📍 Bashkë me Oltin në terren për të ndjekur nga afër punimet në rrugën “Butrinti” (aksi Turizëm – Kanali i Çukës)
Një investim jetik për lehtësimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore në një nga zonat më të frekuentuara të Sarandës. 👷♂️🚜
Në fokus ishin prioritetet buxhetore për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, si dhe mbështetja financiare për përmbushjen e misionit të këtyre institucioneve.
🇦🇱🏛️Kuvend- Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, diskutuam në parim projektbuxhetin e vitit 2027 për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH).
Siguria e qytetarëve, forcimi i institucioneve dhe mbështetja për strukturat e rendit e të mbrojtjes mbeten në qendër të punës sonë. Angazhimi ynë është për institucione më të forta, shërbime më të mira dhe një vend më të sigurt.
🇦🇱 🏛️Kuvend- Sot në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, nisëm shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2027”, me prezantimin e tij dhe diskutimin e prioriteteve kryesore.
Komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët dhe përcjellja e nevojave të tyre na ndihmojnë të përcaktojmë më mirë prioritetet dhe të koordinojmë punën për zgjidhjen e problematikave konkrete.
📍Vlorë- Me Kryetaren dhe kryetarët e rajoneve të qytetit, diskutuam sot problematikat dhe shqetësimet që qytetarët përcjellin çdo ditë, si edhe çështjet që kërkojnë më shumë vëmendje dhe ndërhyrje.
Përtej kësaj, Kuvendi duhet të mbetet hapësira e debatit me argumente, e përgjegjësisë dhe e vendimmarrjes në interes të qytetarëve, jo skenë e bllokimit dhe zhurmës politike.
E enjtja parlamentare nisi me Konferencën e Kryetarëve, ku u prezantua projektbuxheti i vitit 2027, një dokument me rëndësi për përcaktimin e prioriteteve të zhvillimit të vendit, investimeve publike dhe mbështetjes për qytetarët.
Vijoi më pas me seancën plenare, e cila u bllokua për fat të keq nga opozita, që zgjodhi edhe kësaj radhe të fliste me gjuhën e kaosit dhe flakadanëve.
Çdo takim është një mundësi për të reflektuar, për t’u organizuar më mirë dhe për të qenë më pranë qytetarëve, me vëmendje ndaj kërkesave të tyre dhe angazhim për t’i kthyer ato në punë konkrete🤝
Me strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë, për të ndarë përgjegjësitë, për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe për të koordinuar punën tonë në terren.
Sy më sy e me zemër të hapur, për të kuptuar më mirë çdo shqetësim dhe për të ndërtuar së bashku zgjidhje konkrete, që përmirësojnë jetën e përditshme të banorëve, nxisin potencialin turistik dhe krijojnë më shumë mundësi për zhvillimin ekonomik.
#BESA🇦🇱🦅🇪🇺
#PraniaBesnike🌹
Në një takim me banorë dhe kryepleq të Kaninës, për të folur nga afër mbi nevojat e komunitetit, punët e kryera dhe projektet që do të vijojnë për këtë zonë të bukur që njihet si ballkoni i Vlorës.
Motra e djalit nga Elbasani paska postuar tekstin bashkëngjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t’i rikthehem kësaj teme për këdo që e lexon, shpërndan apo publikon postimin e saj.
Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë “persona” po e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër! Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit.
Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar🇦🇱❤️🦅
Të shkuara edhe njëherë🙏
Reflektimi na ndihmon të vlerësojmë atë që kemi arritur, të kuptojmë çfarë duhet përmirësuar dhe të ecim përpara me më shumë përgjegjësi, përkushtim dhe besim te puna jonë e përbashkët🤝
#BESA🇦🇱🦅🇪🇺
#PraniaBesnike🌹
#PasqyrAlbania🏃🏻♂️➡️📲💻
Dhuna nuk është argument dhe as alibi për vandalizmin. Qyteti nuk është pronë e askujt që ta marrë peng, institucionet nuk janë shënjestra për t’u sulmuar dhe prona publike e private nuk është plaçkë për t’u shkatërruar.
Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë tension. Duhet të ecim përpara dhe të shfrytëzojmë këtë moment kur jemi kaq pranë kapërcimit të pragut të BE-së. 🇦🇱🇪🇺
Dhuna që pamë në rrugët e Tiranës nuk mund të shihet e shkëputur nga sjellja e opozitës as sot në Kuvend. Duke penguar zhvillimin normal të seancës, ajo zgjodhi sërish bllokimin në vend të debatit dhe kaosin në vend të dialogut.