E premte në ora 22:30 kemi nderin të kemi të pranishëm në space Hoxhë Enis Rama
Tema: Koha për më tepër seriozitet!
( dedikuar 10 netëve të fundit të Ramazanit )
Jeni të gjithë të mirëpritur! https://t.co/nDhaY6MC7F
E kam thënë një herë, e kështu mendoj ende:
Mos kërko që viti që po vjen të jetë më i mirë, por bëhu ti më i mirë.
Ndryshimi duhet të ndodhë me neve. Vitet mbesin numra.
Sonte në ora 22:00 kemi nderin të kemi të pranishëm në space Hoxhë Rafet Zaimi
Tema: Mos urreni njeri tjetrin
Jeni të gjithë të mirëpritur! https://t.co/wqz4gDGQKb
E diel në ora 22:00 kemi nderin të kemi të pranishëm në space Hoxhë Enis Rama
Tema: Trajtimi i Allahut kur ti bën mekat!
Jeni të gjithë të mirëpritur!
https://t.co/QQOB9e9d2F
Sonte në ora 22:15 kemi nderin të kemi të pranishëm në space hoxhën e mirënjohur Dr Shefqet Krasniqi
Tema: Devotshmëria e keqkuptuar!
Jeni të gjithë të mirëpritur! https://t.co/lD3IygUkCF
Me u rreshtue unë krahë “Israel”-it, o e barabartë me ia bo kabullë zullumin millosheviçit.
Mos me kanë unë n’përkrahje t’Palestinës, o si me pshty mbi gjakun e derdhun t’familjareve t’mi kunder milloshevicit.
Me i quejt unë terroristë palestinezët që s’lanë gja pa flijue për liri, o si me i thanë 7 djemve t’shpisë tem, qysh iu ka thanë bash njashtu Amerika UÇK-së ‘98-ën.
Mos me m’vajtue zemra për çdo t’vramë atje, o njojtë si me shkue me fëlliq mbi vorrin e djalit t’agjës tem t’ramë shehid n’beteje, n’mars t‘99-ës.
Pozicionimi për mu o aq i lehtë, sa s’më duhet as sa nji frymëmarrje kohë për me da menden. Sepse e kom t’natyrshme, e kom t’mbjellun n’farë e n’gjak e n’shpirt.
Asnji glacë as bagël nuk e lejoj me më moralizue për shqiptari e patriotizëm, që kujton se o tu ba namin pse ka qit nji PNG kuq-e-zi n’profil anonim, e m’thotë mu taleban, a çfarëdo që i prodhon menja e myktë.
Kushdo që krismat e pushkës së shkijeve i ka përjetue përmes reportazheve t’Mustafë Muqës n’RTSH, i tolerohet çfarëdo rreshtimi sipas tekeve t’veta.
Unë, me emën e mbiemën, me dhjetë hektarë faqebardhësi e nji mal krenari fetare e kombëtare, kam bo zgjedhjen teme, pa asnji pikë dileme.
From the river to the sea,
Palestine will be free!
Very soon, InshAllah! 🤲🏻
P.S. çdo rracë pro-zioniste, nga ky dakik e tutje kam me pergezue me bllok t’përnjihershëm. Du me majtë paqtë ktyhen. Nuk kanë vend sahanlepiresit e terrorizmit nazist n’shkrime t’mia.
Lekum diinekum, we lije diin! 🫶🏻