Kurioz është përdorimi i huis clos, në art, për të shënjuar një veprim a ndodhi që zhvillohet në një vend unik a tejet të kufizuar, me një numër personazhesh po aq të kufizuar, dhe në izolim nga bota e jashtme; një lloj shkëputjeje nga realiteti dhe bota e jashtme.
Me vite qarkullon, në gjirizet e chat-eve dhe të forumeve të Internetit ballkanik, një gjoja citat, ku them se “nuk ka asnjë trashëgimi kulturore ilire mes shqiptarëve sot” dhe se “çështja e prejardhjes ilire të shqiptarëve nuk meriton interesin që ka ngjallur tradicionalisht.”
Prej kohësh në Shqipëri ndërveprimi publik mes aktorëve politikë ka ngecur në nivelin e një loje me shumën zero, ku nuk ka partnerë por vetëm kundërshtarë dhe ku bashkëpunimi a kompromisi shihet si koncesion në rastin më të mirë dhe tradhti në rastin më të keq.
Parashikimi që Marsi kish dy satelitë dhe përafrimi – deduktiv – i orbitave të tyre nuk është thjesht një kuriozitet nga historia e astronomisë; por ndihmon për të kuptuar si ka evoluuar metoda shkencore në shekuj.
Ka qenë një kohë kur edhe kampionati botëror i shahut, pa çka se ndiqej nga një grusht të apasionuarish krenarë për hobby-n e tyre të çuditshme, i ngjante një skene teatri, ku dy protagonistët performonin me mendjen e tyre, duke i habitur spektatorët me sakrificat e befasishme.
Për kë vjen nga Europa, metaforat e bejsbollit janë zakonisht të pakuptueshme dhe nuk ndihmojnë për ta qartësuar ligjërimin, përkundrazi. Konfirmojnë se ti, që nuk i kupton dot, nuk je tamam i brendshëm (“amerikan”) në raport me folësin.