Më pëlqeu ky shembull!
Sillu me njerëzit sipas moralit tënd dhe jo sipas moralit të tyre dhe ajo që mbetet pas çdo ballafaqimi është sjellja!
Më mirë të vlerësohesh sipas moralit tënd sesa sipas moralit të të tjerëve!
Mos e tepro me mirsjellje në mënyrë që të mos gjykojnë për dyfytyrësi dhe mos u bëj shumë i drejtëpërdrejtë që të mos gjykojnë si të padrejtë e abuzues!
Shumë ka mundësi që suksesi yt fshihet prapa “guximit për t’i fshirë disa gjëra”.
E kam fjalën për fshirjen e shumë detajeve të së kaluarës, fshirjen e disa ‘zërave’, disa mesazheve e fshirjen e tërësishme të disa njerëzve.
Zemra është sikurse enë në të cilën përgatitet ushqimi, ndërsa gjuha është sikurse lugë. Kushtoni vëmendje mënyrës si i flisni tjetrit, sepse gjuha tregon për shijen që mban zemra.
(Urtësi nga Jahja bin Muadh, shih: Hiljetul-Evlijaë li Ebi Nuajm 10/63)
Dyfytyrëshi është person që shumë t’vlerëson! Anipse pas shpinde t’përgojon e shumë t’zeza me mujt t’i shkakton, ama s’mundet pa t’buzëqesh kur ty t’takon dhe kokën ulur pran teje e mban!
Kur në mëngjes nisesh për në punë, në pjesën më të madhe të vitit, do të përballesh me ajër të ftohët, erë të lehtë, e qenë endacak të uritur! Bile, edhe dita fillon me errësirë!
Prandaj, përballo vështirësitë e një fillimi të ri!
Me secilin të rritur që ke lidhje, respektoja privatësinë dhe lirinë e plotë, sepse kjo i takon çdokujt. Vetëm kështu mund ta kuptosh se deri ku mund të arrijnë ata me veprimet e tyre ndaj teje!
Fundja, kështu çdokush tregon se sa duhet të vlejë tek ti!
“Lexoje” më mirë e më me përkushtim veten tënde dhe përmirësoje anën e brendshme të veprave tua!
Vetëm kështu s’do të mbetet më kohë t’i “lexosh” të tjerët!
Një gjë është e sigurtë: fatura që do ta paguash për injorancën, është shumëherë më e madhe sesa ajo që ke shpenzuar për të ditur diçka!
(Imami i Qabes Saud Shurajm)
Problemi qëndron edhe tek:
- pritshmëritë për ndihmë nga të tjerët,
- dobësia jonë profesionale dhe në personalitet dhe
- kufijtë e cekët të ambicjeve tona.
Prandaj edhe DËSHTOJMË
Tha: Elanin dhe guximin e budallait, po ta ketë i mençuri, moti do ishte rregullu dynjaja!
I thash: Dynjaja u prishë dhe vazhdon të prishet pikrërisht për shkak të guximit dhe elanit të budallait!