Zyra e Ergys Agasit në Bllok ka funksionuar si një kuplara politike ku regjistroheshin fshehurazi ministra, deputetë, gjykatës e prokurorë. Prokuroria po fshin provat për zyrtarët e lartë, por ky skandal mafioz nuk mund të mbulohet!
Aeroportet e Edi Ramës janë më keq se djegësat! Prishja e njëanshme e kontratës me Behgjet Pacollin dhe futja e qeverisë në një sherr privat ekspozon Rama-Ballukun si aksionerët e vërtetë. Taksapaguesit shqiptarë rrezikojnë deri në 500 milionë euro gjoba nga çmenduria e radhës!
Natyrisht, pasqyra është një mashtrim i ri, një mur i ri midis qytetarit dhe administratës, e cila do t'u shërbejë qytetarëve aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare.
“Pasqyrë Albania”, Diella e re shumë milionëshe!
Në serialin e mashtrimeve të tij të kësaj vere, Edi Rama, i bronzuar por i tromaksur dhe i skaduar, pas dështimit me Besën dhe Besimin, njoftoi nga Pogradeci portalin e ri "Pasqyra Albania"
si mjetin e komunikimit me qytetarët për hallet e tyre. Në fakt, me këtë ai njoftoi vjedhjen e re të miliona dollarëve për "Pasqyra Albania", në të cilën, sipas tij, qytetari do të mund të ndjekë ankesën apo kërkesën e tij.
Turistët vijnë për pushime dhe përfundojnë në arkivolë, ndërsa krerët e narkoshtetit rrahin gjoksin për sukses! Saranda e Ksamil u përkasin të fortëve, trafiqeve dhe lokaleve pa ligj që mbrohen nga miqtë e qeverisë., ambasadat paralajmërojnë qytetarët e tyre të ruhen nga regjimi
Vrasja e 20 vjeçarit portugez në Ksamil është një vrasje shtetërore! Kur 3 punonjës me uniformë fshehin krimin në vend që ta parandalojnë, dëshmohet qartë se shteti dhe krimi në Sarandë janë bërë një. Turisti ynë kthehet në arkivol nga mafia e mbështetur prej narkoshtetit.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe sulmet ndaj lëvizjes paqësore rinore dhe qytetare, të orkestruara përmes Tom Doshit. Ftojmë çdo qytetar të bëhet pjesë e kësaj lëvizjeje të fuqishme jashtë logove partiake, në mbrojtje të interesit më të mirë të vendit.
Alarm në qeveri: De facto drejtimin e ka marrë Lubi Balluku, e cila i ka kujtuar Ramës se në çdo dosje penale 60% i takon atij, duke bllokuar shkarkimin e ministrave përgjegjës. "Po shkova, do të marr me vete!
Sondazhet e brendshme të vetë PS-së tregojnë rënie katastrofale: partia e krimit është rrokullisur në 29%, ndërsa vetë Edi Rama qëndron nën shifrat e partisë. Narkoshteti po shkërmoqet dhe vjeshta do të jetë ajo e temperaturave më të larta politike!
The numbers speak for themselves and debunk the lies of AMA and Edi Rama! In 30 days, the 4 national TV stations gave Edi Rama and the Socialist Party 15 hours, 10 minutes, and 59 seconds, while the opposition received only 4 hours, 46 minutes, and 43 seconds …
Censurë e egër dhe mashtrim i hapur nga Edi Rama dhe AMA! Përmendja e emrit në media nuk është hapësirë apo kohë për opozitën, por sulm i përditshëm. Media kombëtare i dhanë Ramës 15 orë kundrejt vetëm 4 orëve e 46 minuta opozitës në 30 ditë. Pabarazi ekstreme!
Skandal! Shpallja ‘non-grata’ e gazetarit dhe ish-luftëtarit të UÇK-së Valon Bele pse kritikoi Edi Ramën është atentat ndaj fjalës së lirë. Ndërkohë, puthadorë si Buxhala dhe Stanishiqi zbatojnë porositë e Vuçiçit në studiot shqiptare hapur, në mbrojtje të Edi Ramës
Shteti dhe krimi në Shqipëri janë bërë një! Edhe pse prej muajsh në kërkim, Ermal Beqiri, prestanome kryesor i familjes Rama në AKSHI vazhdon të marrë miliona euro nga Ministria e Financave. Kjo me urdhër të Edi Ramës. Drejtësia hesht, milionat e krimit pastrohen hapur!
Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë provon se si mafia e regjimit Rama-AKSHI kërcënon sigurinë e rajonit dhe Europës. Mbrojtje politike për Agasin dhe Beqirin që blinin avionë privatë dhe vidhnin 200 milionë euro, ndërsa urdhër-arrestet fshiheshin! Rama duhet të mbajë përgjegjësi
Përmes një skeme offshore me kompaninë "GLG Investment" dhe një tokë në Kepin e Rodonit të blerë 320 mijë euro e të rivlerësuar 26 milionë euro për 60 ditë, u sigurua licenca e kazinosë për "Space+"…
Akuzat e eurodeputetit Zdeçovski për transport illegal parash nga Edi Rama kërkojnë hetim ndërkombëtar pa asnjë vonesë. PD do të rikthejë kërkesën për Komision Hetimor Parlamentar për fluturimet dhe valixhet diplomatike.
Skandal i paprecedent! Eurodeputeti Tomas Zdeçovski denoncon Edi Ramën për përdorimin e familjarëve dhe valixheve diplomatike për të transportuar jashtë shtetit para të grabitura! Mediat e kontrolluara nga regjimi po fshehin akuzën më të rëndë të bërë nga BE për Edi Ramën.