🇦🇱🇩🇪 An open and constructive exchange with Member of the German Bundestag, Mr. Boris Mijatović, on 🇦🇱 Albania’s progress towards 🇪🇺 EU membership, the strengthening of democratic institutions and current developments in Albania and the wider region.
Grateful for Germany’s continued support and the constructive dialogue aimed at advancing our shared European agenda.
📍Athinë -- Nuk mund të kishte mënyrë më të bukur për të nisur vizitën time të punës në #Greqi sesa ky takim i veçantë kuqezi me komunitetin shqiptar atje, me përfaqësues të shoqatave, mësues, të rinj e sipërmarrës shqiptarë, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në kuadër të festimeve të 114-vjetorit të Pavarësisë. 🇦🇱🇬🇷
Shqiptaria nuk kufizohet me kufijtë tanë gjeografikë. Ajo është dhe gjallon kudo ku një shqiptar jeton, punon, krijon, ndërton dhe kontribuon.
#Diaspora jonë është sot gjithnjë e më e lidhur me atdheun, jo vetëm përmes emocioneve, rrënjëve, kujtesës, kulturës dhe gjuhës, por edhe përmes mbrojtjes së të drejtave, zgjerimit të mundësive, bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë.
Sepse e ardhmja europiane e Shqipërisë kërkon kontributin e të gjithëve. Ajo ka nevojë edhe për energjinë, dijen, përvojën dhe potencialin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Kjo ishte ftesa jonë në Samitin IV-t të Diasporës. Kjo është dhe mbetet ftesa jonë.
Në këtë rrugëtim, diaspora nuk është thjesht në krah të #Shqipërisë. Ajo është një urë e fuqishme mes atdheut dhe vendeve ku shqiptarët jetojnë, krijojnë dhe lënë gjurmë.
Diaspora është pjesë e gjallë e Shqipërisë. Është atdheu ynë përtej kufijve. 🇦🇱🦅
🇦🇱 “Shteti ka kufij, gjuha jo!”
Sot, më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një mesazh i veçantë nga Ministri Ferit Hoxha për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë: Fol shqip!
Një mesazh që Ministri e ndau edhe me 160 të rinj e të reja nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, të mbledhur në Tiranë në kuadër të projektit “Foli Shqip”.
Sepse shtetet kanë kufij, por gjuha shqipe na bashkon përtej tyre, në identitet, histori dhe në të ardhmen tonë të përbashkët.
🇦🇱 Gëzuar Ditën e Alfabetit!
#DitaEAlfabetit #FolShqip
🇦🇱🇪🇺 The High-Level Policy Dialogue, held at the Ministry for Europe and Foreign Affairs in Tirana, with the participation of representatives from the Western Balkan countries, the Italian Ministry of Foreign Affairs, and the European University Institute (EUI), marked another step towards a shared European vision for the region.
Insightful discussions focused on the integration of the Western Balkans into the EU Single Market, with particular emphasis on geo-economics, regional connectivity, and labour mobility.
Grateful to our Italian partners and the @EUI_EU for their continued commitment to strengthening institutional capacities, fostering regional cooperation, and preparing public administrations for the challenges of European integration. Our shared priority remains translating regional cooperation into tangible opportunities for economic development.
A more connected, competitive and resilient Western Balkans is an essential part of Europe’s future.
📢 Rikujtesë: 9 vende të lira pune në MEPJ! 🇦🇱
Mos e humbisni mundësinë për t’u bërë pjesë e ekipit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme!
⏳ Afatet e aplikimit po përfundojnë:
📌 21 nëntor 2026 për lëvizje paralele
📌 26 nëntor 2026 për pranim në shërbimin civil
Njihuni me pozicionet e lira, kriteret dhe procedurat e aplikimit.
🔗 Informacioni i plotë:
https://t.co/VG6L7vDHnG
Nganjëherë, njoftime të tilla kalojnë pa marrë gjithë vëmendjen që meritojnë.
Mos e humbisni këtë mundësi!
Edhe dy ditë për të aplikuar për ata që janë tashmë pjesë e administratës publike.
Edhe pesë ditë për këdo tjetër, brenda apo jashtë vendit.
Për të provuar veten, aftësitë, dijet dhe ambicien tuaj. Për të konkurruar dhe për të fituar mundësinë që të bëheni pjesë e skuadrës sonë diplomatike.
Një diplomaci që po ndryshon bashkë me Shqipërinë.
Një diplomaci që sot përfaqëson vendin tonë dhe nesër do të jetë pjesë e diplomacisë së Bashkimit Evropian.
Na duhen të rinj e të reja të përgatitur, profesionistë, me integritet, kurajë dhe horizont evropian. Njerëz që dinë të përfaqësojnë Shqipërinë denjësisht, por edhe të krijojnë mundësi për të.
Shqipëria ka nevojë për më të mirët e saj.
Nëse besoni se jeni një prej tyre, aplikoni!
🇦🇱🇫🇷 Today, at the Ministry for Europe and Foreign Affairs, we successfully concluded the meeting of the Steering Committee overseeing the implementation of the Albania–France Intergovernmental Agreement.
In my capacity as Deputy Minister for Europe and Foreign Affairs, I co-chaired the Albanian delegation alongside the Deputy Minister of Finance, Mr. @EndritYzeiraj , while the French delegation was led by the Ambassador of France to Albania, H.E. Catherine Suard, and the Head of the Regional Economic Department of the French Treasury, Mr. Pierre Sentenac.
Fellow Deputy Ministers and representatives of Albanian institutions, as well as representatives of AFD and Bpifrance, also made valuable contributions to this process.
During the meeting, we reviewed progress on priority projects and agreed on concrete next steps to advance their implementation.
France remains an important partner and a steadfast supporter of Albania’s European integration journey. 🇦🇱🤝🇫🇷
Delighted to participate in the panel discussion “Western Balkans Hybrid Resilience as Part of the European Security Architecture” in Podgorica, organised by the @HybridCoE in cooperation with Montenegro’s Ministry of Foreign Affairs.
Drawing on 🇦🇱 Albania’s experience in confronting cyberattacks and hybrid threats, I highlighted the importance of stronger institutional coordination, regional cooperation and closer integration with European and Euro-Atlantic security structures.
The Western Balkans must be recognised not merely as a region facing security challenges, but as an active contributor to European security. A stronger, more resilient Western Balkans means a safer and more secure Europe. 🇦🇱🇪🇺
📍Brussels -- Always a pleasure to meet with Enlargement Commissioner Marta Kos. 🇦🇱🇪🇺
We took stock of Albania’s EU accession process following the 2026 Progress Report, reviewed the negotiations roadmap and the propescts ahead, and discussed progress in implementing the Growth Plan.
Albania has built real momentum. Now is the time to convert momentum into measurable results, continue closing chapters and transform commitments into reforms, and reforms into membership.
Close cooperation with the European Commission and EU Member States remains essential as we accelerate implementation, deliver on our commitments, and advance decisively through the final stretch towards EU membership.
Thank you, Commissioner @MartaKosEU, for your continued support and leadership in championing a credible, merit-based enlargement process that strengthens both Albania and the European Union and invests in our shared European future.
#Albania2030
--
📍Bruksel -- Gjithmonë kënaqësi të takohem me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos. 🇦🇱🇪🇺
Bëmë një bilanc të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE pas Raportit të Progresit 2026, shqyrtuam udhërrëfyesin e negociatave dhe perspektivën përpara, si dhe diskutuam mbi ecurinë e zbatimit të Planit të Rritjes.
Shqipëria ka krijuar një momentum të fortë dhe real. Tani është koha që këtë momentum ta përkthejmë në rezultate të matshme, të vijojmë me mbylljen e kapitujve dhe t’i shndërrojmë angazhimet në reforma, e reformat në anëtarësim.
Bashkëpunimi i ngushtë me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së mbetet thelbësor ndërsa përshpejtojmë zbatimin e reformave, përmbushim angazhimet tona dhe ecim me vendosmëri në kilometrin e fundit drejt anëtarësimit në BE.
Faleminderit, Komisionere @MartaKosEU, për mbështetjen e vazhdueshme dhe lidershipin në nxitjen e e një procesi zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, që forcon njëkohësisht Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian dhe është një investim në të ardhmen tonë të përbashkët evropiane.
#Shqipëria2030
📍Brussels -- Pleased to take part in the 2026 Ukraine Mine Action Conference #UMAC2026, under the theme “Clearing the Way in Partnership.”
The Conference brought together international partners around a shared responsibility: strengthening #cooperation, mobilising expertise and advancing practical solutions to address the devastating humanitarian, social and economic consequences of mine contamination in #Ukraine.
Mine action is far more than a humanitarian undertaking. It is an essential part of Ukraine’s recovery, a prerequisite for reconstruction, and an investment in a safer, more prosperous and resilient future.
Clearing the way in partnership means restoring far more than land. It means enabling farmers to return to their fields, children to walk safely to school, businesses to reopen, and families to rebuild their homes.
Above all, it means giving communities the confidence to reclaim their lives and Ukraine the foundations to rebuild its future.
Albania, together with its Allies and partners, remains steadfast in its support for #Ukraine’s sovereignty, #independence and territorial integrity, and unwavering in solidarity with the Ukrainian people.
--
📍Bruksel -- Me kënaqësi mora pjesë në Konferencën e Veprimit ndaj Minave në Ukrainë 2026, #UMAC2026, nën moton “Të hapim rrugën përmes partneritetit.” 🇺🇦
Konferenca mblodhi së bashku partnerë ndërkombëtarë rreth një përgjegjësie të përbashkët: forcimin e bashkëpunimit, mobilizimin e ekspertizës dhe avancimin e zgjidhjeve konkrete për të përballuar pasojat shkatërruese humanitare, sociale dhe ekonomike të ndotjes nga minat në #Ukrainë.
Veprimi ndaj minave është shumë më tepër sesa një angazhim humanitar. Ai është një pjesë thelbësore e rimëkëmbjes së Ukrainës, një parakusht për rindërtimin dhe një investim për një të ardhme më të sigurt, më të begatë dhe më të qëndrueshme.
Të hapësh rrugën përmes partneritetit do të thotë të rikthesh shumë më tepër sesa tokën. Do të thotë t’u mundësosh fermerëve të rikthehen në arat e tyre, fëmijëve të shkojnë të sigurt në shkollë, bizneseve të rihapen dhe familjeve të rindërtojnë shtëpitë e tyre. Mbi të gjitha, do të thotë t’u rikthesh komuniteteve besimin për të rimarrë në dorë jetën e tyre dhe t’i japësh Ukrainës themelet mbi të cilat të rindërtojë të ardhmen e saj.
#Shqipëria, së bashku me aleatët dhe partnerët e saj, mbetet e palëkundur në mbështetjen për sovranitetin, #pavarësinë dhe integritetin territorial të #Ukrainës, si dhe në solidaritetin e saj me popullin ukrainas.
📍Budapest -- A warm and genuinely substantive exchange with Deputy Prime Minister and Foreign Minister of Hungary, Anita Orbán. 🇦🇱🇭🇺🇪🇺
I expressed my sincere appreciation for Hungary’s strong support for Albania’s European journey, and for its role as an important voice for the Western Balkans within the EU, including through the Group of Friends of the Western Balkans.
There is something particularly valuable about discussing enlargement with countries that have themselves travelled this road. They know what it takes, but they also know what it brings.
#Albania has now entered the most consequential phase of its EU accession negotiations. Our ambition, as reflected in the Commission’s roadmap, is clear: to do the work, deliver the reforms and conclude the technical part of the negotiations by the end of 2027. As we move through this demanding phase, and we are happy to count on Hungary’s continued support.
Albania and #Hungary enjoy excellent political relations. We agreed that the next challenge is to give this relationship even greater economic and human substance through more trade and investment, stronger energy links, increased tourism, and deeper cooperation in education and culture. Hungarian businesses already have an important presence in Albania, but there is considerable potential to do more.
As #NATO Allies, we also exchanged views on regional and European security, energy security and the importance of Allied unity at a time when Europe is confronting profound geopolitical challenges.
The friendship between Albania and Hungary is longstanding and deeply rooted in history, having forged an enduring bond between our peoples. Today, it is our responsibility to build on this legacy, turning our strong relationship into greater opportunities for our citizens and businesses and working together for a Europe that is stronger, safer and more prosperous.
Köszönöm, @_OrbanAnita, a szívélyes vendéglátást és a barátságot; várom, hogy Tiranában üdvözölhesselek.
#Albania2030
--
📍Budapest -- Një shkëmbim i ngrohtë dhe vërtet përmbajtësor me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Anita Orbán. 🇦🇱🇭🇺🇪🇺
Shpreha vlerësimin tonë të sinqertë për mbështetjen e fortë të Hungarisë ndaj rrugëtimit evropian të Shqipërisë, si edhe për rolin e saj si një zë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor brenda BE-së, përfshirë edhe përmes Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor.
Ka diçka veçanërisht të vlefshme në diskutimin për zgjerimin me vende që e kanë përshkuar vetë këtë rrugë. Ato e dinë çfarë kërkon ky proces, por dinë edhe çfarë sjell ai.
#Shqipëria ka hyrë tashmë në fazën më vendimtare të negociatave të saj për anëtarësimin në BE. Ambicia jonë, siç pasqyrohet tashmë edhe në udhërrëfyesin e Komisionit, është e qartë: të bëjmë punën, të çojmë përpara reformat dhe të përmbyllim pjesën teknike të negociatave deri në fund të vitit 2027. Ndërsa ecim përpara në këtë fazë kërkuese, jemi të kënaqur që mund të mbështetemi në përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë.
Shqipëria dhe #Hungaria gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera politike. Ramë dakord se sfida e radhës është t’u japim këtyre marrëdhënieve edhe më shumë përmbajtje ekonomike dhe njerëzore: më shumë tregti dhe investime, lidhje më të forta energjetike, më shumë turizëm dhe bashkëpunim më të thellë në arsim dhe kulturë. Bizneset hungareze kanë tashmë një prani të rëndësishme në Shqipëri, por potenciali për të bërë më shumë është i konsiderueshëm.
Si aleatë në #NATO, shkëmbyem gjithashtu pikëpamje mbi sigurinë rajonale dhe evropiane, sigurinë energjetike dhe rëndësinë e unitetit të Aleancës në një kohë kur #Evropa përballet me sfida të thella gjeopolitike.
Miqësia mes Shqipërisë dhe Hungarisë është e hershme dhe e rrënjosur thellë në histori, çka ka farkëtuar një lidhje të qëndrueshme mes popujve tanë. Sot, është përgjegjësia jonë të ndërtojmë mbi këtë trashëgimi, duke e shndërruar marrëdhënien tonë të fortë në më shumë mundësi konkrete për qytetarët dhe bizneset tona, si dhe duke punuar së bashku për një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë.
Faleminderit, @_OrbanAnita, për mikpritjen e ngrohtë dhe miqësinë. Pres me kënaqësi t’ju mirëpres në Tiranë.
#Shqipëria2030
Një mbrëmje e bukur, sa e veçantë aq edhe e pasur, kushtuar larmisë së trashëgimisë sonë kulturore shpirtërore, me rastin e takimit të 20-të të Konferencës Vjetore të Rrjetit të Ekspertëve të #UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale në Evropën Juglindore, organizuar në Tiranë.
Trashëgimia kulturore jomateriale është shumë më tepër se kujtesë e së shkuarës. Ajo është një pjesë e gjallë e identitetit tonë, e mënyrës se si e jetojmë dhe e tregojmë historinë tonë, si ruajmë veçantinë e njëkohësisht ndërtojmë ura mes njerëzve dhe kulturave.
Ruajtja, promovimi dhe përcjellja e saj te brezat e rinj është një përgjegjësi e përbashkët, por edhe një mundësi për ta bërë kulturën një hapësirë edhe më të fuqishme bashkëpunimi mes vendeve tona.
Faleminderit @BGonxhja dhe Ministrisë së Kulturës për një mbrëmje të këndshme, me tingujt, vallet, traditat dhe gjithë shpirtin e pasur të kulturës sonë. 🇦🇱
It was a pleasure to welcome a delegation from the @UNODC , led by Mr. Bo Mathiasen, Director of Operations. 🇦🇱🇺🇳
We discussed further strengthening the partnership between Albania and UNODC, with a focus on combating organized crime and corruption, reinforcing the rule of law, enhancing border security, and addressing emerging security challenges, including cybercrime.
The re-establishment of UNODC’s presence in Tirana in April 2026 marks an important milestone in deepening cooperation and coordination with Albanian institutions, while also supporting reforms within the framework of Albania’s EU integration process.
Albania remains committed to being not only a beneficiary, but also an active contributor to regional and international efforts to prevent and combat crime.
@AlbanianDiplo
📍 Bucharest -- Pleased to join fellow Foreign Ministers and senior officials for the Ministerial meeting of the Central European Initiative.
At a time when Europe’s security and geopolitical landscape is being profoundly reshaped, regional cooperation matters more than ever. #CEI remains a valuable platform for strengthening dialogue, connectivity and cooperation across our region, while advancing the European aspirations of its members.
For Albania, the message is clear: a stronger and more united Europe requires a credible and successful #enlargement process. But our region cannot become fully European if we remain distant from one another, and Europe cannot become fully united and strong while our region remains outside it.
This is why regional cooperation and European integration must go hand in hand. When we remove barriers to trade, connect our energy systems and transport corridors, recognise professional qualifications, strengthen digital connectivity and cooperate more closely on security, we are not building an alternative to the European Union. We are preparing our region to function as part of it.
Closer economies build a stronger region. Closer societies create greater trust. Greater trust strengthens security. And stronger people-to-people ties turn proximity into partnership. Ultimately, a more connected, cooperative and resilient Western Balkans means a stronger Europe.
That is the Europe we need: more connected, more secure, more resilient and, ultimately, whole.
--
📍 Bukuresht -- Kënaqësi të bashkohem me kolegët ministra të Jashtëm dhe zyrtarë të lartë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI).
Në një kohë kur peizazhi i sigurisë dhe ai gjeopolitik i Evropës po riformësohen thellësisht, bashkëpunimi rajonal është më i rëndësishëm se kurrë. #CEI mbetet një platformë e çmuar për forcimin e dialogut, ndërlidhjes dhe bashkëpunimit në rajonin tonë, duke çuar njëkohësisht përpara aspiratat evropiane të vendeve anëtare.
Për Shqipërinë, mesazhi është i qartë: një Evropë më e fortë dhe më e bashkuar kërkon një proces zgjerimi të besueshëm dhe të suksesshëm. Por rajoni ynë nuk mund të bëhet plotësisht evropian nëse mbetemi të distancuar nga njëri-tjetri, dhe Evropa nuk mund të jetë plotësisht e bashkuar dhe e fortë për sa kohë rajoni ynë mbetet jashtë saj.
Pikërisht për këtë arsye, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah. Kur heqim barrierat tregtare, ndërlidhim sistemet tona energjetike dhe korridoret e transportit, njohim kualifikimet profesionale, forcojmë ndërlidhjen digjitale dhe bashkëpunojmë më ngushtë për sigurinë, nuk po ndërtojmë një alternativë ndaj Bashkimit Evropian. Po përgatisim rajonin tonë të funksionojë si pjesë e tij.
Ekonomi më të ndërlidhura ndërtojnë një rajon më të fortë. Shoqëri më të afërta krijojnë më shumë besim. Më shumë besim forcon sigurinë. Dhe lidhjet më të forta mes njerëzve e shndërrojnë afërsinë në partneritet. Në fund të fundit, një Ballkan Perëndimor më i ndërlidhur, më bashkëpunues dhe më i qëndrueshëm do të thotë një Evropë më e fortë.
Kjo është Evropa që na duhet: më e ndërlidhur, më e sigurt, më e qëndrueshme dhe, në fund, e bashkuar në tërësinë e saj.
📍 Berlin -- Very pleased to participate in the international conference “EU Enlargement: Assessing New Concepts and Outlook for 2027”, hosted by the German Council on Foreign Relations (DGAP).
Geopolitical realities have made #enlargement a strategic and security imperative for Europe. But this does't come at the expense of substance: reforms remain as necessary as ever.
We do not reform simply to become European. We reform because we are #European, and because our citizens deserve institutions that work according to European standards.
As #Albania advanced into the concluding and most demanding phase of accession negotiations, we know that the task becomes harder and our responsibility greater. There are no shortcuts to membership, nor are we asking for any.
EU membership is earned, not granted as an act of solidarity. It is earned reform by reform, chapter by chapter, benchmark by benchmark, by building the functioning, democratic and accountable institutions that Albania needs for itself and that EU membership requires.
Albania is doint just that: reforms, implementation, scrutiny and evaluation on merits.
When candidate countries deliver, Europe must respond. When reforms produce results, those results must translate into progress.
Because enlargement is not simply about making the European Union bigger. It is about making #Europe stronger, safer and finally whole.
#Albania2030
--
📍 Berlin - Kënaqësi të merrja pjesë në konferencën ndërkombëtare “Zgjerimi i BE-së: Vlerësimi i koncepteve të reja dhe perspektiva për vitin 2027”, organizuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP).
Realitetet gjeopolitike e kanë bërë #zgjerimin një domosdoshmëri strategjike dhe sigurie për Europën. Por kjo nuk mund të ndodhë në kurriz të përmbajtjes dhe standardeve: reformat mbeten po aq të domosdoshme sa më parë.
Ne nuk po bëjmë reforma thjesht për t’u bërë europianë por sepse jemi #Europianë dhe sepse qytetarët tanë meritojnë institucione që funksionojnë sipas standardeve europiane.
Ndërsa #Shqipëria ka hyrë në fazën përmbyllëse dhe më kërkuese të negociatave të anëtarësimit, jemi të vetëdijshëm se detyra bëhet më e vështirë dhe përgjegjësia jonë më e madhe. Nuk ka rrugë të shkurtër drejt anëtarësimit dhe ne nuk kërkojmë një të tillë.
Anëtarësimi në BE fitohet me meritë, nuk dhurohet si akt solidariteti. Fitohet reformë pas reforme, kapitull pas kapitulli, standard pas standardi, duke ndërtuar institucione funksionale, demokratike dhe të përgjegjshme, për të cilat Shqipëria ka nevojë për veten e saj dhe që anëtarësimi në BE kërkon.
Shqipëria po bën pikërisht këtë: reforma, zbatim, llogaridhënie dhe vlerësim mbi bazën e meritës.
Por një proces i bazuar në meritë duhet të funksionojë në të dyja drejtimet. Kur vendet kandidate japin rezultate, Europa duhet të përgjigjet. Kur reformat sjellin rezultate, ato duhet të përkthehen në progres konkret.
Sepse zgjerimi nuk ka të bëjë thjesht me një Bashkim Europian më të madh. Ka të bëjë me një #Europë më të fortë, më të sigurt dhe, më në fund, të bashkuar plotësisht.
#Shqipëria2030
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, @HoxhaFer prezantoi projektbuxhetin e MEPJ-së për vitin 2027, duke evidentuar prioritetet dhe objektivat kryesore të diplomacisë shqiptare ⬇️