Sotflamuri shqiptar ishte i pranishëm në Paris, në ceremonitë e Ditës Kombëtare të Francës.
Nën flamurin francez, tri fjalë që kanë kapërcyer prej kohësh kufijtë e një kombi vazhdojnë të mbeten një nga formulimet më të fuqishme të aspiratës njerëzore:
Liri. Barazi. Vëllazëri.
Më 21 qershor, në kremtimin e Solsticit Veror, Vëllezërit e Lozhës së Madhe të Shqipërisë u mblodhën në një atmosferë vëllazërie, reflektimi dhe gëzimi. Në përputhje me traditën tonë, në këtë festim morën pjesë jo vetëm Vëllezërit, por edhe Hënoret dhe miqtë tanë.
Masoneria është një mësim shkencor dhe shpirtëror për trurin dhe vetëdijen. Çdo simbol, çdo oficer, çdo fjalë dhe çdo ritual përfaqëson një aspekt të funksionimit mendor, shpirtëror dhe fizik të njeriut.
Ai që mëson ta njohë këtë tempull, njeh vërtet Zotin dhe vetveten.
Në këtë ditë, kujtojmë me nderim Gjergj Kastriotin, i cili mban emrin e Shën Gjergjit dhe e lidhi jetën e tij me simbolikën e kësaj dite. Në figurën e tij, emri nuk mbeti thjesht një përkatësi, por u shndërrua në mision.
Qoftë ajo një frymëzim për të ecur gjithmonë drejt Dritës.
Në këtë 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punës, nderojmë përkushtimin, dinjitetin dhe kontributin e çdo punëtori në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të fortë.
LMSH uron një Ditë të Punës me reflektim, mirënjohje dhe shpresë për një të nesërme më të mirë për të gjithë.
Të dashur Vëllezër dhe miq,
Le të jetë kjo ditë një moment reflektimi dhe ripërtëritjeje, një thirrje e qetë për të zgjuar dritën brenda nesh dhe për ta ndarë atë me të tjerët.
Gëzuar Pashkët, me dritë dhe me rilindje.
Lozha e Madhe e Shqipërisë bashkohet me familjen e madhe masonike në mbarë botën në pikëllimin e thellë për kalimin në Orientin e Përjetshëm të Vëllait tonë Chuck Norris. Qoftë kujtimi i tij i përjetshëm në zemrat tona.
Sot shënohet ekuinoksi pranveror, momenti kur drita fillon të mbizotërojë mbi errësirën.
Edhe pse shpesh konsiderohet si dita e barazisë mes ditës dhe natës, kjo baraspeshë reale ndodh disa ditë më parë, në atë që njihet si equilux.
Manly Palmer Hall ishte një autor kanadez, lektor, astrolog dhe mistik dhe një vëlla mason. Gjatë karrierës së tij 70-vjeçare, ai dha leksione, përfshirë dy në Carnegie Hall, dhe botoi mbi 150 vëllime. Sot festojmë ditëlindjen e tij në kujtim të punës së tij ndaj dijës ezoterike.
Kjo faqe ekziston sepse karakteri nuk krijohet rastësisht.
Ne nuk e ndërtuam këtë faqe për të grumbulluar pëlqime, ndjekës apo numra.
Ne e krijuam atë për të folur hapur pse kjo Zeje ka rëndësi dhe mbijeton vetëm kur njerëzit e mirë janë të gatshëm ta ruajnë atë. #LMSH
Dyshemeja me kuadrate në lozhat e frimasonëve simbolizon dualitetin e natyrshëm në sferën fizike. Katrorët alternues përfaqësojnë aspekte kontrastuese si drita dhe errësira, e mira dhe e keqja, duke reflektuar natyrën shumëplanëshe të ekzistencës. #LMSH
Më 11 mars 1314, në një ishull të vogël në lumin Senë, në Paris, u dogj në turrën e druve Jacques de Molay, Mjeshtri i Madh i fundit i Knights Templar. Por ka momente kur historia matet jo me fituesit e saj, por me ata që patën guximin të qëndrojnë në anën e së vërtetës.
Nxënësi mason, me hyrjen në tempull, përballet me një dekor të pazakontë, të cilin mund ta ketë ndeshur më parë vetëm virtualisht. Ky dekor i përket një lloji tjetër tempulli; ai ka natyrën e një kabineti shkollor dhe, për këtë arsye, në zhargonin masonik quhet “ofiçinë”.
🇽🇰 17 Shkurti – Dita e Dritës dhe e Lirisë
Në këtë ditë të shenjtë për kombin, përulemi me nderim para aktit historik të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008 — një gur themeli në tempullin e lirisë sonë kombëtare.
Me dhimbje, por edhe me mirënjohje të thellë, Lozha e Madhe e Shqipërisë përkulet sot përpara kujtimit të Vëllait tonë të dashur Teodor Osoja, një prej atyre masonëve që nuk kalojnë thjesht nëpër histori, por e ndërtojnë atë.
Në Lozhën tonë, mbi altar ndodhen dy Libra të Shenjtë: #Bibla dhe Kurani. Gjatë iniciimit, çdo kandidat bën betimin mbi Librin e Shenjtë që i përket besimit të tij personal. #LMSH
Me rastin e festave të fundvitit LMSH ju përcjell urimet më të përzemërta për paqe, shëndet, harmoni dhe begati.
Le të shërbejnë këto festa si një moment reflektimi, bashkimi dhe shprese, duke forcuar vlerat e vëllazërisë, tolerancës dhe dashurisë për njëri-tjetrin.
Gëzuar! 🤍
Më datë 6 dhjetor u zhvilluan Punimet e Komunikimit Vjetor të Lozhës së Madhe të Shqip��risë, në të njëjtin ambient ku u themelua Lozha jonë, një hapësirë me vlerë të veçantë historike dhe simbolike për Vëllazërinë, dhe në prani të delegacioneve të huaja nga juridiksione mike.