Kuptimi i përqendrimi të zemrës është: Të jetë zemra e mbushur me dashuri për Allahun, dashuri për adhurim ndaj Tij, dhe urrejtja e të bërit gjynah ndaj Tij.
(Xhami elulum we elhukum.144)
Ibn Tejmijje, ka thënë:
“Me të vërtetë salavatet për të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem...
Para lutjes
Në mes të saj
Dhe në fund të saj
Janë prej shkaqeve më të forta për pranimin e të gjitha lutjeve.”
Çudi me disa
Shohin foto me emrin Allah,shpërndaje se do të ndodhë diçka e mirë.
Gjejnë foto me Kur'an,shpërndaje se do të ndodhë diçka e mirë.
I themi:Jepi përparësi Allahut në zemrën tënde,lexo fjalën e Tij,mbaje lidhjen me Të duke falur namaz,gjithë jetën ka me të ndodhë mirë!
-“Televizorin e konsideroj mjaft edukativ. Sa herë që ndizet televizori, shkoj në dhomën tjetër dhe nis të lexoj një libër.” (Groucho Marx)
-“A e dini ç’do të thotë të mos kesh bibliotekë? Të mos kesh as të kaluar, as të ardhme.” (Ray Bradbury)
Kur i sheh njerëzit duke u nisur për Qabe të kaplon një nostalgji për atë vend, të kujtohen përjetimet kur ti ke qenë atje dhe nuk ke si mos të thuash:
Zoti ynë, lehtëso dhe prano!
Mos mendo se urrejtja të bën më të fortë,
se xhelozia të bën më të mençur,
e vrazhdësia më të respektueshëm.
Kurrsesi...
Dije se vetëm shpirtrat e mëdhenj janë të butë, falës e tolerantë,
sepse ata vazhdimisht "përbijnë" marrëzitë dhe gabimet e të tjerëve.
Kanë thënë të urtët se:
Heshtja në çastet e pikëllimit, është durim;
... në çastet e hidhërimit, forcë;
... në çastet e ngadhënjimit, vetëbesim;
... kur të tjerët të nënçmojnë, është lartësim; kurse
Heshtja kur dikush të këshillon, është edukatë.
Dështimi më i madh: të jet Xhenneti i gjerë sa qiejt e toka e mos të ketë vend për ty në të !!!
"Dhe nxitoni në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për në një Xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit"
(Ali-Imran :133)
يحشر المرء مع من يحب
عن أنس رضي الله عنه أن رجلاً قال : يا رسول الله ، متى الساعة ؟ فقال ﷺ : وماذا أعددتَ للساعة ؟ قال : لا شيء ، إلا أني أحب الله ورسوله ، قال ﷺ : فإنك مع من أحببت . #رواه_البخاري
Të bësh një vepër të mirë, përveç përfitimeve personale, llogarit edhe motivimn e tjetrit për të bërë të njejtën dhe dhënien shpresë se ende ka njerëz të mirë.
Shikimi i haramit është më i shpejtë në vdekjen e zemrës, se sa dëgjimi i haramit, e kush shikon haram është sikurse t'i ketë drejtuar zemrën shigjetës së shejtanit, thuhet : Shikimi (i haramit) është shigjetë e helmuar nga shigjetat e iblisit
Njeriu i virtytshëm kurrë nuk pendohet pse i ka ndihmuar dikujt, por lëndohet kur e sheh se ndihma dhe dhurata e tij, ka shkuar në duart e atij që nuk e meriton
Mos lejo dynjanë të ndikoj në familjen tënde e të kalosh shumicën e kohës jashtë shtëpisë, mos u bëj prej atyre që fëmijët nuk e shohin prindin vetëm se në sofër, apo në shtrat të gjumit
Ka thënë El Esmai: Kam dëgjuar një beduin duke thënë :
O Allah nëse risku im është në qiell zbrite atë, nëse është në tokë nxjerre, nëse është larg afroje, nëse është afër lehtësoje, nëse është pak shtoje, nëse është shumë më jep begati në të
Provo te flasesh me njerzit sic falesh? A do te mund tju flisje njerzve kaq shpejt; ne namaz po i flet Zotit, a keshtu ju flitet mbreterve?!
Falu qete!
Medito ne ate qe thua!
#namazi i #pranuar
Çfarë të ka shtyrë të veprosh kështu?
I tha :A https://t.co/wg0KQKDrUY dëgjuar fjalën e Allahut:
", e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është te All-llahu".
Në një natë Hasan el Basriu ishte duke u lutur "o Zot fale atë që më ka bërë dëm"
Dhe i tha atij një njeri:O Ebi Seid, të kam dëgjuar duke u lutur për atë që të ka bërë dëm ,derisa kam shpresur sikur të isha unë ai që të ka bërë dëm.