🇦🇱 Former Deputy Minister for Europe and Foreign Affairs / 🏛️ Member of Tirana City Council / ⚖️ Chair of National Alliance of Women Councilors / 📝 Poet
Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli!
Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër🇦🇱
Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj🙏
Australia just recorded zero cervical cancer cases in women under 25 - for the first time since records began in 1982.
This is what happens when a country commits to HPV vaccination and screening. We protect our girls and save lives.
Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo🤷🏻♂️
2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo🤷🏻♂️
3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo🤷🏻♂️
Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë.
Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se përpara 10 vjetësh unë paskam qenë pro kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim.
Por unë s’jam në asnjë lloj gare me Lëvizjen dhe më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para 10 vjetëve - kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë - i kujtoj Lëvizjes se Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës.
Dhe e fundit, unë as nuk jam organizator e as nuk jam folës i protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, të cilën e mbështes megjithë zemër e do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj🇦🇱❤️🇽🇰
Ne Portoro�� te Sllovenise, vendet anetare te MED9, nen kryesine e Sllovenise dhane njezeri vleresimin per reformat mbreselenese te qeverise, si dhe mbeshtetjen e tyre te plote qe Shqiperia te behet pjese e Bashkimit Evropian brenda kesaj dekade.
#shqiperia2030
Me perfaqesuesit Conflavoro PMI Capobianco, Begaj e te tjere, folem mbi interesin e ketyre bizneseve per te operuar ne Shqiperi.
Krenari qe shqiptare te diaspores, si Erion Begaj, pasi kane spikatur ne vendet ku jetojne, tani duan te kontribuojne per Shqiperine 🇦🇱
Prej mese 5 shekujsh arbereshet ruajne gjuhen, zakonet e kulturen e dheut qe lane pas, Shqiperise.
Sot, disa sterniper te tyre vijne ne Shqiperi me nje projekt te ideuar dhe financuar nga qeveria shqiptare, nga MEPJ, AKD dhe QSPA.
Happy we opened Cluster 4 today, which will improve the lives of 🇦🇱 citizens in the fields of environment, transport, & energy.
This is the result of hard work, congratulations! 👏
Now it's important to keep up the reform pace & momentum.
Albania’s future is in the EU 🇪🇺🇦🇱
�� Diella pa hapjen e parlamentit sot dhe më tha:
Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!
Si i bëhet, e pyeta
Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon, m’u përgjigj😬
#DIPLO2025🇦🇱🇪🇺
Ditën e 2-të të Konferencës së Ambasadorëve #Diplo2025 e nisëm sot me fjalën përshëndetëse të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku rreth prioriteteve ekonomike të Shqipërisë, ndërsa vijuam më tej me panelin për diplomacinë e zgjuar dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
#DIPLO2025 🇦🇱🇪🇺
Nisi sot Konferenca 3-ditore e Ambasadorëve shqiptarë nëpër botë - një pikëtakim i rëndësishëm i shërbimit të jashtëm për të përcaktuar prioritetet, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë 🇦🇱🤝🇪🇺
Në Panelin e 2-të të #DIPLO2025 🇦🇱🇪🇺gjatë ditës së parë, u theksua rolin i shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor si kontribues aktivë për paqen, bashkëpunimin rajonal dhe projektin evropian.
Shqiptarët shërbejnë si urë lidhëse midis komuniteteve dhe si forcë për vlerat demokratike, zhvillimin ekonomik dhe kohezionin social.
Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale gjykatësish, të cilët u kanë dalë në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike, në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.
KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.
KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.
KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.
Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar - gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik - po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE🇦🇱🖐️🇪🇺
Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë kur flitet për blerje avionësh dhe nga ana tjetër, zjarret e këtyre ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh!
Dakord, padyshim që mirë do ishte t’i kishim, por…
Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian bashkë me Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?!
Ja një informacion bazuar në referencat e vetë shtypit grek për Greqinë për shembull:
Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës; helikopterë janë pakashumë 20; automjete të tjera afërsisht 3,500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve.
Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët.
Shoh që disa shoqata gazetarësh na kanë bërë një thirrje urdhëruese për të ndërhyrë urgjentisht në draftin e Kodit të Ri Penal, çka tregon se ata që duhet të informojnë publikun për procesin e saponisur të diskutimit të këtij drafti nuk e kanë kuptuar akoma (edhe pse u tha shumë qartë nga ministri i drejtësisë) se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave, nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit po ia kanë besuar një grupi ekspertësh të nderuar, nën udhëhehjen e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipit.
Kështu, hëpërhë qeveria është thjeshtë njëra nga shumë palët në këtë proces dhe e kemi marrë e po e studiojmë draftin, për të ballafaquar më pas qëndrimet tona me ato të grupit të ekspertëve, gjë që ua sugjerojmë edhe shoqatave të alarmuara për lirinë e shtypit, të cilat në këtë fazë, në vend se të alarmohen duhet të ndjehen shumë të lehtësuara e të respektuara, sepse kanë të gjithë kohën e nevojshme për ta studiuar e pastaj ballafaquar draftin e Kodit të Ri Penal me grupin e punës, njësoj siç do të bëjë qeveria e siç duhet të bëjnë të tëra palët e interesuara - sidomos ato brenda sistemit, të cilat në vend se të japin deklarata sa të nxituara aq edhe qesharake për shtyp, bëjnë mirë të ulen me grupin e ekspertëve dhe të ballafaqojnë opinionet e tyre.
Ky është një proces demokratik dhe transparent, ku kush do të kontribuojë për një Kod të Ri Penal për Shqipërinë 2030 në BE i ka rrugët e hapura e të gjithë kohën e nevojshme, ndërsa kush do të bëjë zhurmën e vet mund ta bëjë, se demokracia i ka edhe zhurmuesit e vet, po s’mund të thotë dot që s’na pyeti kush.
Pasi të bëhen të gjitha ballafaqimet e grupit të punës me të gjitha palët e interesuara dhe në pavarësi të plotë nga qeveria, Ministria e Drejtësisë do ta marrë draftin e rishikuar e do ta konsultojë natyrisht edhe me Komisionin Europian, sepse pa vulën e Brukselit drafti nuk shkon dot në parlament!
Kështu që miq të shoqatave të shtypit rrini të qetë se nuk ju vjen dot asnjë e keqe nga Kodi i Ri Penal, në Shqipërinë që po shkon në BE dhe jo në BRSS😍
At #Helsinki50, I emphasized the need for an OSCE that remains firmly anchored in its founding principles, while staying agile enough to uphold them amid today’s complex challenges.
The core principles of sovereignty, territorial integrity, and the non-use of force must be actively upheld, not merely recalled. Russia’s ongoing aggression against Ukraine is a grave breach of these very foundations and a critical test of the OSCE’s continued relevance.
Albania remains a steadfast supporter of these values and continues to contribute actively to the OSCE’s work across all three dimensions.
Thank you to CiO @elinavaltonen for your leadership and for steering a timely, substantive discussion.
Productive first meeting of #WesternBalkans Foreign Ministers in Istanbul 🇹🇷 for the launch of the #BalkanPeacePlatform.
Committed to advancing regional cooperation, dialogue, and stability in the spirit of ownership, inclusiveness & European perspective.
Stamboll - Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Silda Anagnosti Çepe mori pjesë në lançimin e #BalkansPeaceForum, një iniciativë e Turqisë që ka në fokus forcimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit.
Në këtë aktivitet, znj. Anagnosti Çepe rikonfirmoi përkushtimin e Shqipërisë për paqe, bashkëpunim rajonal dhe avancimin e agjendës së konektivitetit në frymën e gjithëpërfshirjes dhe perspektivës evropiane.
Germany is a key strategic partner in Albania’s reform process and EU path.
At today’s meeting with Tilman Kuban and David Preisendanz, members of the Bundestag, I welcomed the open exchange and reaffirmed the value of parliamentary diplomacy in building trust and driving forward our shared European goals.
We look forward to taking this cooperation even further. 🇦🇱🤝🇩🇪
It was a pleasure to meet with Ukraine’s Deputy Prime Minister @StefanishynaO during her visit to Tirana today. I reaffirmed Albania’s unwavering support for Ukraine — politically, diplomatically, and in practical terms.
We also discussed our countries’ EU paths. I reaffirmed Albania’s strong support for Ukraine’s accession and the strategic importance of keeping enlargement high on the European agenda.
🇦🇱🤝🇺🇦