me ushqim dhe trajtim mjekësor të pamjaftueshëm. Të ndaluarit u torturuan rëndë fizikisht dhe u keqtrajtuan psikologjikisht, nuk u lejuan të flinin, u rrahën, u detyruan të qëllonin me shuplaka dhe të godisnin njeri-tjetrin, u kërcënuan me keqtrajtim ose vdekje dhe u detyruan të bënin punë fizikë.
Objekti i paraburgimit drejtohet dhe administrohet në përputhje me kriteret madhore të trajtimit njerëzor dhe të respektit për dinjitetin, sigurinë dhe mbrojtjen e personit.
Çdo i paraburgosur ka mundësi të arsyeshme për ruajtjen e marrëdhënieve personale, përfshirë kontaktet e përditshme me familjen dhe miqtë përmes thirrjeve telefonike dhe korrespondencës, krahas vizitave me prani fizike dhe përmes videolidhjes.
Që nga viti 2018, DHSK-ja ka mbajtur qindra takime me publikun anembanë Kosovës, përfshirë me qytetarë të komuniteteve vendore, studentë, juristë, gazetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile.
Këto takime ofrojnë informacion elementar, neutral mbi gjykatën dhe u japin njerëzve mundësinë të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të marrin përgjigje ndaj pyetjeve të tyre.
Të drejtat e të akuzuarve në DHSK bazohen në Kushtetutën e Kosovës dhe në standardet më të larta të së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Në fund të gjykimit, një panel gjykatësish merr vendim në lidhje me secilën akuzë nëse fajësia e të akuzuarit është vërtetuar jashtë dyshimit të arsyeshëm. I akuzuari ka të drejtën ta apelojë aktgjykimin para një paneli të pavarur të Gjykatës së Apelit dhe, në rrethana të caktuara, edhe të drejtën e paraqitjes së apelit në shkallë të tretë para një paneli të Gjykatës Supreme.
Çdo dy muaj, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët rishikon nëse paraburgimi vazhdon të jetë proporcional dhe i domosdoshëm për të pandehurit gjatë gjykimit. Deri më tani, ai ka arritur gjithmonë në përfundimin se ekziston rreziku që z. Thaçi dhe të bashkakuzuarit e tjerë të kryejnë vepra penale të mëtejshme, veçanërisht kundër personave që kanë dhënë dëshmi në gjykimin e tyre.