PËRDITËSIM I RI për Projektin "PËR NJË FERIZAJ PA UROSEVAC": MBËSHTETJA EDHE NGA ISA OSMANI nga IRDK- Komuniteti i Egjiptianëve në Ferizaj
Të nderuar,
Konform paralajmërimit tim për takim me të gjitha subjektet politike për realizimin e projektit "Për një Ferizaj pa Urosevac", sot me 4.07.2026, pata kënaqësinë të takohem edhe me mikun tim ISA OSMANI, nga IRDK, Komuniteti Egjiptian në Ferizaj, njëherit Këshilltar Politik i Ministrit të MAPL-së.
Falenderoj mikun ISA OSMANI për MBËSHTETJEN që i ka dhënë realizimit të këtij projekti në emër të IRDK-Ferizaj dhe të Komunitetit Egjiptian në Ferizaj, një projekt i rëndësishëm për qytetin tonë dhe për historinë tonë në përgjithësi. Gjithsesi edhe personalisht kudo ku kam qenë, i kam mbështetur komunitetet pakicë në Ferizaj e më gjerë dhe do të vazhdoj t'i mbështes.
Sigurisht se MBËSHTETJA që i vjen këtij projekti PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC' edhe nga KOMUNITETET PAKICË të FERIZAJT, është e rëndësisë së veçantë dhe autentike për të dëshmuar se ky projekt për heqjen nga përdorimi i emrit Urosevac është në interes publik të të gjithë qytetarëve të Ferizajt. Do të takohem edhe me përfaqësues tjerë të komuniteteve.
Me 18 korrik 2026 me fillimin me ceremoninë e nënshkrimit të PETICIONIT PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC' FTOJ të marrin pjesë TË GJITHË PËRFAQËSUESIT e KOMUNITETEVE PAKICË në Ferizaj dhe ish-nën kryetarët komunal për komunitete.
Ky projekt i rëndësishëm siç e kam thënë që nga njoftimi i parë me 4 shtator 2025, i takon që të jetë pjesë sidomos çdo qytetar i Ferizajt. Prandaj presim mbështetjen nga të gjitha shtresat dhe sferat, edhe nga grupe qytetarësh DHE VULLNETARË që duan të ANGAZHOHEN në këtë proces në mënyrë që të mbledhim sa më shumë nënshkrime të Peticionit.
MIRËPRESIM KONTRIBUTIN E GJITHSECILIT!
PËR NJË FERIZAJ PA UROSEVAC
Urime na koftë!
Me respekt,
Bashkim Fazliu Migjeni, iniciator
PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC'
4 korrik 2026
#PërNjëFerizajPaUrosevac #Kosova #Ferizaj #PaUrosevac #projekti #bfm #Migjeni #BashkimFazliu #aktivitete #iniciator #iniciativa #publike #historia #pushtuesiserb #pushtimiserb1912
https://t.co/ec1DKo5BmN
"Gjeje rrugën ose bëje një të re." — Hannibal
(nxjerrë nga libri im "Inovacionet: Rruga e vetme drejt suksesit", Bashkim Fazliu Migjeni, 2015)
3.07.2026
("Find a way, or make a way". - Hannibal)
p.s. Kjo është thënie e njërit nga gjeneralët më të njohur të historisë, kartagjenasi HANIBAL, i cili dridhi Romën kur kaloi me elefantë përmes alpeve, që deri atëherë konsiderohej e pamundur...
https://t.co/uQSs6jLs3A
NJOFTIM: PETICIONI PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC' FILLON ME 18 KORRIK 2026 ORA 12:00
Të nderuar bashkëqytetarë të Ferizajt,
Këto ditë i kemi ditët më intenzive duke u përgatitur për fillimin me PETICIONIN PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC', si fazë e rëndësishme e këtij projekti të realizueshëm dhe të drejtë.
Me ç'rast ju NJOFTOJMË se në një ditë të shënuar të historisë më të re të qytetit tonë, me 18 KORRIK 2026, do të fillojmë zyrtarisht me mbledhjen e nënshkrimeve, ku do të kemi nisjen ceremoniale me praninë e planifikuar dhe të konfirmuar të institucioneve komunale dhe të të gjitha subjekteve politike të Ferizajt shqiptare dhe të pakicave, ku do të hedhin nënshkrimet e tyre publikisht në formë solemne, bashkë edhe me të ftuar të tjerë si: ish-kryetarët e komunës, ish-kryesuesit, deputetët nga Ferizaj dhe asambleistët komunal e të tjerë relevant. Ky projekt që nga fillimi kam thënë se dëshiroj të jetë pjesë e të gjithëve, duke dalur të përbashkuar.
FTOJMË të gjithë qytetarët e Ferizajt që sa më shumë ta nënshkruajnë këtë Peticion historik për qytetin tonë, duke dëshmuar njëzëri vullnetin e lirë që të heqim nga përdorimi zyrtar emrin Urosevac nga Ferizaj përgjithmonë!
Falenderoj edhe njëherë të gjitha subjektet politike shqiptare dhe të komuniteteve pakicë në Ferizaj të cilat i kanë dhënë mbështetje këtij projekti me rëndësi për qytetin tonë dhe të vërtetën, duke treguar unitet të plotë.
Njëherit FTOJ donatorët vullnetmirë që t'na mbështesin edhe në këtë projekt sipas mundlsive që kanë, ashtu siç kanë mbështetur përherë projekte të shumta dhe do të vazhdojnë të mbështesin.
Ftojmë edhe VULLNETARË të cilët duan të kontribuojnë në mbledhjen e nënshkrimeve krahas aktivistëve që do t'na mbështesin në terren edhe nga subjektet politike.
Me 18 korrik 2026 Ferizaj ka festë! Urime na koftë!
PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC'
Me respekt,
Bashkim Fazliu Migjeni, iniciator
PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC'
2.07.2026
#PërNjëFerizajPaUrosevac #Kosova #Ferizaj #PaUrosevac #projekti #bfm #Migjeni #BashkimFazliu #aktivitete #iniciator #iniciativa #publike #historia #pushtuesiserb #ferizaj1912
https://t.co/9qDVz3GEhv
PËRDITËSIM I RI për Projektin "PËR NJË FERIZAJ PA UROSEVAC": MBËSHTETJA EDHE NGA ASLLAN KRYEZIU DHE BESART JASHARI NGA PARTIA SOCIALDEMOKRATE E ASHKALINJËVE
Të nderuar,
Konform paralajmërimit tim për takim me të gjitha subjektet politike për realizimin e projektit "Për një Ferizaj pa Urosevac", sot me 3.07.2026, pata kënaqësinë të takohem edhe me mikun tim ASLLAN KRYEZIU ish-Nënkryetar i Komunës së Ferizajt për Komunitete dhe BESART JASHARI zv.Ministër në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare të Kosovës, që të dy nga Partia Socialdemokrate e Ashkalinjëve, subjekt i cili është i përfaqësuar edhe në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeverinë e Kosovës.
Falenderoj miqtë ASLLAN KRYEZIU dhe BESART JASHARI për MBËSHTETJEN që i kanë dhënë realizimit të këtij projekti në emër të PSA në Ferizaj dhe në nivel qëndror, një projekt i rëndësishëm për qytetin tonë dhe për historinë tonë në përgjithësi.
Për informacionin tuaj, Komuniteti Ashkali përbën komunitetin e dytë më të madh në Ferizaj, përkatësisht nga regj.i v.2024 , me 3.30% të popullsisë apo 3609 anëtarë, ku së bashku me shqiptarët përbëjnë 99.43% të popullsisë së Ferizajt. Personalisht kudo ku kam qenë, e kam mbështetur edhe komunitetin Ashkali dhe të gjitha komunitetet tjera në Ferizaj e më gjerë dhe do të vazhdoj t'i mbështes.
Ndërsa, mbështetja që i vjen këtij projekti PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC' edhe nga komunitetet pakicë të Ferizajt, është e rëndësisë së veçantë dhe autentike për të dëshmuar se ky projekt për heqjen nga përdorimi i emrit Urosevac është në interes publik të të gjithë qytetarëve të Ferizajt. Do të takohem edhe me përfaqësues tjerë të komuniteteve.
Me 18 korrik 2026 me fillimin me ceremoninë e nënshkrimit të PETICIONIT PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC' FTOJ të marrin pjesë TË GJITHË PËRFAQËSUESIT e KOMUNITETEVE PAKICË në Ferizaj dhe ish-nën kryetarët komunal për komunitete.
Ky projekt i rëndësishëm siç e kam thënë që nga njoftimi i parë me 4 shtator 2025, i takon që të jetë pjesë sidomos çdo qytetar i Ferizajt. Prandaj presim mbështetjen nga të gjitha shtresat dhe sferat, edhe nga grupe qytetarësh DHE VULLNETARË që duan të ANGAZHOHEN në këtë proces në mënyrë që të mbledhim sa më shumë nënshkrime të Peticionit.
MIRËPRESIM KONTRIBUTIN E GJITHSECILIT!
PËR NJË FERIZAJ PA UROSEVAC
Urime na koftë!
Me respekt,
Bashkim Fazliu Migjeni, iniciator
PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC'
3 korrik 2026
#PërNjëFerizajPaUrosevac #Kosova #Ferizaj #PaUrosevac #projekti #bfm #Migjeni #BashkimFazliu #aktivitete #iniciator #iniciativa #publike #historia #pushtuesiserb #pushtimiserb1912
https://t.co/8f0S73y3aT
NJOFTIM: PETICIONI PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC' FILLON ME 18 KORRIK 2026 ORA 12:00
Të nderuar bashkëqytetarë të Ferizajt,
Këto ditë i kemi ditët më intenzive duke u përgatitur për fillimin me PETICIONIN PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC', si fazë e rëndësishme e këtij projekti të realizueshëm dhe të drejtë.
Me ç'rast ju NJOFTOJMË se në një ditë të shënuar të historisë më të re të qytetit tonë, me 18 KORRIK 2026, do të fillojmë zyrtarisht me mbledhjen e nënshkrimeve, ku do të kemi nisjen ceremoniale me praninë e planifikuar dhe të konfirmuar të institucioneve komunale dhe të të gjitha subjekteve politike të Ferizajt shqiptare dhe të pakicave, ku do të hedhin nënshkrimet e tyre publikisht në formë solemne, bashkë edhe me të ftuar të tjerë si: ish-kryetarët e komunës, ish-kryesuesit, deputetët nga Ferizaj dhe asambleistët komunal e të tjerë relevant. Ky projekt që nga fillimi kam thënë se dëshiroj të jetë pjesë e të gjithëve, duke dalur të përbashkuar.
FTOJMË të gjithë qytetarët e Ferizajt që sa më shumë ta nënshkruajnë këtë Peticion historik për qytetin tonë, duke dëshmuar njëzëri vullnetin e lirë që të heqim nga përdorimi zyrtar emrin Urosevac nga Ferizaj përgjithmonë!
Falenderoj edhe njëherë të gjitha subjektet politike shqiptare dhe të komuniteteve pakicë në Ferizaj të cilat i kanë dhënë mbështetje këtij projekti me rëndësi për qytetin tonë dhe të vërtetën, duke treguar unitet të plotë.
Njëherit FTOJ donatorët vullnetmirë që t'na mbështesin edhe në këtë projekt sipas mundlsive që kanë, ashtu siç kanë mbështetur përherë projekte të shumta dhe do të vazhdojnë të mbështesin.
Ftojmë edhe VULLNETARË të cilët duan të kontribuojnë në mbledhjen e nënshkrimeve krahas aktivistëve që do t'na mbështesin në terren edhe nga subjektet politike.
Me 18 korrik 2026 Ferizaj ka festë! Urime na koftë!
PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC'
Me respekt,
Bashkim Fazliu Migjeni, iniciator
PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC'
2.07.2026
#PërNjëFerizajPaUrosevac #Kosova #Ferizaj #PaUrosevac #projekti #bfm #Migjeni #BashkimFazliu #aktivitete #iniciator #iniciativa #publike #historia #pushtuesiserb #ferizaj1912
https://t.co/q5zzuUBGCo
PËRDITËSIM I RI për Projektin "PËR NJË FERIZAJ PA UROSEVAC": MBËSHTETJA EDHE NGA NEHAT MUSTAFA -MALI, KRYETAR I DEGËS NISMA-FERIZAJ DHE ANËTAR I KRYESISË
Të nderuar,
Konform paralajmërimit tim për takim me të gjitha subjektet politike për realizimin e projektit "Për një Ferizaj pa Urosevac", sot me 2 KORRIK 2026, në këtë ditë të shënuar të 36-vjetorit të DEKLARATËS KUSHTETUESE TË 2-KORRIKUT, pata kënaqësinë të takohem edhe me mikun dhe bashkëluftëtarin tim të ditëve të hershme të UÇK-së me të cilin dhe me Lulin e Vezirin, jemi nisur së bashku në luftë, NEHAT MUSTAFA - MALI, Kryetarin e Degës së NISMA-s në Ferizaj njëherit anëtar i Kryesisë së NISMA-s, të cilin e kam përmendë rishtazi edhe në videon time "Cingërrima e Lirisë", pjesa e parë, ku ndër tjerash si eprorë të lartë të UÇK-së , së bashku me të dhe Rrapin, kemi realizuar takimin e parë mes marinsave Amerikan dhe UÇK-së realizuar në Postën e Ferizajt me 15 qershor 1999 etjetj...
Falenderoj bashkëluftëtarin dhe historianin NEHAT MUSTAFA -MALI për MBËSHTETJEN që i ka dhënë realizimit të këtij projekti në emër të NISMA-s në Ferizaj, një projekt i rëndësishëm për qytetin tonë dhe për historinë tonë në përgjithësi.
Ky projekt i rëndësishëm siç e kam thënë që nga njoftimi i parë me 4 shtator 2025, i takon që të jetë pjesë sidomos çdo qytetar i Ferizajt. Prandaj presim mbështetjen nga të gjitha shtresat dhe sferat, edhe nga grupe qytetarësh DHE VULLNETARË që duan të ANGAZHOHEN në këtë proces në mënyrë që të mbledhim sa më shumë nënshkrime të Peticionit.
MIRËPRESIM KONTRIBUTIN E GJITHSECILIT!
PËR NJË FERIZAJ PA UROSEVAC
Urime na koftë!
Me respekt,
Bashkim Fazliu Migjeni, iniciator
PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC'
2 korrik 2026
#PërNjëFerizajPaUrosevac #Kosova #Ferizaj #PaUrosevac #projekti #bfm #Migjeni #BashkimFazliu #aktivitete #iniciator #iniciativa #publike #historia #pushtuesiserb #pushtimiserb1912
https://t.co/wwB0xEeVhE
PËRDITËSIM I RI për Projektin "PËR NJË FERIZAJ PA UROSEVAC": MBËSHTETJA EDHE NGA VISAR AZEMI, KRYETAR I DEGËS LDK-FERIZAJ, NJËHERIT EDHE SEKRETAR ORGANIZATIV I LDK-së
Të nderuar,
Konform paralajmërimit tim për takim me të gjitha subjektet politike për realizimin e projektit "Për një Ferizaj pa Urosevac", sot me 2 KORRIK 2026, në këtë ditë të shënuar të 36-vjetorit të DEKLARATËS KUSHTETUESE TË 2-KORRIKUT, pata kënaqësinë të takohem me mikun tim, Kryetarin e Degës së LDK-së në Ferizaj, VISAR AZEMI, njëherit edhe Sekretar Organizativ i LDK-së. Sa për info tuajën, ndonëse tejet të ri, Visari bashkë me kojshiken time Ibadete Mehmeti dhe ish-nxënës të tjerë kanë dhënë kontribut për luftën e UÇK-së si grup i veçantë i Nehat Mustafa-Mali, gjatë kohës sa kemi vepruar që të tre poshtë ( Besniku -Luli, Mali- Nehati dhe unë). Sigurisht se për këtë grup të tij nxënësish më në detaje i din dhe i takon të flasë vetë Nehatit (Malit).
Falenderoj mikun VISAR AZEMI për MBËSHTETJEN që i ka dhënë realizimit të këtij projekti në emër të LDK-së në Ferizaj, një projekt i rëndësishëm për qytetin tonë dhe për historinë tonë në përgjithësi.
Ky projekt i rëndësishëm siç e kam thënë që nga njoftimi i parë me 4 shtator 2025, i takon që të jetë pjesë sidomos çdo qytetar i Ferizajt. Prandaj presim mbështetjen nga të gjitha shtresat dhe sferat, edhe nga grupe qytetarësh DHE VULLNETARË që duan të ANGAZHOHEN në këtë proces në mënyrë që të mbledhim sa më shumë nënshkrime të Peticionit.
MIRËPRESIM KONTRIBUTIN E GJITHSECILIT!
PËR NJË FERIZAJ PA UROSEVAC
Urime na koftë!
Me respekt,
Bashkim Fazliu Migjeni, iniciator
PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC'
2 korrik 2026
#PërNjëFerizajPaUrosevac #Kosova #Ferizaj #PaUrosevac #projekti #bfm #Migjeni #BashkimFazliu #aktivitete #iniciator #iniciativa #publike #historia #pushtuesiserb #pushtimiserb1912
https://t.co/m9017OVL3t
Një statistikë që flet vetë - regjistrimi i popullsisë së Ferizajt në vitin 2024 ku Shqiptarët përbëjnë 96.13% të popullsisë dhe ashkalinjtë si të të dytët me 3.30%, ku së bashku pra janë mbi 99.4%, ndërsa serbët janë të fundit me 23 persona të regjistruar apo 0.02%.
Me respekt,
Bashkim Fazliu Migjeni, iniciator
PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC'
1.07.2026
#PërNjëFerizajPaUrosevac #Kosova #Ferizaj #PaUrosevac #projekti #bfm #Migjeni #BashkimFazliu #aktivitete #iniciator #iniciativa #publike #historia #pushtuesiserb #ferizaj1912
burimi: https://t.co/ZueZbdSFSV
https://t.co/n1n7LXOa8v
PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC'
Kjo është pjesa ku historiani i mirënjohur ferizajas, tashmë i ndjerë, Prof. Dr. Shaban Hashani dokumenton imponimin e emrit Urosevac nga pushtuesi serb pas pushtimit të Ferizajt, ndonëse nuk kemi referencë të qartë për datën 16 janar 1914, ajo që mbetet e rëndësishme për opinionin dhe për historinë e qytetit tonë është fakti i pamohueshëm se emri Urosevac nuk është përdorur kurrë para pushtimit serb dhe ky ndryshim siç e kam potencuar shumë herë, ky ndryshim i emrit pra është bërë me imponim nga pushtuesi serb pas pushtimit të Ferizajt tetor 1912 e tutje (mund të jetë 1913 apo 1914).
Prandaj, ne nuk kemi absolutisht asnjë obligim ta mbajmë këtë emër të pushtuesit serb askund as në dokumentet tona, as në harta, as në tabela e as në shënime tjera relevante zyrtare. Thjesht duhet të hiqet tërësisht nga përdorimi!
Kësisoi, sipas paralajmërimit tim, së shpejti do të fillojmë pra me mbledhjen e nënshkrimeve për t'i dhënë edhe drejtim juridik këtij projekti, për të hequr një padrejtësi historike ndaj qytetit të Ferizajt dhe qytetarëve tanë!
Kur e kam konceptuar vitin e kaluar këtë projekt, e kam konceptuar nga fillimi deri në fund! Prandaj e pata thënë se duhet koordinim dhe bashkëpunim i të gjithëve edhe në nivelin lokal edhe në nivelin qëndror! Një projekt që iu takon të gjithëve dhe është i realizueshëm!
Edhe njëherë falenderoj për mbështetje Kryetarin Agim Aliu dhe të gjitha subjektet politike me të cilat jemi në kontakt Zonjën Fatbardha Zogaj Reka (VV), Alberton Sahiti (AAK), Balton Derguti (NeMundemi), disa me të cilat do të takohem ditëve në vijim si Visar Azemi (LDK), Nehat Mustafa- Mali (NK) dhe takime tjera relevante të nevojshme dhe rëndësishme për Projektin!
Falenderoj qytetarët e Ferizajt për mbështetjen e gjertanishme që i kanë dhënë këtij projekti, një mbështetje e cila besoj fuqishëm se do të përkthehet edhe me mbledhjen e numri të madh të nënshkrimeve për Peticionin Për Një Ferizaj Pa Urosevac, duke i bindur edhe vendimmarrësit edhe vëzhguesit ndërkombëtarë se ky është vullneti i të gjithë qytetarëve të Ferizajt që të kenë NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC' .
p.s. E kam pasur si informacion të tërthortë shkrimin e mikut tim të ndjerë Prof. Dr. Shaban Hashani, porse nuk e kisha librin fizikisht. Me këtë rast më duhej saktë libri dhe faqja për referencë. Falenderoj miken time Teuta Demiri dhe kolegen e saj nga Biblioteka e Ferizajt për sigurimin e librit. Ka edhe burime tjera edhe serbe bilez, të cilat vetë e pohojnë këtë fakt të ndryshimit të emrit gjatë kësaj kohe.
FALENDERIM I VEÇANTË shkon POSTMORTUM pra edhe për mikun tim dhe respekt për punën e tij të madhe dhe kontributin kombëtar, Prof. Dr. SHABAN HASHANI. (burimi i kësaj faqe "Ferizaj dhe rrethina, 1873-1941", Prof. Dr. Shaban Hashani, botuar v. 1998)
Me respekt,
Bashkim Fazliu Migjeni, iniciator
PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC'
24.06.2026
#PërNjëFerizajPaUrosevac #Kosova #Ferizaj #PaUrosevac #projekti #bfm #Migjeni #BashkimFazliu #aktivitete #iniciator #iniciativa #publike #historia #pushtuesiserb #ferizaj1912
https://t.co/XpxRNpue3Y
“We should take Elon’s $1 trillion and use it to solve world hunger!”
👉 Except Africa’s already received $2.6 trillion in foreign aid since 1960.
“What if we use it to fix the education system?”
👉 The U.S. already spends $1.3 trillion a year on it.
“Let’s end poverty then!”
👉 America’s already spent over $22 trillion fighting poverty.
Not to mention… it’s theft. Brilliant video, @marktilbury.
Writer: Michael
PËRDITËSIM I RI për Projektin "PËR NJË FERIZAJ PA UROSEVAC": MBËSHTETJA EDHE NGA KRYETARËT ALBERTON SAHITI AAK-FERIZAJ DHE BALTON DERGUTI - NE MUNDEMI
Të nderuar,
Konform paralajmërimit tim për takim me të gjitha subjektet politike për realizimin e projektit "Për një Ferizaj pa Urosevac", sot me 23 qershor 2026 pata kënaqësinë të takohem me miqtë e mi, gjegjësisht ALBERTON SAHITI - Kryetar i AAK - Dega në Ferizaj njëherit edhe Drejtor i Shërbimeve Publike në Ferizaj dhe BALTON DERGUTI - Kryetar i Iniciativës Qytetare "NE MUNDEMI", Ferizaj, njëherit edhe Drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj.
Falenderoj Kryetarët ALBERTON SAHITI dhe BALTON DERGUTI për MBËSHTETJEN që i kanë dhënë realizimit të këtij projekti, një projekt i rëndësishëm për qytetin tonë dhe për historinë tonë në përgjithësi.
Ky projekt i rëndësishëm siç e kam thënë që nga njoftimi i parë me 4 shtator 2025, i takon që të jetë pjesë sidomos çdo qytetar i Ferizajt.
Prandaj presim mbështetjen nga të gjitha shtresat dhe sferat, edhe nga grupe qytetarësh DHE VULLNETARË që duan të ANGAZHOHEN në këtë proces në mënyrë që të mbledhim sa më shumë nënshkrime të Peticionit.
MIRËPRESIM KONTRIBUTIN E GJITHSECILIT!
Pas përfundimit të takimeve të paralajmëruara, do t'ju njoftoj me kohë edhe kur fillojmë me PETICIONIN PËR HEQJEN E EMRIT UROSEVAC NGA FERIZAJ, për të cilin, besoj do të fillojmë dikund gjatë Korrikut 2026.
Pra, PËR NJË FERIZAJ PA UROSEVAC.
Urime na koftë!
Me respekt,
Bashkim Fazliu Migjeni, iniciator
PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC'
23.06.2026
#PërNjëFerizajPaUrosevac #Kosova #Ferizaj #PaUrosevac #projekti #bfm #Migjeni #BashkimFazliu #aktivitete #iniciator #iniciativa #publike #historia #pushtuesiserb #pushtimiserb1912
https://t.co/ZFwNTvMUbY
PËRDITËSIM I RI për Projektin "PËR NJË FERIZAJ PA UROSEVAC": MBËSHTETJA EDHE NGA KRYETARJA E QENDRËS SË VV-FERIZAJ, Zonja FATBARDHA ZOGAJ REKA
Të nderuar,
Konform paralajmërimit tim për takim me të gjitha subjektet politike për realizimin e projektit "Për një Ferizaj pa Urosevac", sot me 22 qershor 2026 pata kënaqësinë të takohem me miken time, Kryetaren e qendrës së VV-së Ferizaj, zonjën FATBARDHA ZOGAJ REKA, njëherit bija e veprimtares së njohur të çështjes kombëtare NAZIRE KRAJA.
Falenderoj zonjën FATBARDHA Z. REKA për MBËSHTETJEN që i ka dhënë realizimit të këtij projekti në emër të VV-së në Ferizaj, një projekt i rëndësishëm për qytetin tonë dhe për historinë tonë në përgjithësi.
Ky projekt i rëndësishëm siç e kam thënë që nga njoftimi i parë me 4 shtator 2025, i takon që të jetë pjesë sidomos çdo qytetar i Ferizajt. Prandaj presim mbështetjen nga të gjitha shtresat dhe sferat, edhe nga grupe qytetarësh DHE VULLNETARË që duan të ANGAZHOHEN në këtë proces në mënyrë që të mbledhim sa më shumë në shkrime të Peticionit.
MIRËPRESIM KONTRIBUTIN E GJITHSECILIT!
Pas përfundimit të takimeve të paralajmëruara, do t'ju njoftoj me kohë edhe kur fillojmë me PETICIONIN PËR HEQJEN E EMRIT UROSEVAC NGA FERIZAJ, për të cilin, besoj do të fillojmë dikund gjatë Korrikut 2026.
Pra, PËR NJË FERIZAJ PA UROSEVAC.
Urime na koftë!
Me respekt,
Bashkim Fazliu Migjeni, iniciator
PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC'
22.06.2026
#PërNjëFerizajPaUrosevac #Kosova #Ferizaj #PaUrosevac #projekti #bfm #Migjeni #BashkimFazliu #aktivitete #iniciator #iniciativa #publike #historia #pushtuesiserb #pushtimiserb1912
https://t.co/l0vEmGLTVK
Me 4 shtator 2025, përmes kësaj videoje, pata njoftuar për idenë time të kahershme për projekt propozimin tashmë të njohur nga të shumtë: PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC'.
Ndërsa dje me 19 qershor 2026, në 28 vjetorin e Nisjes time në luftë, fillova me takimet zyrtare për jetësimin e këtij Projekti me interes për qytetin tonë, Kosovën dhe historinë tonë, ku fillimisht takova të parin e qytetit tonë, mikun tim, Kryetarin Agim Aliu .
Ditëve në vazhdim do të takohem (dhe do t'i publikoj njejtë) edhe me subjektet politike, miq e mikesha të mi të nderuar, dhe shtresa tjera relevante të shoqërisë, në mënyrë që ky projekt të jetë i të gjithëve, ashtu siç e meriton qyteti ynë, ku të bashkuar do të arrijmë ta realizojmë këtë padrejtësi të madhe historike që i bëhet qytetit tonë, duke e mbajtur pa kurfarë baze historike një emër të pushtuesit serb, emrin Urosevac. Prandaj, me mbështetjen e të gjithë qytetarëve, do ta realizojmë heqjen nga përdorimi i emrit Urosevac nga Ferizaj njëherë e përgjithmonë! Falenderoj edhe mikun tim Rufki Suma për mbështetjen, i cili do të vazhdojë t'na mbështesë në këtë projekt, duke pasur edhe përvojën paraprake me Hanin e Elezit.
Ky njëherit do të jetë fokusi im deri në realizimin e tij, ashtu siç kam realizuar me mbështetjen tuaj edhe projekte tjera të rëndësishme publike!
Ju falenderoj të gjithëve paraprakisht!
Me respekt,
Bashkim Fazliu Migjeni, iniciator
PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC'
20 qershor 2026
#PërNjëFerizajPaUrosevac #Kosova #Ferizaj #PaUrosevac #projekti #bfm #Migjeni #BashkimFazliu #aktivitete #iniciator #iniciativa #publike #historia #pushtuesiserb #ferizaj1912
#TikTok https://t.co/q6vMqH3YfE
NJOFTIM I RI PËR PROJEKTIN: "PËR NJË FERIZAJ PA UROSEVAC" - MBËSHTETJA EDHE NGA KRYETARI I FERIZAJT, z.AGIM ALIU
Të nderuar,
Konform paralajmërimit tim, sot me 19 qershor 2026, kam nisur me takimet për realizimin e projektit "Për një Ferizaj pa Urosevac", ku pata nderin dhe kënaqësinë të nis takimet duke e takuar fillimisht të parin e qytetit të Ferizajt, Kryetarin e Komunës së Ferizajt z. AGIM ALIU.
Falenderoj Kryetarin Agim Aliu për mikpritjen dhe për MBËSHTETJEN e parezervë që i ka dhënë realizimit të këtij projekti të rëndësishëm për qytetin tonë dhe për historinë tonë në përgjithësi.
Ditëve në vazhdim sipas paralajmërimit do t'i takoj të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend të Ferizajt, pasi ky projekt meriton të ketë mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Ferizajt pa dallime politike dhe mbështetjen e institucioneve qëndrore, duke qenë një projekt interdisciplinar.
Pas përfundimit të takimeve të paralajmëruara, do t'ju njoftoj me kohë edhe kur fillojmë me PETICIONIN PËR HEQJEN E EMRIT UROSEVAC NGA FERIZAJ, për të cilin, besoj do të fillojmë dikund kah pjesa e parë e Korrikut 2026.
Ky projekt i rëndësishëm siç e kam thënë që nga njoftimi i parë me 4 shtator 2025, i takon të jetë pjesë sidomos çdo qytetar i Ferizajt. Prandaj presim mbështetjen nga të gjitha shtresat dhe sferat, edhe nga grupe qytetarësh dhe vullnetarë që duan të angazhohen në këtë proces. Mirëpresim kontributin e gjithsecilit!
E përsëris se ne nuk kemi absolutisht asnjë obligim të mbajmë një emër që simbolizon pushtuesin serb, një emër pra i imponuar nga pushtuesi serb pas pushtimit të Ferizajt dhe Kosovës pas vitit 1912.
Siç e kam përmendur, ne e kemi bërë këtë betejë emrash qysh menjëherë pas luftës në vitin 1999 ku në takime me ndërkombëtarët kemi insistuar të jetë vetëm emri Ferizaj, ndërsa ata insistonin ta mbanin emrin Urosevac siç e kishin në harta (fatkeqësisht ende është kështu edhe në harta online me ndikimin serb), për të cilën nuk jemi pajtuar asnjëherë, porse mundësitë i kemi pasur tejet të pakëta. Në ato mundësi që kemi pasur që në takimet e mia të Këshillit të Sigurisë së qytetit me ndërkombëtarët, e më tej edhe nga administrata komunale, ne kemi arritur ta rikthejmë në përdorim zyrtar emrin Ferizaj nga viti 1999, pasi pushtuesi serb e ka pas zhdukur tërësisht nga përdorimi emrin Ferizaj, duke e lënë vetëm emrin Urosevac. Prandaj më ka mbetur edhe peng personal kjo betejë emrash që nga 1999-a, një peng që tashmë me mbështetjen tuaj do të realizohet. Duke pasur Kosovën e Pavarur, ne mund ta realizojmë këtë të drejtë historike, pasi e përsëris ne nuk kemi absolutisht asnjë obligim të mbajmë emrin e pushtuesit serb Urosevac.
Urime na koftë fillimi!
Pra, PËR NJË FERIZAJ PA UROSEVAC.
Me respekt,
Bashkim Fazliu Migjeni, iniciator
PËR NJË FERIZAJ PA 'UROSEVAC'
19 qershor 2026
#PërNjëFerizajPaUrosevac
#TikTok https://t.co/VfpKHPVRGh
RIPOSTIM: 16.06.1999 - CINGËRRIMA E LIRISË dhe Ferizaj pas luftës... (një ditë do ta bëj një video shpjegim të ngjarjeve të atyre ditëve, duke filluar nga 15 qershor 1999...)
***
Po e risjell në këtë 27 vjetor një video të rrallë...Ka shumë video të luftës ku jam unë, por nuk kam dhe nuk e di ku gjenden ato. Ka video edhe nga fronti kur na pat incizuar Heroina Hyrë Emini - Mira... As atë video nuk e kam! Kushdo që i ka ato video, t'i shpërndajë për të gjithë!
Video reportazh nga televizioni austriak ORF-2 i bërë dikund me 16.06.99 në Postën Ferizaj, menjëherë pas marrjes së këtij institucioni nga sektori i ndërlidhjes (15.06.99). Këtë video e ka siguruar kolegu Ismet Musa, pasi dikush nga bashkatdhetarët tanë e kishte incizuar. Shumë faleminderit! Pos kolegut Ismetit, në video në Postë tek 977-i, shihem unë (Bashkim Fazliu Migjeni), Rrapi (Ekrem Metushi) dhe Fehmi Rahovica, ndjesë pastë.
(Ulur me ne është edhe një serb i cili kishte punuar në PTT i cili ka qenë shumë kooperues duke na ofruar të gjitha shënimet e nevojshme për fillimin e operimit me IT në këtë Postë).
Ky incizim është nga më autentikët dhe unikat në Kosovë, sa i përket PTK-së në Ferizaj (ish-PTT) dhe dëshmon pos tjerash faktin se si serbët gjatë luftës kishin bllokuar të gjitha linjat telefonike të shqiptarëve.
Është një reportazh që ka përfshirë shumë segmente të pasluftës në Ferizaj si Postën - rivendosja e komunikimeve pas bllokimit të plotë nga serbët, shkatërrimi në disa pjesë i qytetit tonë, pastaj spitalin civilo-ushtarak etj. Shihet në këtë video poashtu në spitalin e qytetit, që ishte rrjedhojë e spitalit ushtarak të ZON-ës, Dr. Nehat Baftiu, pastaj specialci Enver Reka e të tjerë.
Kërkoj nga ju miqtë e mi në FB, që ta bëni TAG ose shkruani në koment emrin e ndonjërit që ju njihni në këtë video. Nëse edhe ju keni ndonjë video apo foto, postojeni lirisht këtu ose linkun e tyre.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj!
Me respekt,
Bashkim Fazliu Migjeni (bfm)
16.06.2014 - postuar për herë të parë para 12viteve në Facebook. Sot po e postoj edhe në TikTok, 16.06.2026
Check out bashkimfazliu.migjeni's video! #TikTok https://t.co/6aTs4TMd7f
Steven Spielberg says he is Best Alien's Agent or Best Alien's Representative
Just ono more thing, when we ask how do Alien look alike, why can't we just admit, that we are look alike them, we are made by their image ;)
#DisclosureDay#Spielberg#Alien#Agent#Believe