Ky shtet është i grave që lindën, edukuan, arsimuan dhe mbrojtën me trurin e trupin e tyre këtë tokë dhe të ardhmen e saj.
Ky shtet është i vajzave e grave që po e përfaqësojnë Kosovën dhe po e lartësojnë flamurin kudo në botë.
Urime 14 vjet shtet!🇽🇰💙
Shekull pas shekulli e gjeneratë pas gjenerate, gratë shqiptare mbesin krenaria e kësaj toke.
Për gratë që e bënë këtë shtet, për ato që po e lartësojnë këtë flamur dhe për ato që janë imazhi më i mirë i trojeve shqiptare.
Urime 28 Nëntori!♥️🇦🇱
Vajza në fotografi është Vjollca Salihu.
Ajo u dhunua dhe mbeti e paralizuar në luftën e vitit 1999, e ndërroi jetë më 2006.
“Ajo u dhunua dhe u rrah gjatë vitit 1998-1999 dhe u la e paralizuar. Po të kishte vdekur në luftë, Kosova do ta vajtonte”, tha nëna e Vjollcës.
Si vajzë e re, Nurije Zekaj iu bashkua karvanit për Pajtimin e Gjaqeve, simbol dhe referencë e grave të asaj kohe në Kosovë, si dhe ishte aktiviste e çështjes kombëtare.
Më 23 prill të vitit 1990, në një aksident të orkestruar nga UDB-ja jugosllave, ajo humbi jetën.
Uta Ibrahimi shënon edhe një rekord, bëhet alpinistja e parë shqiptare që ngjitet në Annapurna
Utës i shtohet maja e gjashtë nga tentimi i saj për t’i ngjitur 14 majat me lartësi mbi 8000 metra.
Annapurna është një ndër masivet më të rrezikshme në Himalaje.
Momenti kur Nëntoger Iliriana Bunjaku u nderua me Shpatën Ndërkombëtare në cermoninë e diplomimit në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Britani të Madhe.
Shukrija në Lismir do të kthehej në arkivol. Ishte vrarë atë ditë nga policia jugosllave në qendër të Prishtinës. Një këngë do të këndohej shpesh ato ditë: "moj Shukrije Obërtinca, je trimneshë si Shotë Galica".
Faruza Kallaba, pilotja me prejardhje shqiptare që mori pjesë në intervenimin e NATO-s në Kosovë.
Kjo është Faruza Kallaba, shqiptaro-amerikanja e parë që për 78 ditë intervenim pati një rol tejet të rëndësishëm në këtë mision.
Për herë të parë në historinë e Kosovës, në gara të FIS-it, në kategorinë e femrave, Kiana Kryeziu zë vendin e dytë.
Gara u zhvillua në Kolasin, Mali i Zi.
Studentja nga Kosova, Drenusha Krasniqi, pjesë e shoqërisë më të lartë amerikane për arritje shkollore
Si rezultat i arritjeve të larta, Drenusha tashmë është bërë pjesë e shoqërisë “Beta Kappa”, ku vetëm 10% e studentëve universiteteve amerikane përzgjidhen.
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, ka bërë të ditur se nxënësja Era Syla, është pranuar në njërin ndër universitetet më të mira të botës, MIT – Massachusetts Institute of Technology.
Ky shtet është i grave që lindën, edukuan, arsimuan dhe mbrojtën me trurin e trupin e tyre këtë tokë dhe të ardhmen e saj.
Ky shtet është i vajzave e grave që po e përfaqësojnë Kosovën dhe po e lartësojnë flamurin kudo në botë.
Urime 12 vjet shtet!🇽🇰💙