@VrojtuesitPR 2/2 Duhet parë kontrata dhe detajet e faturës. Përveç faturimit të shërbimeve konkrete projektuese, mund të ketë edhe shpenzime për marrjen e zyrave me qira, meremetimin dhe arredimin e tyre që nga blerja e kompjuterave dhe lishencave në fushën e projektimit, pagat e stafit etj.
@VrojtuesitPR Jepini kohë krijesës së re që tregojë veten me projektet aq të nevojshme për Prishtinën, mos shikoni veç paret. Sa projekte në Tiranë janë paragjykuar dhe gjykuar për vlerat e çmendura, dikush është dënuar dhe për abuzim, por në fund veprat kanë mbetur dhe kritikët kanë heshtur.
@VrojtuesitPR@perparim_rama Përparimi s’ka polica nën komandë, duhet Policia e Kosovës ta bëj atë. S’duhet të rrinë veç me radarë për shpejtësinë, por në rradhë të parë duhet t’u sigurojnë jetën këmbësorëve që detyrohen të ecin në rrugë të makinave. Kryetari i Komunës ka detyrë t’i zgjerojë trotuarët.
@erionveliaj Shkollat dhe kopshtet sa më parë, se na i keni premtuar që në 2015-ën. Çohen fëmijët nga gjumi që në 6 të mëngjesit, që të bëhen gati për të dal në 7 tek furgoni dhe të mbërrijnë në shkollë të paktën në 8:15. Kthimi po ashtu torturë më vete, duke u sorollatur nëpër Tiranë.
@albanzogaj@perparim_rama Dekurajojini njerëzit të mos e nxjerrin veturën në komunikacion prej Arbërisë në Pejton, le të ecin në këmbë 700 metra. Zgjeroni trotuaret se me 50 cm që janë, gjysmën e ecjes detyrohesh ta bësh në rrugë të makinave duke rrezikuar veten, por dhe ngadalsuar trafikun.
@StairLifts411 Pse KM ndjek veç lajmet botërore, këto rajonalet janë të dorës së dytë? Shqipëria po e po më pak e rëndësishme për të. Këta poshtë në foto e tjerë janë të ngeshëm dhe komentojnë çfarëdo ngjarje që ndodh përreth, pavarësisht se sot paskan harruar ta urojnë Kroacinë për Shengenin.
@albanzogaj 👏 Kështu duhet të jetë, ku ka problem duhet të vini dorë për t’i dhënë zgjidhje dhe mos prisni ta bëjë dikush tjetër që mund të vijë më pas jush në pushtet. Angazhoni edhe komunitetin qoftë me donacione, qoftë me punë vullnetare, veç ndryshojani fytyrën për mirë Prishtinës.
@ediramaal S’po kritikohet për marrëveshjen që nënshkroi dje, por pse e solli punën deri në këtë pikë që dëmtoi shumë Kosovën dhe s’fitoi gjë. As shahist dhe as lojtar i mirë pokeri s’është, thjesht një megalloman i pandreqshëm që nuk mëson nga gabimet e veta dhe të paraardhësve të tij.
@albinkurti@USAmbKosovo Sa me nder do kishit dal para popullit dhe aleatëve sikur të kishit dëgjuar Sek. Blinken dhe shefin e BE para 1 muaji. Tashmë është vonë, dëmi është bërë i madh. Uroj ta keni marrë mësimin dhe në të ardhmen të jeni dyfish më konstruktiv për të rregulluar marrëdhëniet me aleatët!
The most organized celebrating in Tokyo after Japan beat Germany.
Fans rush Shibuya Crossing but responsibly return to sidewalks when cars have to drive.
@VjosaOsmaniPRKS@USAmbKosovo O ju jeni amatorë në politikë! S’dini as shah dhe as poker të luani, doni të bëni politikë të jashtme si sovranistë duke i bërë karshillëk SHBA. Shkëmbyet targat me Amerikën për kokëfortësi të njëshit. Çfarë vlere ka tani kjo cicërimë lëpirëse kur dëmi është bërë shumë i madh?!
@albanzogaj Përgëzime, por lagjja ka nevojë për një dorë të mirë për pastrimin nga inertet, plehrat dhe ferrat. Me pak forca punëtore dhe makineritë që keni për këtë projekt bëhet yll. Rr.Bashkim Fehmiu është amortizuar keq në 2-3 vende, ka nevojë për nderhyrje urgjente pa u shembur komplet.
@perparim_rama Pa ironi por thjesht per ta ditur, cilat jane arsyet kryesore qe s'jane perdorur keto mjete kur Prishtina ka nevoje per investime ne çdo kohe?
@AlbanNius@bukekryp@ArberAjeti Dhe kush po e administron tani? Ishin si ishin ata mbanin simbolet e shtetit te Kosoves me synimin se nje dite do integroheshin. Tani as targat e as simbolet e Serbise s’besoj se do mundet kush t’ua ndalë. Ishte momentumi më i keq gjeopolitik për të marrë këtë vendim kryeneç.