📢 Nis falja e detyrimeve vendore!Pas daljes së udhëzimit të Ministrisë së Financave, kemi nisur zbatimin e Ligjit nr.86/2025 mbi faljen dhe lehtësimin e detyrimeve të taksave & tarifave vendore. Dëgjo me kujdes se cilët debitorë përfitojnë & se cilët përjashtohen nga kjo falje.
📌 Rruga e Biznesit
Zona e rrugës së Elbasanit është një nga arteriet më të gjalla të qytetit. Këtu bizneset janë sa tradicionale & inovatore!
E përbashkëta❓️ Pagesa e detyrimeve vendore në kohë.
#taksatvendore#rrugaebiznesit
Si të paguash taksat & tarifat vendore ⁉️
Ndiq episodin e radhës të rubrikës "Na pyet mbi taksat", ku shpjegojmë afat dhe mënyrat e pagesës.
📌 Ruaje videon dhe nxito të paguash detyrimet vendore.
#taksatvendore#napyetmbitaksat
Ols Abazi, producenti i njohur zgjedh të jetë korrekt ndaj qytetit ku jeton duke paguar në kohë detyrimet e tij vendore 🤝
Ndiq mesazhin e tij & mos harro të paguash sot detyrimet vendore 2026 📊
#taksatvendore#taxvip
🔔 Kujtesë
Biznesi juaj ose prona që përdorni për qëllim tregtar ka pësuar ndryshime !? Është momenti të vetëdeklaroni 🗣 pranë taksave & tarifave vendore! Formularin e vetëdeklarimit 📄 e gjeni tashmë në profilin tuaj të e-Albanias.
Shkarko, plotëso, dorëzo 📩
📍 Rruga e Biznesit. Çdo rrugë e Tiranës ka bizneset e saj, historitë & ritmin e vet ❤️ Me rubrikën tonë të re “Rruga e Biznesit”, i japim zë bizneseve lokale në rrugë të ndryshme të kryeqytetit. Dëgjo disa nga mesazhet e tyre! E nisim me zonën e ish-Bllokut!
Një skanim, më shumë lehtësi 📲Në bashkëpunim me Postën Shqiptare, sjellim kodet QR të "Kartës së Taksapaguesit" në disa prej pikave kryesore të tyre 🤝Më tepër informacion & transparencë aty ku taksapaguesit zgjedhin të bëjnë pagesën e taksave vendore.
Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë.
Ju falenderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve.
Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira e që nuk do i harroj kurrë!
Ju dua shumë e ju përqafoj me mall!
Faleminderit nga ❤️!
Një takim i hapur dhe i frytshëm me shoqatat e bizneseve për prezantimin e Kartës së Taksapaguesit 💼🤝Vijojmë me ciklin e takimeve informuese, mbi dokumentin që përcakton të drejtat & detyrimet e çdo taksapaguesi vendor 📉
🤝 Më shumë dialog & shërbime më të afërta për taksapaguesit kryeqytetas! Prezantuam sot "Kartën e Taksapaguesit" me tre nga shoqatat kryesore në vend të kontabilistëve dhe financierëve. 📲 Vizito direkt faqen zyrtare https://t.co/MInvojV4yG
Në sportelet tona fizike, përveç komunikimit direkt me stafin 🗣 gjeni edhe "Kartën e Taksapaguesit". Skano fare thjesht 🤳 kodin QR dhe mëso më shumë mbi të drejtat, detyrimet, por edhe afatet e pagesave 🤝
✨ Çiljeta Xhilaga ka nisur një rrugëtim të ri me biznesin e saj! Ajo na kujton edhe diçka të rëndësishme 👉 që suksesi i një biznesi lidhet edhe me përgjegjësinë qytetare!
📲 Me vetëm disa klikime në portalin e-Albania, gjithçka bëhet më e thjeshtë.
#taksatvendore#viptax
Indriti po përfiton nga shërbimet e reja në e-Albania duke e bërë më të thjeshtë komunikimin e tij me taksat & tarifat vendore 🙌 Edhe pse biznes i vogël, ai është gjithmonë në kohë me pagesën e detyrimeve vjetore!
#taksatvendore#biznesimuajit#digjitalizim#informacion
🗣️ Si njoftohen tashmë taksapaguesit në Tiranë për detyrimet e tyre?
👉 Ndiq videon për të mësuar si funksionon njoftimi elektronik përmes e-Albania dhe pse është e rëndësishme ta kontrolloni rregullisht.
#taksatvendore#njoftimelektronik#informacion#kominikimidigjital
🎙Me këtë video, iu vijmë në ndihmë specialistëve të fushës 📊 duke qartësuar udhëzimin e fundit nr. 13 të Ministrisë së Financave. 📢 Dëgjo & ruaj informacionin! Konsultohu gjithmonë me burimet zyrtare tek https://t.co/MInvojV4yG ose na shkruaj tek [email protected] 📩
Kush tha që pagesa e taksave në kohë nuk të bën “cool” 😉 Andi Murra kërcimtari dhe koreografi i njohur e mendon njësoj👌 Dëgjo mesazhin e tij dhe mos harro të paguash në kohë pasi sot 🗓️ është afati i fundit i këstit të dytë të taksave & tarifave vendore 🙏
Inkurajojmë çdo biznes që detyrimet ligjore i vlerëson në kohë 🌟Certifikata e mirënjohjes, shkon këtë muaj për një nga hotelet në Tiranë 🏨 si shembull i deklarimit në kohë të taksës së fjetjes! Vetëdeklaro në kohë, shmang penalitetet 🙏
Sezoni i verës shënon kulmin e turizmit në Tir❤️në! Bashkë me të, vijnë edhe detyrimet ligjore për taksën e fjetjes ndaj çdo subjekti akomodues 🏨Taksat & Tarifat vendore po kryejnë kontrolle në terren, ndaj deklaroni saktë dhe në kohë 🗣Shmang penalitetet!
Cili është ndryshimi mes kamatëvonesës dhe gjobës ⁉️ Dëgjo shpjegimin ligjor në rubrikën tonë "Na pyet mbi taksat" dhe ruaj videon 🔐 Mos harro të paguash në kohë detyrimet vendore në mënyrë që të evitosh çdo penalitet ✅️