"(Kur Allahu) t’i pyet të sinqertit për sinqeritetin e tyre..." Ahzab, 8. Hasen El Basiur kur e lexoi këtë ajet qau me dënesë e tha: Nëse kështu qenka puna me të sinqertit (pra që Zoti po i merrka në pyetje me gjithë sinqeritetin e tyre) atëherë si qëndron puna me ne tjerët''.
“Unë nuk e di se çfarë fshehë e nesërmja për mua, por e di që unë për të kam fshehur mendimin e mirë në Allahun, shpresën, optimizmin…”.
M. Isa Ma’seravij..
Po kërkon ndihmë nga një botë që ka braktisur humanizmin!
E kuptuam, sytë e tu të tmerruar po e rrëfejnë tërë katrahurën në të cilën është katandisur njerëzimi!
Ta shfrytëzojmë atë në agjërim të sinqertë e adhurime të kulluara vetëm për Zotin tonë!
#Urime e për hajr të gjithë juve miq besimtarë, ky muaj i mirësisë së madhe!
Paçit shëndet, e Zoti e lehtësoftë agjër
Mysafiri që na erdhi nuk është i rëndomtë, e as pritja dhe nderimi i tij nga ne nuk duhet të jenë të rëndomta.
Ramazani, ky muaj i Kuranit, për nga madhështia e shpërblimit dhe për nga bekimet hyjnore që sjellë me vete, janë të jashtëzakonshme andaj na duhet vigjilencë!.
Dikur të mirët i luteshin Zotit kështu:" O Zoti im, mos më lejo që të më kaloj jeta duke ujitur një kopsht që nuk lulëzon, as të trokas në atë derë që nuk hapet kurrë...".
Beteja e sotshme është se si t'i heqin të gjitha shenjtëritë dhe t'i rrëzojnë të gjitha parimet e paprekshme, e kur t'i heqësh ato pastaj bëj çfarë të duash e thuaj çfarë të duash se s'ke më asnjë problem!!
Lindi i Dërguari i Allahut në Mekë, dhe ajo u bë Meka e Shenjtë..
Emigroi në Medinë dhe ajo u bë Medina e ndritshme!
E kur hyri ai në zemrat tona, ato u bënë zemra të pastërta- të çiltërta.
Andaj mbi të, bini shumë salat e shumë selame!
Huazuar...
Ja pra, ne arritëm të ngjitemi e të jetojmë edhe mbi retë në qiell, tashmë na ka mbetur veç edhe të mësohemi si të jetojmë si njerëz në tokë! Ky misioni i fundit duket më i vështirë se sa ai i pari!
Zot i Madh, na e kthe mëshirën e njerëzillëkun në mesin tonë!!
"Koprraci mbledhë pasurinë, por pasuria e tij prapë i shkon dikujt tjetër.
Ndërsa përgojuesi mbledhë të mira- shpërblime, mirëpo duke përgojuar shpërblimet e tij i shkojnë dikujt tjetër (atij që e ka përgojuar)." E huazuar..
Një i penduar tha:
"Zoti im, pasha Madhërinë Tënde unë nuk kam mëkatuar duke e nënvlerësuar praninë Tënde, por më mundi mua nefsi im, andaj më fal o Zot!"
"Musa a.s goditi me dorë një person dhe e mbyti pa dashje, ndërsa Faraoni kishte mbytur me mijëra njerëz të pafajshëm e me qëllim, ndërkaq iu drejtua Musës a.s. me krekosje e i tha" Ti je ai që e ke kryer atë veprën (mbytjen e atij njeriut)".