“Një beduin lutej:
O Zot,
Nëse rizku im është në qiell, zbrite!
Nëse është në tokë, nxirre!
Nëse është larg, afroje!
Nëse është afër, lehtësoje!
Nëse është pak, shtoje!
Nëse është shumë, më jep bereqet në të!”
Islami qëndroi për 13 vjet në periudhën e Mekës pa asnjë xhami, por asnjëherë nuk qëndroi pa besim, dinjitet dhe pa moral.
------
Kriza e vërtetë që përjetojmë sot është kriza e dinjitetit, e karakterit jo e objekteve.
Islami është më i miri - kjo është e vërtetë, por ne nuk jemi më të mirët!
Këto janë dy gjëra të ndryshme, të cilat shpesh i zëvendësojmë!
------
Alija Izetbegoviç (Allahu e mëshiroftë)
♥️Allahu nuk e krijoi njeriun për kot, në krijimin e tij kishte urtësi dhe argument të madh.
Misioni i tij në tokë është që të jetë rob i Zotit, i cili ia përkushton ibadetin plotësisht Atij.
Urtësi nga Ali Shir Nevai 🌿l🖊️
Të flasësh më pak; tregon mençuri.
Të hash më pak; sjell shëndet.
Të flasësh gjithçka që të vjen në mend; është tipar i paditurisë.
Të hash gjithçka që të vjen përpara; është sjellje prej kafshe.
Profeti Muhamed ﷺ ka thënë:
“Nuk është i pasur ai që ka shumë pasuri,
por i pasur është ai që është i kënaqur me atë që ka.”
📚 (Sahih Buhari & Muslim)
♥️Namazi ndoshta nuk t'i zgjidh të gjitha problemet, por të mjafton lidhja e vazhdueshme me Krijuesin, që të jep forcë për t'u përballuar me të gjitha sprovat, sado të rënda qofshin ato!
Këshilla të arta:
1. Kur të ftojnë vonë - Mos prano;
2. Kur nuk të thërrasin - Mos shko;
3. Kur nuk të tregojnë - Mos pyet;
4. Kur nuk të pyesin - Mos i këshillo;
5. Kur nuk të dëgjojnë - Mos u mundo!
Ibn Kajjimi (رَحِمَهُ الله) shkruan:
“I Dërguari ﷺ i shpeshtonte lutjet gjatë dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes dhe urdhëronte që të shpeshtohej tehlili (la ilahe il-lAllah), tekbiri (Allahu Ekber) dhe tahmidi (Elhamdulilah).”
📚(Zad El-Me’ad,3;360)
Një herë e pyetën një njeri të urtë:
“Zotëri, më trego se cila punë në jetë të mundëson fitim dhe karierë të madhe në jetë?”
Ai, me urtësi e buzëqeshje, u përgjigj:
“Bëhu një njeri i mirë, pasi kjo ka shumë mundësi dhe pak konkurencë.”
Mendo për këtë urtësi!