@albanianscout Nuk besoj se Olti Hyseni do të pranonte të përfaqësonte Kosovën nëse zhvillohet në këto ritme, ka prononcuar para 2 vitesh se do të preferonte të përfaqësonte Danimarkën.
Kalimi i Viniciusit tek Arsenal padyshim do të ishte transferimi më i madh i dekadës dhe do të shkaktonte trazira në futbollin europian. Vini është pjesa e vetme që i duhet Arsenalit për t'u kompletuar, por i konvenon edhe Real Madridit, e sidomos Kylian Mbappes...
Augsburg, Bologna e Lens do të ishin ekipet që do t'i përshtateshin Muçit. Ambiciet e ekipeve përputhen me të lojtarit, kostoja për transferimin e tij është e përballueshme dhe statistikat e përshtatja taktike e Muçit do t'i bënte këto skuadra të interesohen për të.
Poashtu, edhe në goditjet që ka, është mjaft preciz, duke pasur një nga goditjet më precize në krahasim me mesfushorët ofanzivë të top 5 ligave evropiane. Ky atribut i tij i mundëson që të luajë edhe si sulmues i dytë prapa 9-shit të ekipit.
Grafi më poshtë tregon se ai krijon më shumë se sa tregohet në numrin e asistimeve. Nëse në të ardhmen "çiftëzohet" me ndonjë sulmues që finalizon rastet më mirë, kreativiteti do të bëhet tjetër pikë e fortë e tij.
Profili i tij krahasuar me mesataren e mesfushorëve ofanzivë në top 5 ligat tregon se është një golashënues i lindur. Sa i përket kreativitetit, driblimeve e anës defanzive, kontribuon mjaft, por jo në nivelin e ndonjë top lojtari evropian.
Muçi është lojtar me potencial të madh, 25 vjeç, por me eksperiencë të konsiderueshme në Poloni e Turqi. Lojtar mjaft versatil, luan mirë me të dy këmbët dhe ka të zhvilluar instiktin për të shënuar gola.
@kosovarfootball Me vjen keq ta them, por eshte totalisht jashte forme. Mungesa e vetbesimit ne aksionet qe ndermerr shihet qarte dhe u pa ne dy miqesore se nuk po arrin te beje ate qe bente te Lille. Nese qendron te Juventusi, do te kete shume probleme me minuta dhe formen fizike e psiqike
@IllyrianFooty Had so much potential, if he makes this move, it's time from him to slowly step out of the national team. Still won't forget the crazy goals he was scoring with Albania.
Dy opsionet më të mira mbeten qëndrimi në Hoffenheim apo transferimi te Leipzig. Këto dy ekipe ofrojnë mundësitë më të mira për Asllanin, që ai të zhvillohet si lojtar dhe të zgjojë interesimin e më shumë klubeve. Personalisht preferoj qëndrimin e tij tek Hoffenheim.
Një nga mangësitë e Fisit është mungesa e përvojës në garat evropiane. Në rast të transferimit tek një skuadër më e madhe, mbingarkesa fizike mund të ndikonte në performancën e tij. Poashtu Hoffenheim kërkon shumë të madhe parash për të, të cilën ekipet hezitojnë ta paguajnë.
Nëse shohim grafikun poshtë, Fisniku edhe pse nuk ka mjaftueshëm raste të mira për shënim, ka një goditje mjaft të saktë. Kjo nënkupton se edhe goditjet nga distanca, Asllani i konverton minimum në raste të rrezikshme.
Nëse shohim profilin e tij si sulmues, statistikat tregojnë se nuk është një 9 tipik, por një sulmues kreativ, i cili ndihmon në krijimin e rasteve dhe ka një "link-up play" të fortë. Poashtu fiton topa përmes presingut të lartë, por nuk furnizohet mjaft me raste për shënim.
Fisniku është një nga sulmuesit më premtues në tregun evropian. I gjatë 1.91 metra dhe luan mirë me të dy këmbët. Por çfarë tregojnë statistikat për Asllanin?
@FootballKosovo Despite the success he has had with the club, he wasn't the best fit tactically, respecting the opponents way too much, based on how he approached the games. Hopefully they sign a coach who takes the best out of the team tactically
Më në fund! Mitaj transferohet te Genoa dhe do të ketë mundësinë të tregojë cilësitë e tij, sidomos ato teknike. Kam besim te ky lojtar, i cili mund të shpërthejë dhe të zgjojë interesimin e klubeve më të mëdha në Evropë. Transferim i qëlluar 🇦🇱👏
Ilir Daja do të mbetet për mua trajneri më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave. Trajner me guxim dhe ide të qarta në lojë. I vetmi njeri i cili meriton të marrë timonin e kombëtares shqiptare në të ardhmen, njeriu ideal për këtë post.