You stick to the way of the Messenger (صلى الله عليه وسلم )and even if you become a stranger amongst them(people), be patient and persevere upon strangeness.
💎Thotë Ibn Tejmijjeh, Allahu e mëshiroftë:
"Rruga e mirësisë dhe e bindjes ndaj Allahut duhet lehtësuar, ndihmuar dhe nxitur drejt saj me çdo mënyrë të mundshme. Për shembull, t'i japë njeriu fëmijës, familjes apo njerëzve që janë nën kujdesin e tij diçka që e nxit në veprimin e veprave të mira, si pasuri, lavdërime apo të tjera si këto."
ينبغي تيسير طريق الخير والطاعة والإعانة عليه والترغيب فيه بكل ممكن؛ مثل: أن يبذل لولده وأهله أو رعيته ما يُرغبهم في العمل الصالح؛ من مال أو ثناء أو غيره
📖 Mexhmu'ul fetaua, 28/369
Përktheu: Servet Mata
💐 Dobi nga Shejkh Abdur-Rezzak el-Bedër
💎 [124] Lutja në fshehtësi e njeriut për vëllain e tij që nuk është prezent
Thotë Shejkhul Islam Ibn Tejmijjeh, Allahu e mëshiroftë: "Lutja e njeriut për vëllain e tij në mosprezencë, ka më shumë mundësi të pranohet, sepse është më e plotë në sinqeritet dhe më larg syefaqësisë. E si mund të krahasohet lutja e njeriut kur lutet për dikë tjetër në mosprezencën e tij pa ia kërkuar, me lutjen e atij kur i lutet Allahut për dikë që është prezent dhe ia kërkon?! Është transmetuar në hadith: "Lutja që më së shumti pranohet është lutja e njeriut për atë që nuk është prezent."
Po ashtu është transmetuar në Sahihun e Muslimit se Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë: "Çdokush që lutet për vëllain e tij në mosprezencën e tij me një dua, një Melek që është i ngarkuar me këtë detyrë thotë: Amin, edhe për ty e njëjta gjë!" [Kaideh xhelileh fit-teuessuli uel-uesiileh, 206]
🔹Burimi: https://t.co/QbTpaTX7Nh
Përktheu: Servet Mata
✅#dobi_të_shkurta
🆕 Ka thënë dijetari i madh, ‘Abdurr-Rrahman el-Mu’alimij, Allahu e mëshiroftë:
“Ti duhet ta mësosh veten tënde që gjithmonë t’ua duash të mirën të gjithë njerëzve. Madje edhe nëse e urren qafirin apo bidatçiun apo gjynahqarin, ti duhet ta urresh atë sepse ti do që ai ta lërë atë gjë që e dëmton atë dhe të kryejë ato gjëra që i bëjnë dobi atij.”
وعليك أن توطِّن نفسَك على حبّ الخير للخلق أجمعين حتى إذا كرهت كافرًا أو مبتدعًا أو فاسقًا فلا تكرهه إلا لأنك تحبّ له أن يدع ما يضره، ويلتزم ما ينفعه.
📚Burimi: el-Khutab uel-Uasaja, fq.253
Përktheu: Alban Malaj
🤲 I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - urdhëronte t'a themi këtë lutje para gjumit
🎙Shejkh Abdur-Rezak el-Bedër
Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- kush shtrihej për të fjetur në shtratin e tij thoshte:
Allahumme Rabbes-semauati uel-erd, Rabbe kul-li shej-in, Falikal-habbi uen-neua, ue Munzilet-Teurati uelInxhiili uel-Kur'an, e‘uudhu biKe min kuli di sherr-rrin Ente aakhidhun binaasijetihi. Entel-Eu-uelu fe-lejse kableKe shej, ue Entel-Aakhiru felejse b‘adeKe shej, ue Entedh-Dhaahiru felejse feukaKe shej, ue Entel-Baatinu felejse duuneKe shej. Ik'di ‘annad-dejne ue egnina minel-fakr
“O Allah! Ti je Zoti (Krijuesi) qiejve dhe i tokës, Zoti i gjithçkaje. Ti e nxjerr bimën nga fara dhe pemën nga bërthama. Ti e ke zbritur Teuratin dhe Inxhilin dhe Kur'anin. Kërkoj mbrojtjen Tënde prej të keqes së çdo gjëje, sepse vetëm Ti ke mundësi për këtë! Ti je i Pari (i Pafillim), dhe asgjë nuk ka ekzistuar para Teje dhe as me Ty! Ti je i Pafund (i Pambarim, që ngelesh përgjithmonë), dhe pas Teje nuk ngelet asgjë! Ti je më i Lartësuari, dhe nuk ka asgjë sipër Teje! Ti je më i Afërti (me Dijen Tënde)te krijesat dhe askush nuk është më afër te krijesat se Ti! (O Allah!) Na bëj që t’i kryejmë obligimet tona ndaj Teje dhe ndaj krijesave të Tua, dhe na ruaj nga varfëria dhe lypja!”
💻Përktheu: Servet Mata
📱 Videoja në Youtube: https://t.co/aY2TmKA8vp