Falë punës së SPAK, politikanët sot mburren me pozitën proceduriale penale që gëzojnë. Kur dalin nga zyrat e prokurorisë me kokën lart shprehen se; u thirra në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes dhe jo si person nën akuzë.
#aleancaantispak
3. Gazmend Bardhi, si kryetar grupi parlamentar, e faktorizoi politikisht edhe në planin institucional.
Dy të parët u paketuan, të presim çfarë fati do të ketë i treti!
Tre persona/institucione, i dhanë frymë e i zgjatën jetën politike Sali Berishës;
1. Ilir Metaj, si president, dekretoi zgjedhjet e 6 marsit duke e konfiguruar elektoralisht.
2. Agron Zhukri, si gjyqtar, nëpërmjet vendimit i dha personalitet juridik.
Kryesia e PD Dega 7 u mblodh për të miratuar kandidaturat për deputet të propozuara nga anëtarësia. Procesi i rikthimit të PD në alternativë qeverisëse është i pandalshëm sepse ka vullnet real për ta bërë atë.
#zgjedhimtëardhmen
Janë bërë si kartelet e mafias, që dalin e kërcënojnë njëri-tjetrin nga frika se po u vjen radha. Fillimisht dilte koka e peshkut të qelbur. Tani del koka e cironkës po aq të qelbur sa peshku. E në fund së bashku me patericat e tyre synojnë t’i bëjnë presion dhe kërcënojnë SPAK-un.
Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët. Prandaj, sot është jetike të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un.
Gazetarët duhet të falenderojnë Bashën sepse po u kujton parimet themelore mbi të cilat funksionon ky profesion. Jo për gjë por në konferencat për shtyp të Berishës e Ramës harrojnë se e vërteta nuk negociohet dhe se ato janë aty si garant i saj.
Ky Molla i bashkisë, që kishte ngrënë dardha prapa krahëve të Erionit, në fakt është çun zotni!
Gjatë periudhës së drejtimit të UKT, kur jepte tendera, nuk të diferenconte nëse ishe kryetar dege i PD apo kryetar njësie i PS, mjafton të bëhej puna!
#ErionVeliaj#drejtimiduhur
Politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar nuk e kanë thjesht betejën me Partinë Demokratike, por, mbi të gjitha, ata e kanë me popullin shqiptar. Jo vetëm që janë në pazar me njëri-tjetrin, por dihet se kur mblidhen bashkë Rama, Berisha dhe Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve.
Këtë radhë janë bërë bashkë në një aleancë të re kundër SPAK-ut dhe kundër Reformës Zgjedhore, sepse vetëm kështu mund të vijojnë me pazaret e vjetra të bëra në kohë të reja. Personalisht nuk impresionohem nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga.
Dhe kur të mbaron rruga, nuk ka mal që të bën derman.
Kryebashkiakët, kur panë deputetët që marrin tendera nga qeveria, pra duke e luftuar sistemin nga brënda, vendosën të shkojnë në takim me Ramën!
Revolucioni vazhdon!
Flet si perëndimor, vepron si lindor.
Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë.
Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cënim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë.
Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete.
Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti.
Vlerësoj thirrjen dhe qëndrimin e OSBE/ODIHR për nevojën e menjëhershme të fillimit të punës për Reformën Zgjedhore.
I bëj thirrje të gjitha palëve të ndalin lojërat politike për interesa vetjake dhe të nisim punën gjithpërfshirëse për t'u dhënë shqiptarëve një Reformë Zgjedhore në përputhje me pritshmëritë dhe aspiratat e tyre.