Gryka e Deçanit perla e Dukagjinit!
Një mrekulli e natyrës, ku ngjyrat e vjeshtës e kthejnë çdo kthesë në një kartolinë të gjallë. Bukuria e Kosovës sonë, krenaria e Dukagjinit!
Pejgamberi Muhamed ﷺ ka thënë:
“Kush e ndan një nënë prej fëmijës së saj, Allahu do ta ndajë atë prej njerëzve të tij të dashur në Ditën e Kiametit.”
Hadith – Tirmidhi, nr. 1566.
Dashuria mes dy bashkëshortëve është furnizim, dhe atë që Allahu e furnizon me një partner të devotshëm, të dashur e të sinqertë, le ta falënderojë Allahun!
Fëmija e pyeti prindin e vet:
- Çfarë do të thotë burrë?
Prindi iu përgjigj:
- Ai është njeri i fortë, përgjegjës për fëmijët e vet, përkujdeset për çështjet e tyre dhe rri pa gjumë për rehatinë e tyre!
Fëmija tha:
- Shpresoj që të bëhem burrë sikurse nëna ime!
Vetëmashtrimi është shkak që njeriu të angazhohet me të metat e të tjerëve, t’i qortojë dhe të flasë për ta. Ai që mundohet ta turpërojë vëllanë mysliman për gjynahun e tij, Allahu nuk ia merr shpirtin pa e bërë ai vetë atë gjynah.