Që të na ketë hije festa, le të bëhemi të vyer.
Që të jetojmë mirë, le të ruajmë frytet e sakrificës së atyre që ikën.
Që të mos dështojmë, le të jemi syçelë e të bashkuar.
Qofshi të lumtur, njerëzit e mi!
Qofsh i bekuar, vendi im!
Mos mendoni se pasuria është vetëm brenda kufijve të materiales.
Rehatia shpirtërore, dëlirësia e zemrës, pastërtia e mendjes dhe shëndeti, janë pasuri e paçmim.
“Ai që nuk u shërben njerëzve me pasuri, ushqim apo pije, le t'u shërbejë me një fytyrë të buzëqeshur dhe sjellje të mira”.
Ibrahim ibn Ed'hem
E huazuar.
"O ti që e humbe jetën në kotësi!
Kompenso çdo gjë që ke humbur në Natën e Kadrit sepse është e barabartë me një jetë të tërë."
- Imam Ibn Rexheb el-Hanbeli
Fakti që je rob i Allahut, është krenari e mjaftueshme për ty dhe fakti që Allahu është Zoti yt, të mjafton për t'u mburrur."
Ibn Kajim
#Agjërimtëpranuar