Programi BAZË: Politika afirmative, barazi shoqërore
Qytetarit të Kosovës nuk duhet të trajtohet më si subjekt juridik që regjistrohet në librin e amzës, e as si numër statistikor në tabela Excel-i. Qytetarit të Kosovës i nevojitet një Bazë.
https://t.co/aKRUio93U4
5 Marsi, epopeja e UÇK-së. Tash 24 vjet liria fliste guxim e sakrificë. Një kohë u ndal për të nisur një tjetër. Vullneti ndërpreu llogaritë; liria është jetë, ajo matet me jetën; Jehona e luftës, sipas ligjeve të historisë. UÇK nga dhjetëra numëronte dhjetëra mijëra.
Lavdi!
ZRrE sot ka vendosur për ta shtrenjtuar çmimin e energjisë elektrike. Nga mbledhja e ZRrE kuptuam se kemi rritje të çmimit prej 100%. Nuk kanë lënë gur pa lëvizur për ta shpërndarë barrën gjithandej. Vetëm një konstante mbetet pas secilës llogari: fitimi për KESCO.
Të shtunën mbrëma, në një mbledhje të parregullt dhe pa asnjë shpjegim, buxheti për kompaninë KESCO u rrit nga 75 në 90 milionë. Ende pa vendim të ZRrE-së për çmimin dhe pa asnjë zhvillim të ri, 15 milionë u shtuan. Pse?
Sepse Qeveria, KEDS dhe ZRrE janë e njëjta gjë.
Kushdo që mendon se veprimet e qeverisjeve të kaluara janë autorizim për keqqeverisjen sot, do të gabohet. Njerëzit nuk do të presin as nuk do të durojnë.
Veçantia e ahengut është ndërrimi i këngëve sipas dëshirës; ndërrohen edhe fjalët brenda këngëve sipas dëshirës; vallet i përshtaten secilës dajre. Çfarëdo që do kërkojnë dasmorët, sido që e kërkon situata ndërrohet edhe muzika.
...Gjërat po përputhen, këtu siç duket duhet të jetë sallë dasmash. Pronar është Albin Kurti, këngëtar është Besnik Bislimi.
Veprimet e qeverisë përmes favorizimeve përbëjnë diskriminim për të tjerët. Këto veprime duhet demaskuar dhe duhet ndaluar. Gjithçka po vërehet qartë.
PSD uron Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve të fesë islame!
Përkushtimi i devotshëm dhe sakrifica, këto dy karakteristika të muajit të Ramazanit e festës së Kurban Bajramit, janë padyshim vlera universale që hapin rrugën drejt solidaritetit e barazisë.
Aksioni i sotëm është vetëm doza e parë. Ditëve në vijim, ne do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve për një nismë ligjore për të falur mbi 200.000 gjoba, që kanë arritur mbi 10 milionë euro në vlerë, të cilat i janë shpërndarë qytetarëve gjatë pandemisë.
Vaksina për dorëheqjen e Vitisë
Qeveria e Kosovës vazhdon të mos ndërmerrë asnjë hap drejt sigurimit më të madh të vaksinave për qytetarët e Kosovës. Ndërkohë, shëndeti publik po mvaret tërësisht mbi donacionet gjeneroze të të tjerëve teksa vet qëndrojnë stoik në mosveprim.
Kosovës i duhet dialogu, por rruga që ka marrë procesi nuk është ai i marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke. Askush, as opozita as shoqëria civile nuk duhet të bëhen lehtësues të këtij procesi.
S’ka reciprocitet, dialog po, edhe gënjeshtra
Sot kaluan 1 muaj prej formimit të Qeverisë Kurti. Zotimi i afatizuar elektoral skadoi. Reciprocitet s’ka, dialog po, edhe gënjeshtra. Gënjeshtra javësh e muajsh...
Në fakt, po kërkon të mos i kërkojmë llogari. Po kërkon dialog pa mbikëqyrje, pa transparencë.
Të gjithë duhet të jemi syhapur e vigjilent sepse minimum i Asociacionit që kërkon Lajçak është version i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.