🇦🇱 🤝 🇫🇮 Mirëprita në AKBN delegacionin e kryesuar nga Ambasadorja e Finlandës për Shqipërinë, znj. Leena Pylvänäinen.
Fokusi i diskutimit ishte tek mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin minerar, një fushë ku Finlanda është ndër liderët botërorë.
Ekspertë të naftës dhe minierave nga AKBN, MIE dhe Albpetrol, morën pjesë në trajnimin "Polluted Sites Remediation" me fokus rritjen e mëtejshme të njohurive dhe aftësive të ekspertëve tanë për trajtimin e ndotjes mjedisore në mënyrë të integruar, teknike dhe të qëndrueshme.
Punonjës të AKBN-së morën pjesë në një trajnim të zhvilluar në Milano, me fokus në ekonomi dhe financë.
Gjatë këtij programi u trajtuan tema si:
* Analiza e raporteve financiare
* Menaxhimi i kostove dhe eficienca operacionale
* Modelimi ekonomik dhe financiar përmes Excel-it
AKBN dhe EITI Shqipëri organizuan një tryezë prezantuese me fokus tek rritja e kapaciteteve institucionale dhe shoqërore në zbatimin e kërkesave të Standardit të ri EITI 2023.
Gjatë takimit ndërveprues u diskutua mes ekspertësh të cilët shkëmbyen përvoja me përfaqësues të EITI.
I nderuar të merrja pjesë në aktivitetin dhe takimet e organizuara në bashkëpunim me palën izraelite për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi në fushën e energjisë. Gjatë aktivitetit zhvillova takime me biznese të interesuara për bashkëpunim dhe investim.
AKBN për Jetën! 🤝
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore vijon mbështetjen e fushatës kombëtare për dhurimin vullnetar të gjakut🩸, në ndihmë të talasemikëve, pacientëve me sëmundje kronike, hemofili, në dializë apo të aksidentuar.
💙 Mirënjohje!
AKBN vazhdon monitorimin e minierave për 6-mujorin e parë të vitit 2025.
Ekspertët tanë janë angazhuar në terren me procesin e kontrollit dhe vlerësimit në vendburimet e mineralit të kromit në Zonën D dhe Zonën e Parë në Bulqizë, Batër Martanesh dhe Ternovë – Lugu i Gjatë
Ky event shërbeu si një mundësi e mirë për të forcuar bashkëpunimet dhe për të rritur cilësinë në sektorë të rëndësishëm, si tregtia ndërkombëtare, shëndetësia dhe siguria ushqimore.
Dita Botërore e Akreditimit mblodhi në Prishtinë përfaqësues nga Shqipëria e Kosova në një aktivitet të organizuar nga DAK – Drejtoria e Akreditimit Kosovë, me fokus bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave në fushën e akreditimit dhe standardeve ndërkombëtare.
Pjesëmarrësit vizituan edhe ambientet e laboratorit në Kosovë, duke eksploruar infrastrukturën dhe pajisjet më të reja teknologjike, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe integrimin e risive në testim dhe kalibrim.
Monitorimi i rregullt është një hap i rëndësishëm për garantimin e eficiencës dhe sigurisë në prodhimin e energjisë, si dhe për ruajtjen e ekosistemeve të përfshira.
AKBN mbetet e angazhuar në garantimin e një zhvillimi të qëndrueshëm të sektorit hidroenergjetik në Shqipëri.
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) ka vijuar procesin e monitorimit të hidrocentraleve (HEC) në fazën e prodhimit të energjisë dhe pajisjen me Certifikatë të Verifikimit të Monitorimit (CVM) për vitin 2025.
Gjatë këtij procesi AKBN verifikon strukturat e nënveprave dhe jep rekomandime të detajuara për mirëmbajtjen e tyre, duke siguruar standarde të larta teknike dhe operacionale.
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ishte pjesë e delegacionit shqiptar 🇦🇱 gjatë vizitës studimore në Estoni 🇪🇪 që kishte në fokus angazhimin e vendit tonë në zbatimin e masave shtrënguese dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.
#AKBN#MIE#MEPJ#BE#Estoni#Acquis#TAIEX
♻️ Redukto, Riciklo, Ripërdor dhe Mbro Natyrën! 🌍
Në Ditën Botërore të Mjedisit le të kujtojmë se çdo veprim i vogël i secilit prej nesh ka një ndikim në mbrojtjen 🌿 apo shkatërrimin ❌ e mjedisit.
#AKBN#DitaBotëroreEMjedisit#MbroMjedisin#VeproTani
Rovaniemi, Finlandë
AKBN, së bashku me Qendrën Ric Eitalbania dhe Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, u bënë pjesë e vizitës studimore TAIEX, ku eksploruan minierën më të madhe të kromit në Finlandë, “Kemi”, që arrin një thellësi deri në 1 mijë metra.
Përfaqësuesit e institucioneve shqiptare patën mundësinë të vëzhgojnë nga afër teknologjitë më të avancuara të nxjerrjes së kromit dhe protokollet rigoroze të sigurisë.