🔋 Flota elektrike po rritet me hapa të shpejtë!
Janar-Mars 2026 raporton:
2,964 mjete All-Electric të regjistruara për herë të parë | +202% krahasuar me Janar-Mars 2025.
51.5% e totalit të mjeteve të regjistruara për herë të parë | +68% më shumë krahasuar me vitin 2025.
🌱 Më shumë mjete “green” në rrugët tona, për një transport më të pastër, më të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin!
#DPSHTRR #MIE #Mjete #FlotaGreen #Regjistrime #AutomotorizimiShqiptar
🫶 Tirana e rinisë, energjisë dhe muzikës! 🎶🔥
Muse-X, një nga ngjarjet më të mëdha të industrisë kreative, e kthen kryeqytetin në skenën ku bashkohen artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë.🇦🇱🌍
🚦Drita e gjelbër është e juaja, por kujdesi është i përbashkët.
Kaloni rrugën ngadalë, shikoni përreth dhe sigurohuni që çdo hap të jetë i sigurt.
#DPSHTRR#MIE#Këmbësor
Së bashku me Kryeministrin Edi Rama, kolegët ministra Ervin Demo dhe Toni Gogu, si dhe drejtuesen politike Ogerta Manastirliu, zhvilluam një takim të rëndësishëm me përfaqësues të sektorit të agroturizmit në Tiranë, ku diskutuam mbi “Paketën e Maleve”. 🏕️🏔️🏡🫒🍯
Sonte, pak çaste para ndeshjes 🇦🇱Shqipëri–🇵🇱Poloni, nis vala Kuq e Zi 🇦🇱🔥 një këngë që shpërthen nga energjia e rinisë shqiptare!
Projekt i AKR, që i jep zë talentit rinor shqiptar.
“Dëgjoje, shpërndaje, bëhu pjesë e valës Kuq e Zi” 🦅🥁❤️🖤🥁🇦🇱🔴🥁
https://t.co/tRAPasqRqj
Breaking the Frame — Gratë e Ballkanit ri-imagjinojnë kinemanë 🎬
Konferenca ndërkombëtare "Breaking the Frame: Balkan Women Reimagine Cinema" solli në të njëjtën tryezë regjizore, producente, drejtues të fondeve kombëtare të filmit dhe autoriteteve evropiane.
👗 Dijebërja dhe format e përdorimit të veshjes tradicionale të gruas dhe vajzës zadrimore;
🐍 Vallja e Ngjalës;
💃🕺Vallja Dyshe Myzeqare;
🧢 Dijebërja e qeleshes (plisi, kësula, kapuçi, qylahi, kapica, takija, qylafi);
🧵 Tradita e thurjes me gjilpërë me oje/ojna/ojma/cimb.
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale shpalli në mbledhjen e radhës disa thesare që mbajnë gjallë shpirtin, historinë dhe identitetin tonë kombëtar, si “Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”:
Në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF! Urime dhe përgëzime z. Armand Duka për rizgjedhjen në krye të FSHF.
Në këtë moment të rëndësishëm për komunitetin sportiv, mbetet prioritet i përbashkët mbështetja e brezave të rinj, përmirësimi i infrastrukturës sportive.
#FITUR2026 | Madrid
🇦🇱🤝🇪🇸
Me Ministrin e Industrisë dhe Turizmit të Spanjës, Jordi Hereu i Boher, në një takim shumë miqësor, ku diskutuam zhvillimet më të fundit të sektorit turistik, për shkëmbimin e përvojave dhe modeleve të suksesshme, si edhe mundësitë për e bashkëpunimin.
Shqipëria ka ndërtuar ndër vite një hapësirë të hapur dialogu me artin dhe kulturën ndërkombëtare, duke krijuar skena takimi, shkëmbimi dhe mirëkuptimi kulturor. Në vijim të këtij vizioni,Culturalb ka shënuar një hap të rëndësishëm me mbështetjen e artit shqiptar përtej kufijve.
✨Një festë e vërtetë e diversitetit kulturor: 22 shtete dhe 428 artistë u bashkuan për të ndarë krijimtarinë dhe identitetet e tyre.
🎭Javët Kulturore Ndërkombëtare 2025 e shndërruan Shqipërinë në një platformë takimi mes kulturave, ku arti u bë mjet dialogu dhe bashkëpunimi.
Në Teatrin e Kukullave, janë çelur hapësira të reja kulturore të dedikuara artit të kukullës dhe fëmijëve, me mbi 35 kukulla historike të restauruara me kujdes, si edhe një hapësirë e posaçme kushtuar historisë së Parlamentit të Parë Shqiptar.
Ju mirëpresim ta vizitoni! 💫
Një mbrëmje krenarie për futbollin shqiptar në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”. Përgëzoj me mirënjohje FSHF-në për organizimin dhe për vizionin që nxit standarde, meritë dhe profesionalizëm në çdo nivel të lojës.
🚨 Afati po mbaron!
Thirrja për aplikimet në Këshillin Kombëtar të Rinisë po i afrohet fundit!
🔗 Për më shumë informacion dhe aplikim: https://t.co/3YsABXHRPI