Kurban Bajrami është një festë që në themel ka solidaritetin me të varfërit, të pamundurit, miqtë dhe familjarët. Gjithë miqve myslimanë ju uroj gëzuar festën!
⚫ Pusho në paqe Zef Deda (1950-2023) 🙏 Humori shqiptar humbet një nga aktorët më të shquar, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Vepra dhe kujtimi i mjeshtrit shkodran të humorit do të mbeten përgjithmonë në zemrat dhe memorien e të gjithë shqiptarëve.
Partitë politike dhe shërbëtorët e tyre duhet t’i mbajnë duart larg sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti. Futbolli shqiptar ka boll halle e probleme pa zgjidhur, por ato kurrsesi nuk mund t’i zgjidhin ata që futbollin e shohin veçse si biznes për të nxjerrë fitime!