Sot, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u zhvillua ceremonia e transaksionit të parë SEPA për Shqipërinë, nën kujdesin e Guvernatorit z. Gent Sejko, me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, SH.T.Z. Silvio Gonzato, përfaqësuesve të bankave tregtare dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Ky moment shënon hyrjen operacionale të Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), një hap i rëndësishëm që e vendos vendin tonë në të njëjtin sistem pagesash me Evropën.
Prej sot, një pagesë nga Tirana në Romë kushton e përpunohet si një pagesë brenda vendit: me tarifa të ulëta, shpejtësi të lartë dhe siguri të rritur.
Kjo arritje është rezultat i bashkëpunimit shumëvjeçar ndërmjet Bankës së Shqipërisë, bankave tregtare, Ministrisë së Financave, Komisionit Evropian, Këshillit Evropian të Pagesave dhe Bankës Botërore, që e bënë të mundur modernizimin e plotë të sistemeve kombëtare të pagesave.
Shqipëria është tashmë pjesë e tregut unik evropian të pagesave, me përfitime konkrete për qytetarët, bizneset dhe ekonominë kombëtare.
Shqipëria në S€PA: Pagesa më të lira, më të shpejta, më të sigurta!
💶🇦🇱 7 tetor 2025 — Transaksioni i parë SEPA në euro!
Jo thjesht një zhvillim teknik, por gur themeli drejt integrimit financiar evropian.
Falë punës së përbashkët të Bankës së Shqipërisë dhe sektorit bankar, të 11 bankat janë gati për shërbime më të shpejta, më të lira, më të sigurta. ⚡💸🔒
🔗 Fjala e plotë https://t.co/R1PTmTQx6j
🇪🇺💶 “Qytetarët dhe bizneset në rajon po përjetojnë Bashkimin Evropian në jetën e tyre të përditshme.”
- 𝑼𝒓𝒔𝒖𝒍𝒂 𝒗𝒐𝒏 𝒅𝒆𝒓 𝑳𝒆𝒚𝒆𝒏, 𝑷𝒓𝒆𝒔𝒊𝒅𝒆𝒏𝒕𝒆 𝒆 𝑲𝒐𝒎𝒊𝒔𝒊𝒐𝒏𝒊𝒕 𝑬𝒗𝒓𝒐𝒑𝒊𝒂𝒏
Në fjalën e saj në Forumin e Parë të Investimeve BE - Ballkani Perëndimor, që u zhvillua në Tiranë, Presidentja e Komisionit Evropian përmendi me vlerësim anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA si një shembull konkret të integrimit financiar me Bashkimin Evropian. 🇦🇱🤝🇪🇺
“Që javën e shkuar kompanitë në Shqipëri mund të dërgojnë para në BE dhe të marrin para me kosto tejet të ulëta. Ambasadori më tregoi se më 6 tetor për një transfertë nga Brukseli në Tiranë duhej 3-4 ditë dhe kjo kushtonte 80 €. Më 8 tetor, pas anëtarësimit në SEPA, dërgesa u bë brenda pak minutash dhe pa asnjë kosto.”
💶 “Anëtarësimi në SEPA do t’ju kursejë kompanive tuaja 500 milionë euro në vit. Këto janë para reale në bilancet tuaja.” - theksoi Von der Leyen.
Ky është një tjetër shembull i qartë se modernizimi i pagesave përmes SEPA po jep përfitime të prekshme për qytetarët dhe bizneset shqiptare: më shpejt, më lirë, më sigurt. ⚡💸🔒
Guvernatori Gent Sejko në takim me Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN 🇦🇱🤝🌍
Guvernatori Sejko zhvilloi një takim me Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, z. Riccardo Ercoli duke diskutuar lidhur me zhvillimet më të fundit në ekonominë botërore dhe atë shqiptare. Pavarësisht sfidave, ekonomia shqiptare ka vijuar ecurinë e saj pozitive, me një rritje ekonomike të qëndrueshme 📊dhe inflacion të ulët 💸.
Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN shprehu vlerësimin e tij 👏për reformat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend 📊 dhe stabilitetit të çmimeve✅.
Ata theksuan nevojën dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit midis institucioneve dhe asistencës teknike në të ardhmen.🤝
Takimi u zhvillua në kuadër të Mbledhjeve Vjetore 2025 të FMN-së dhe BB-së 🏛️në Uashington, DC, ku Banka e Shqipërisë përfaqësohet nga delegacioni i kryesuar nga Guvernatori Gent Sejko.
Guvernatori Sejko në një takim me z. Marco Ruiz
Guvernatori Sejko zhvilloi një takim me z. Marco Ruiz, Drejtues i Ekipit të Këshillimit dhe Partneriteteve pranë Departamentit të Menaxhimit të Aseteve dhe Shërbimeve Këshilluese në Bankën Botërore.
Në fokus të diskutimeve ishin projektet e ndryshme për menaxhimin e rezervave, zbatimin e politikës monetare dhe shërbimet e pagesave dhe transfertave. Rezervat valutore në rritje e Bankës së Shqipërisë, një tregues kyç i qëndrueshmërisë financiare të vendit, ofrojnë një garanci të rritur për investitorët e huaj.
Takimi u zhvillua në kuadër të Mbledhjeve Vjetore 2025 të FMN-së dhe BB-së në Uashington, DC, ku Banka e Shqipërisë përfaqësohet nga delegacioni i kryesuar nga Guvernatori Gent Sejko.
“Falë politikës së kujdesshme monetare dhe angazhimit të qëndrueshëm të Bankës së Shqipërisë, vendi ka ndërtuar një sektor bankar të shëndetshëm, ka garantuar stabilitet financiar dhe po udhëheq transformimin drejt një sistemi modern pagesash elektronike, duke forcuar më tej themelet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.” Guvernatori Gent Sejko
🎥 Video-mesazh nga Guvernatori Gent Sejko nga Mbledhjet e Pranverës FMN-BB 📍
Në fokus të diskutimeve: 🌍 Zhvillimet Globale:
• Rritje e pasigurive nga tensionet tregtare dhe konfliktet
• Ngadalësim i pritshëm i rritjes ekonomike afatshkurtër
• Dezinflacion në vijim, por me ritëm më të ngadaltë
🇦🇱 Zhvillimet në Shqipëri:
• Trajektore pozitive ekonomike 📈
• Rritje prej 3.5% – 4% në vit
• Inflacioni drejt objektivit në 2026
• Tregues makroekonomikë të qëndrueshëm
🏅 Vlerësime të veçanta për Shqipërinë:
• Reforma strukturore të suksesshme nga autoritetet shqiptare dhe në veçanti Banka e Shqipërisë
• Progres në procesin e integrimit evropian
• Anëtarësimi në SEPA dhe hapa konkretë për modernizimin e pagesave
Tre muajt e parë të 2025 kanë qenë pozitivë për AIPS EURO, me rritje të ndjeshme të transfertave. Ky sistem, aktiv që prej 2022, lejon pagesa në euro brenda Shqipërisë në kohë reale, me kosto të ulët dhe efikasitet të lartë.
https://t.co/bfR2W7jxtw
Kreditimi në rritje në 2025 📊📈
Tregjet financiare kanë qenë të qeta gjatë tremujorit të parë të vitit 2025. 📊 Ato vijojnë të karakterizohen nga një nivel i lartë likuiditeti dhe prime të ulëta rreziku, duke shfaqur – në të njëjtën kohë – edhe një qëndrueshmëri më të lartë të kursit të këmbimit 💱.
Për pasojë, kredia për sektorin privat ka vijuar të rritet me ritme të shpejta – prej mesatarisht 16.7% gjatë dy muajve të parë të vitit – 📈 duke shfaqur në të njëjtën kohë një shpërndarje të mirë sektoriale dhe një cilësi të mirë portofoli 📂.
Një zhvillim specifik i dy tremujorëve të fundit ka qenë riaktivizimi i kreditimit në valutë 💶, si pasojë e uljes së normave të interesit në tregjet evropiane 🇪🇺 dhe i rritjes së shpejtë të kredisë akorduar bizneseve për investime 🏭. Kjo e fundit shënoi një rritje mesatare prej 20% gjatë dy muajve të parë të vitit, duke mbështetur rritjen e kapaciteteve prodhuese ⚙️.
Gjithashtu, treguesi i kredive me probleme zbriti në 4%, një minimum i ri historik prej më shumë se një dekade 📉✅.
Përdorimi i instrumenteve elektronike të pagesave 📱💳 vijon të rritet me ritme dyshifrore ⬆️⬆️, duke ndihmuar në reduktimin e përdorimit të cash-it 💵❌ dhe rritjen e formalizimit të ekonomisë 💼✅.
🔹#Pagesatdigjitale për frymë 23 në vitin 2024, nga vetëm 2 në vitin 2015.
🔹 #Përfshirjafinanciare ka arritur në 78%, nga rreth 40% në vitin 2015.
🔹 #Infrastruktura për pranimin e pagesave digjitale 🚀 ka njohur rritje të përshpejtuar.
Instrumente të reja, si portofolet elektronike 📲✨️, po gjejnë përdorim më të gjerë, edhe në zona me akses të kufizuar bankar 🏡🏦.
Sektori Bujqësor 🌾🇦🇱
🔸️Punëson rreth 1/3 e forcës punëtore të vendit👨🌾
🔸️Gjeneron 20% të prodhimit kombëtar 📊
⚠️ Megjithatë, pas 3 dekadash tranzicioni:
📉 Nivel i ulët i produktivitetit dhe të ardhurave
🏡 Të ardhurat mesatare për frymë në zonat rurale janë ~50% e atyre në zonat urbane
#Bujqësia #Ekonomia
"Është rritur pasqyrimi i saktë, në kohë reale, për aktivitetin e Bankës së Shqipërisë! ✨️✨️✨️
Gjatë vitit 2024, media ka bërë një punë të vazhdueshme për pasqyrimin e aktivitetit të Bankës së Shqipërisë. 💼📰
Falë angazhimit të saj, Banka ka komunikuar me sukses politikën monetare dhe politikat e tjera të lidhura me stabilitetin financiar, si dhe ka njoftuar ndryshimet rregullative dhe të rejat më të fundit në fushën e mbikëqyrjes bankare, sistemit të pagesave, edukimit e përfshirjes financiare dhe asaj digjitale financiare. 💡💳🌐
Profesionalizmi i medias ka mundësuar një komunikim efektiv dhe ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, sektorit financiar dhe të stabilitetit makroekonomik të vendit. 🇦🇱
Guvernatori Sejko në pritjen e fundvitit me media
Guvernatori Sejko zhvilloi takimin përmbyllës të vitit me publicistë, analistë, gazetarë të njohur dhe përfaqësues të shtypit të shkruar e medias elektronike në Shqipëri. Ai falënderoi ata për punën e palodhur për të pasqyruar me realizëm, vërtetësi dhe në kohë reale të gjithë aktivitetin e Bankës së Shqipërisë.
Përmes punës së medias, Banka e Shqipërisë ka mundur të komunikojë me publikun vendimmarrjen e saj në fushën e politikës monetare dhe të stabilitetit financiar, të njoftojë ndryshimet rregullative dhe të rejat më të fundit në fushën e mbikëqyrjes bankare, sistemit të pagesave, edukimit e përfshirjes financiare dhe asaj digjitale financiare. Profesionalizmi juaj na ka mundësuar një komunikim efektiv, duke ndihmuar transmetimin e politikave tona në ekonomi, e rrjedhimisht, në ruajtjen e stabilitetin e çmimeve, atij të sektorit financiar dhe të stabilitetit makroekonomik të vendit në përgjithësi.
Fituesit e "Çmimit të Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2024"
Si pjesë e traditës të çdo fundviti, Banka e Shqipërisë shpalli sot 3 fituesit e Çmimit të Guvernatorit për Diplomën më të mirë në fushën e ekonomisë.
1. Çmimi i parë iu dha z. Markeljan Blacëri, student në Universitetin e Studimeve të Padovës (Universit`a degli studi di Padova) për temën “Long-Run Monetary Shadows: Can Policy Shocks Affect the Natural Rate of Unemployment?”.
2. Çmimi i dytë iu dha z. Endri Deda, student në Universitetin e Parisit Dauphine-PSL (Universite Paris Dauphine-PSL) për temën “The Effect of Deep Trade Agreements on FDI flows”.
3. Çmimi i tretë iu dha zj. Eneda Gjoka, studente në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës për temën “Përdorimi i Machine Learning për parashikimin e inflacionit në tendencat ekonomike”.
Ky konkurs organizohet prej 18 vjetësh nga Banka e Shqipërisë dhe i fton studentët shqiptarë kudo në botë të prezantojnë punimet e tyre në fushën e ekonomisë dhe financës. Këtë vit në konkurs morën pjesë 24 studentë të niveleve të ndryshme studimore. Temat e paraqitura trajtonin objektivat dhe politikat tradicionale të bankave qendrore. Njëkohësisht shumë prej tyre ishin fokusuar te çështjet që kanë dominuar aktivitetin e BSH-së gjatë vitit 2024, pa lënë mënjanë problematika që lidhen me ndryshimet klimatike, edukimin dhe përfshirjen financiare të popullatës dhe sistemet e pagesave.
Llogaria bankare në distancë
Në vijim të prirjeve të kahershme në nivel global për përfshirjen e transformimit digjital në industrinë financiare 🌐, edhe kuadri ligjor dhe rregullativ në Republikën e Shqipërisë 🇦🇱 ka lëvizur me shpejtësinë dhe në kohën e duhur në këtë drejtim ⏳. Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë inkurajon bankat 🏦 të jenë sa më të orientuara drejt projekteve inovative 💡, që synojnë ofrimin dhe rritjen e volumit të shërbimeve bankare në distancë 📱, e veçanërisht atyre me impakt të drejtpërdrejtë në lehtësimin e përfshirjes së parë financiare 💳, ose e thënë më thjesht, hapjes së një llogarie bankare në distancë 🖥️.
Investimet në këto iniciativa sjellin përfitime të dyanshme 🤝, si për bankat, ashtu edhe klientët dhe publikun në përgjithësi 👥, në drejtim të uljes së kostove 💰, kursimit të kohës ⏱️ dhe rritjes së kënaqësisë së klientëve 😊, edukimit dhe zhvillimit të konsumatorëve 📈, por edhe optimizimin e proceseve të punës ⚙️.
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit
Sot, në datën 18 dhjetor 2024, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare për tremujorin e katërt.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:
🔸 të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%; ↔️
🔸 të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%; ↔️
🔸të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%. ↔️
Këshilli Mbikëqyrës gjykon se kushtet monetare aktuale janë të përshtatshme për kthimin e inflacionit në objektiv gjatë viti të ardhshëm, dhe ofrojnë një premisë të mirë për respektimin e inflacionit në horizontin afatmesëm.
Fjala e Guvernatorit
https://t.co/m1I4uJhm39
Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.75%.
Pse u mor ky vendim dhe çfarë do të thotë për ekonominë shqiptare?
Banka e Shqipërisë: Përgjegjshmëri, Profesionalizëm dhe Fokus në Stabilitetin Financiar
📊 Banka e Shqipërisë do të vijojë të punojë me përgjegjësi, profesionalizëm e transparencë për përmbushjen e misionit dhe detyrave të saj ligjore. 💼🔒
💡 Politika jonë monetare do të mbetet e fokusuar ekskluzivisht në stabilitetin e çmimeve. 📈
📉 Në përmbushjen e këtij misioni, do të vijojmë të mbështetemi në kuadrin aktual të politikës monetare, i cili ka treguar të jetë eficient dhe i suksesshëm. 🔄✅
💪 Po ashtu, ne do të vijojmë të punojmë për fuqizimin e stabilitetit financiar të vendit, për ruajtjen e besimit të publikut në sektorin bankar, për krijimin e një ambienti të përshtatshëm krediti, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve financiare dhe të instrumenteve të pagesës. 🌍💳📈
#BankaShqipërisë #StabilitetFinanciar #Profesionalizëm #PolitikaMonetare #Transparencë
📊📈 Projeksione pozitive për të ardhmen! 🙌
Banka e Shqipërisë pret një rritje të mëtejshme të aktivitetit ekonomik, si në horizontin afatshkurtër dhe në atë afatmesëm e afatgjatë. 🚀
Rritja ekonomike pritet të jetë në intervalin 3.5% - 4% gjatë vitit aktual, dhe të qëndrojë në linjë me potencialin gjatë viteve të ardhshme. ⏭️
Inflacioni pritet të mbetet i ulët dhe nën kontroll, duke u kthyer pranë objektivit tonë prej 3%🎯 gjatë vitit 2025. 💡✨