118. E ti thuaj: "O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je Më Mëshiruesi i mëshiruesve!".
[ Mu'minun ] - kaptina e besimtarëve
Ata që nuk e besuan shpalljen e Zotit, nuk do të gjejnë shpëtim. Bamirësit udhëzohen që gjithmonë të kërkojnë mëshirën e Zotit xh'sh
O Musa! Mos u frikëso se pranë meje të dërguarit nuk frikësohen!
Përpos kush (nuk është i dërguar) bën mëkat (ai frikësohet) e që të keqën pastaj e zëvendëson me të mirën, atëherë s'ka dyshim se Unë jam që fali shumë dhe jam mëshirues.
{ Suretu En Neml }
29. Ju jeni që kontaktoni meshkujt, që sulmoni njerëzit në rrugë, që në vendtubimet tuaja bëni punë të ndyta. Përgjegja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: "Nëse e thua të vërtetën, na sill dënimin nga Allahu?"
[ Suretu Al Ankabut ]
94. Zoti im, mos më fut pra mua tek ai popull zullumqar!"
95. Në të vërtetë, Ne kemi fuqi të tregojmë ty atë që u kemi premtuar atyre.
96. Ti të keqen kthe me më të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata.
[ Suretu El MU'MINUN ]
78. Dhe Ai është që ju krijoi të dëgjuarit, të parit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës.
79. Dhe Ai është që ju krijoi ju në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni.
80. Dhe Ai është që jep jetë dhe vdekje dhe vetëm Ai bën ndryshimin e natës e të ditës; si nuk e kupton
56. Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëronie pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.
[ Suretu El Ahzab ]
Allahumme sal-li we selim ala nebyyina Muhammed.
66. Zot i qiejve e i tokës dhe ç'ka mes tyre,
i Plotfuqishmi, Mëkatfalësi.
67. Thuaj: "Ky (Kur'ani) është një kumtesë e madhe!"
68. Të cilës ju ia ktheni shpinën.
[ SURETU SAD ]
56. Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm Allahut, Ai gjykon mes tyre, E sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë kënaqësitë e tyre në xhennete.
[ SURETU EL HAXH ]
55. Ata që nuk besuan janë vazhdimisht në dyshim për të (për Kur'anin), derisa t'u vijë kijameti befas ose t'u vijë dënimi i ditës së pafrytshme.*
[ Suretu El Haxh ]
54. E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur'anin) është e vërtetë prej Zotit tënd dhe kështu t'i besojnë atij (Kur'anit) dhe (zemrat e tyre) të binden ndaj tij. E Allahu patjetër do t'i udhëzojë ata që besuan (përqafuan) rrugën e drejtë.
[ SURETU EL HAXH ]
Për hollësitë e domethënieve të fjalës së Zotit të shprehur në shpallje, Ai na udhëzoi t'u drejtohemi dijetarëve, studiuesve të tyre e na tha: "Nëse nuk dini, pyetni njohësit e shpalljes!" (Nahl: 43)
28. Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimin në një Zot) ndër pasardhësit e vet me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë.
[ Suretu Ez Zuhruf ]