Kur të anon zemra për të bërë një vepër të mirë bëje. Mos e shty dhe mos e le për më vonë, ngase nuk i dihet se nga do të të anoj zemra herën tjetër, drejt të mirës apo të keqës!
Kënaqësia e Allahut është diçka që nuk lihet, e kënaqësia e njerëzve është diçka që nuk arrihet. Andaj lëre atë që nuk arrihet, dhe arrije atë që nuk lihet.
Imam Shafiu
Imam Shafiu e këshilloi një nxënës të tij duke i thënë: “T’i kënaqësh të gjithë njerëzit është një synim i paarritshëm. Assesi nuk do të mund të shpëtosh nga njerëzit, andaj vazhdo i patundur në atë që të sjell dobi dhe lëri njerëzit me punët e tyre.”
El-Hattabij në El-Uzleh
“Sikur të heshte ai që nuk di, do të rehatohej vetë dhe do t’i ishin rehat prej tij edhe tjerët; gabimet-në mesin e njerëzve-, do të ishin me të pakta, ndërkaq të qëlluarat më shumë.”
Dijetari El-Mizzij; Tehdhibul-Kemal, 4/362
Vendimi më i mirë që një musliman duhet të marrë çdo mëngjes:
"Nuk do të lejoj që problemet, brengat e jetës të më bëjnë të harroj mendimin, besimin tim të mirë te Zoti."
Allahu i Lartësuar kur e përshkroi hënën tha: "Hënë që ndriçon.”
Kur e përshkroi diellin tha: “Kandil të shëndritshëm.”
Ndërsa kur e përshkroi të Dërguarin Muhamedin alejhi selam tha: "Kandil ndriçues.”
Allahume Sali ala Muhamedin ue ala ali Muhamed.
Mesud el’Hamdhani një nga njerëzit më të zgjedhur,nga ata që shpesh i falte njerëzit duke thënë:E kaluara nuk përmendet.Pas vdekjes së tij e panë në ëndërr dhe i thanë:Çfarë ka bërë Zoti me ty?Tha:Më ndali para Tij,dhe më tha:O Mesud,e kaluara nuk përmendet,andaj futeni në Xhenet
Ramazani muaji i bamirësisë!
Sufjan Eth- Theuri thotë: "Nuk kam parë vepër ibadeti më të madhe dhe më me vlerë se sa përpjekja për ti bërë të lumtur ata që i ke përreth."
Reflekto!
Ibn Omeri tregon se:
Erdh një njeri tek i Dërguari i Allahut -alejhi selam-, dhe e pyeti: O i Dërguari i Allahut, cila është vepra më e dashur tek Allahu? Tha: ”Kur fut gëzim në zemren e një besimtari”
Ramazan,2022
Si mos të uroj Ramazanin, në këtë muaj zbriti Kur'ani!
Si mos të uroj Ramazanin, në këtë muaj hapen dyert e xhenetit!
Si mos të uroj Ramazanin ku rebelet prej djajve prangosen!
Si mos të uroj Ramazanin ku agjërimi ndërmjetson për ty tek Zoti!
U qoftë për hajr Ramazani!
Nëse syri yt shikon mëkatarin, mos u kreno me vetën tënde se ti je më i mirë se ai. Ai u sprovua, ndërsa ty të shpëtoj Zoti me mëshirën e Tij!
Prandaj lutju Zotit për udhëzim dhe forcim.
“ O Rrotullues i zemrave, ma përforco zemrën time në fenë Tënde.”