Gjethja që nuk ra në vjeshtë është tradhtare në sytë e motrave të saj, besnike në sytë e pemës dhe rebele në sytë e stinëve.
Edhe ty,
Secili të sheh nga perspektiva dhe rrethanat e veta.
Një rregull thotë:
Nëse problemi ka një zgjidhje, nuk ka nevojë të shqetësohesh për të, nëse nuk ka një zgjidhje, nuk ka kuptim të shqetësohesh për të.
#kaderuAllah#calmdown#enjoylife
#Ramazani është mundësia që njeriu përmes vëmendjes, si qëllimi më i lartë i agjërimit, ta gjej pjesën e munguar në perfeksionimin e personalitetit.
Nëpërmjet agjërimit ne mund t'i mbushim zemrat me gjithçka që na mungonte, e jetën ta harmonizojmë me çdo kërkesë të Zotit.
Gjatë orës së mësim-besimit në xhami, njërin nga nxënësit me emrin Rejan e pyeta se a e din se një derë e xhenetit e ka emrin si tëndin, por kush do të hyjë në këtë derë?
Tha: Nana?
Allahu e mbushttë xhenetin me nanat e babat tanë që agjërojnë!
Gëzuar xhumanë e Ramazanin!
Ne i shohim njerëzit kur bëjnë gjynahe por nuk i shohim kur ata pendohen!
Mos i paragjyko njerëzit vetëm pse bëjnë gjynahe ndryshe prej teje, çdo njeri është gabimtar.
Rrizkun e ditës së nesërme, mos ja kërko Allahut të Madhërishëm sot!
As Allahu nuk ta ka kërkuar sot obligimin e nesërm.
Imam Aliu u pyet: Çfarë është më e pasur se deti?
Tha: Zemra e atij që është i kënaqur më atë që ka.
Gëzuar xhumanë!
#Allahume_sali_ala_Muhamed
Nuk e humbe rastin, nuk të iku mundësia, nuk ke humbur asgjë:
وَفِي السَّمَاءِ رِزْقُكُمْ وَمَا تُوعَدُونَ
E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.
(Kuran 51:22)
#Elhamdulilah