Pas 39 ditësh plot emocione, surpriza & netësh futbolli, kemi mbërritur te akti i fundit.
Jam i lumtur që, përtej spektaklit, ky Botëror përcolli mesazhe respekti, paqeje, solidariteti, barazie & përfshirjeje. Vlerat që promovon futbolli janë edhe më të rëndësishme se vetë loja.
Në 📍Trump Tower, New York, për të nderuar & celebruar suksesin e Kupës së Botës FIFA 2026, një edicion historik, i organizuar për herë të parë nga 3 vende: SHBA, Kanadaja & Meksika.
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm, që dëshmoi edhe një herë se futbolli bashkon botën! ⚽🌍
🏟️✨Zhvillimi i infrastrukturës sportive vijon me ndërtimin e një tribune moderne, sipas standardeve të UEFA-s, në stadiumin e Vorës.
Inauguruam sot këtë investim të rëndësishëm në bashkëpunim me Bashkinë Vorë🤝Pjesë e strategjisë për rritjen e cilësisë së futbollit në vend ⚽🇦🇱
Në “Shtëpinë e Futbollit”, në një diskutim të hapur mbi temat kryesore që lidhen me futbollin në vend.
Transparencë, komunikim dhe vizion për vendimet dhe iniciativat e ardhshme.
Kënaqësi e veçante të isha pjesë e panelit “Diaspora shqiptare dhe fuqia e sportit” në Samitin e Diasporës 🇦🇱
Kombëtarja jonë bashkon shqiptarët kudo dhe forcon imazhin e Shqipërisë në botë, si dëshmi se sporti është identitet, edukim dhe një urë e fortë që na lidh të gjithëve.
Sot nga Kisha e Leusës, Përmet, një kishë rreth 400-vjeçare me vlera të çmuara shpirtërore dhe historike, së bashku me At Ilian, u uroj të gjithë besimtarëve ortodoksë Gëzuar Pashkët!
Kjo ditë e shenjtë dhe e bekuar sjelltë paqe, shëndet e gëzim në çdo familje.🙏
Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, pata kënaqësinë të jem pjesë e iftarit të shtruar nga Kryeministri Edi Rama.
📷Një mbrëmje e bukur reflektimi, mirënjohjeje dhe bashkimi, në frymën e vlerave që na afrojnë me njëri-tjetrin.
Në selinë e UEFA-s në Nyon, në mbledhjen e Komitetit HatTrick, së bashku me miqtë e mi me të cilët ndaj privilegjin të kontribuoj për zhvillimin e futbollit në Europë. Diskutuam mbi nismat të reja që synojnë përmirësimin e infrastrukturës & programet e edukimit për federatat.
Një takim i këndshëm & frymëzues me Ambasadoren Hungareze, dhe CEO-n e Climate Action, z. Gábor Gremsperger, duke ndarë vizionin për futbollin si motor të qëndrueshmërisë, një rrugë që ne si federatë e kemi zgjedhur prej kohësh dhe po e ecim me bindje.📷
#NukkaPlanetB
Sot, në rolin tim si Zv.President i UEFA-s, pata kënaqësinë të jem pjesë e Asamblesë së Zakonshme Zgjedhore të Federatës së Futbollit të Islandës. Urime të përzemërta për rizgjedhjen e Presidentit Thorvaldur Örlygsson. Suksese të mëtejshme në drejtimin e futbollit islandez
I uroj Presidentit Gianni Infantino gëzuar 10-vjetorin në krye të FIFA! Nën drejtimin e tij, futbolli botëror ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, më shumë investime, përfshirje & standarde më të larta. Vlerësoj mbështetjen e vazhdueshme &partneritetin e fortë me FIFA-n🤝📈
Të gjithë besimtarëve ju uroj një fillim të mbarë të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Agjërim të lehtë dhe të pranuar dhe Zoti i pranoftë lutjet tuaja! 🤲🏻
Për ata që besuan me zemër, për ata që sakrifikuan me shpirt, dhe për Kosovën që sot jeton e lirë.
Me këtë foto nga një moment i veçantë me mikun tim Agim Ademi, i uroj të gjithë shqiptarëve festën e Pavarësisë së Kosovës! 🇽🇰🇦🇱
Besim për vazhdimësi. Besim për vizionin. Besim për futbollin shqiptar.
Faleminderit nga zemra për mbështetjen. Mandati që nis sot do të mbështetet mbi stabilitet, vendimmarrje të përgjegjshme dhe vizion afatgjatë. Futbolli përparon vetëm kur veprojmë si një skuadër e bashkuar.
Gëzuar Vitin e Ri 2026! 🎉⚽️
2025 ishte një vit historik për futbollin shqiptar 🇦🇱
Me mirënjohje për të gjithë dhe me një ëndërr të përbashkët: ta shohim Shqipërinë në Botërorin 2026 🙏✨
Gëzuar dhe qoftë një vit sa më i mbarë! 🎆
Një fitore ku vuajtëm shumë, por në fund morëm tre pikët që kishim si objektiv.
Urime ekipit dhe stafit. Tani le të nisim të mendojmë menjëherë për ndeshjen tjetër.
Faleminderit tifozëve, që ishin të pranishëm në stadium, për mbështetjen fantastike që i dhanë ekipit!
Urime Dinamo City & Egnatias për kualifikimin në turin e tretë të UEFA Conference League! 🇦🇱👏
Fitore të rëndësishme për futbollin tonë. Uroj që ky rrugëtim të vazhdojë edhe më tej.
Vllaznia dha gjithçka dhe meriton respekt. Përpara drejt sfidave të reja!
Urime Egnatia, urime Rrogozhinë!
Kënaqësi të shohësh një ekip shqiptar të fitojë një ndeshje kualifikuese në UEFA Champions League, në një ndeshje historike për vetë faktin që Egnatia luante në shtëpi të parën ndeshje ndërkombëtare.
Shtatë vite pa legjendën Fadil Vokrri.
Një mik i rrallë, një simbol i futbollit në Kosovë, një figurë historike që i mungon çdo ditë botës së futbollit, shoqërisë dhe atyre që e donin.
Njeriu që hapi rrugën e ndërkombëtarizimit dhe zhvillimit të futbollit kosovar nuk harrohet!
Urime Vllaznisë për titullin kampion!
Pas një sezoni të luftuar, vajzat shkodrane ngritën një tjetër trofe dhe uroj një paraqitje sa më pozitive në UEFA Women’s Champions League.
Përgëzime edhe Partizanit,që do të marrë pjesë në kualifikueset e UEFA Women’s Europa Cup.